Emigracioni fenomen i lindur me njerëzimin

Opinione

Emigracioni fenomen i lindur me njerëzimin

Nga: Prof. Dr. Kadri Bicaj Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:03
Prof. Dr. Kadri Bicaj

Sot, emigracioni është një fenomen shoqëror i botës bashkëkohëse, i cili është i lidhur me zhvillimin e popullsisë dhe në vetvete përmban lëvizje demografike të popullsisë, duke u shpërngulur nga një vend në tjetrin për çfarëdolloj arsye, ekonomike, sociale apo politike. Emigracioni është fenomen i lindur me njerëzimin.

1. Emigracioni largim nga atdheu

Emigracioni, si formë e shpernguljës-largim nga atdheu prej një vendi në një tjetër, bëhet për shkaqe të ndryshme, në radhë të parë ekonomike, politike e shoqërore për shkak të rrethanave të vështira materiale, nga varfëria dhe mjerimi dhe ndikimi i krizave ekonomike që shfaq mungesen e të mirave materiale nga kërcimi i madh dhe i shpejtë i çmimeve, papunësia, ndikimi i luftës dhe kushteve të luftës që përbëjnë një faktor direkt të rrezikshëm ku shumë të rinjë marrin rrugën e kurbetit – migrim në dhe të huaj, largohen nga atdheu përkohësisht a përgjithmonë e që nga kjo nuk është e kursyer viteve të fundit as Republika e Kosovës. Zakonisht emigrojnë personat e papunë, po ashtu edhe punëtorët pak të paguar, të cilët kërkojnë kushte më të mira pune dhe jetë më të mirë në vendet e tjera. Megjithatë, megjat, gardhet e arave dhe livadheve dhe malet nepër vendet e ndryshme kudo që ndokush emigron nuk janë si të vendit tonë. Për këtë arsye procesi i migrimit, sidomos te të rinjtë kosovar në këto tri katërvitet e fundit është i madh dhe shkaktar në paraqitjen e sjelljeve devijante të disa grupe të vogla e të rinjve.

2. Levizjet migruese në relacion Kosovë-Evropë

Kur e themi këtë, mendojmë për levizjet migruese në relacion Kosovë-Evropë dhe ne shtetet e tjera jashtë evrope, ku para disa vitesh sikurse këto dy vitet e fundit nuk ka pasur migrime të medha dhe probleme aq të medha të kriminalitetit të organizuar me veprime të ndryeshme inkriminuese që rendom i shkaktojnë migrimet e të rinjëve nga Kosova në qytete dhe metropole të medha evropiane, ku atje hasin në kushtet bashkëkohore ku veprimet inkriminuese janë të përhapura në një shkallë shumë ma të lartë me pasoja shkatërruese dhe sjellje devijante te të rinjtë. Kur kemi të bëjmë me të rinjtë kosovarë, pjesa më e madhe e atyre më parë ka jetuar në fshat dhe është marrë me bujqësi dhe blegtori. Jeta në fshat është karakterizuar me një mënyrë të ngulitur tradicionale të jetesës dhe me disa norma të caktuara të sjelljeve ndërmjet banorëve të fshatit. Një jetë e tillë kishte një ngulitje tradicionale të jetës me disa norma të caktuara, ku marrëdhëniet jetësore dhe të punës që karakterizoheshin me lidhje të forta dhe koherente farefisnore, miqësore dhe me lidhje të tjera në krahasim me vendet e tjera të Evropës. Në këtë mënyrë mundësia për kryerjen e disa formave kriminale ka qenë shumë e vogël, mbase edhe individët dhe grupet kanë qenë gjithmonë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e mjedisit dhe traditës e cila i ka gjykuar ashpër sjelljet, të cilat kanë qënë në kundërshtim me ato vlera dhe mendimin e rrethit ku jeton.

3. Emigracioni jashtë rrethit familjar

Ndikimi i edukatës familjare në masë të madhe është i ngarkuar me forma tradicionale të sjelljeve dhe botëkuptimeve që kanë të bëjnë me vlerat shoqërore, moralin dhe të drejtën, familjen, norma këto të cilat në botën e jashtme dallojnë shumë. Jashtë rrethit familjar pra, jashtë familjes ku shumë të rinj kanë mjedisin e tyre të përditshëm, ku gjatë kërkimit të shoqërisë së tyre të rinjtë në radhë të parë orientohen në rrethin e afërm dhe familjar, e që në botën e jashtme ai rreth në të shumtën e rasteve mungon. Në qytetet e mëdha ekziston edhe periferia, strofulla ku zgjidhja banesore është nën çdo nivel. Në vendet e tilla banojnë personat e papunë, ose përkohësisht që kanë zënë punë, të ardhurat e të cilëve e mundësojnë një farë gjallërimi, ku më vonë mbretëron dhënia pas pijeve të ndryshme alkoolike dhe substancave të ndryshme narkotike apo drogave dehëse si dhe dhënia pas kriminalitetit në forma të ndryshme. Nga mjediset e tilla të sëmura në aspektin socipatologjik me mjaft vështirësi dalin persona të shëndoshë. Një pjesë e tyre po bëhen persona të sëmurë dhe po përjetojnë trauma afatgjate me sjellje devijante, madje, disa edhe përsona me sjellje delikuente e kriminele. Për ata të rinj, bredhjet, jeta e natës, format e dëfrimit, konsumimi i pijeve narkotike, refuzimi i punës dhe i detyrës, izolimi nga aksionet e ndryshme pozitive, e tërë kjo i shpie në sjelljet negative shoqërore.

e marrëdhënieve nga mjediset e tilla negative për shumë të rinj paraqet një hap shumë të ndërlikuar dhe shpesh sjell dëshpërim, meqë, ata janë të pafuqishëm në emigrim, që i nevojitet familja si krah dhe forcë e madhe apo shoqëria, ku në botën e jashtme ajo mungon. Në këtë mënyrë, mundësia për kryerjen e disa formave kriminale e në veçanti të kriminalitetit të organizuar në forma të ndryshme është e madhe nga të rinjtë të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme.

Në vendet e ndryshme të Evropës, ku jetojnë emigrantët, veprimet e tyre inkriminuese janë më e madhe se në vendin tonë, sepse atje shumë të rinj nuk janë nën mbikëqyerjen dhe kontrollin e mjedisit dhe traditës, e cila i ka gjykuar sjelljet e huaja devijante dhe të gjitha format e kriminalitetit me të cilat kanë qenë në kundërshtim me vlerat më të larta njerëzore. Emigrimet e të rinjve, sot paraqesin probleme shumë-dimensionale hapësinore, demografike, ekonomike, sociale, kriminologjike dhe politike, dhe nxisin edhe një varg faktorësh kriminogjenë të ndërlikuar dhe shpeshherë reciprokisht të kushtëzuar.

4.Emigracioni dhe papunësia

Kohët e fundit për shkak të papunësisë së madhe dhe luftës në Kosovë, shumë të rinj emigruan në vendet e ndryshme evropiane. Në vendet ku ata emigrojnë kanë filluar të paraqiten disa simtoma të caktuara të sjelljeve negative, të cilat janë rezultat i lëvizjeve të hovshme emigruese, si p.sh. rritja e delikuencës së të miturve, kriminaliteti i organizuar me narkotikë dhe ai i trafikut, kriminaliteti ekonomik, vepra penale kundër pasurisë, alkoolizmi, dukuritë e ndryshme socio-patologjike në marrëdhëniet martesore dhe familjare etj. Fatbardhësishtë, kuptohet, këto dukuri nuk kanë përmasa të tilla e as që paraqesin ndonjë specifikë në Kosovë sikurse në vendet e ndryshme evroperëndimore që në kohët e fundit janë me një dinamikë të hovshme nga pasojat e ndryshme ekonomiko-sociale që po ndodhin viteve të fundit. Këto procese emigruese ndikojnë në mënyrë të shumëfishtë në shthurjen e popullatës e në veçanti në shthurjen e familjeve të mëdha, në shthurjen e disa marrëdhënieve dhe lidhjeve familjare, dhe së këndejmi edhe në vetë mënyrën e paraqitjes së familjeve dhe bashkësive familjare dhe të grupeve të ndryshme të të rinjve.

Gjatë qëndrimit të tyre në emigrim shumë të rinj dhe persona të ndryshëm i nënshtrohen ndikimeve dhe rrethanave të ndryshme të dukurive shoqërore, proceseve kulturore dhe institucioneve, që janë funksionalisht në lidhshmëri dhe të cilat shpejt ose më ngadalë ndërrohen, ngase çdo i ri apo person madje edhe delikuent është edhe “prodhim i shoqërisë”. Botëkuptimet e tyre, qëllimet, ndjenjat, prirjet, vetitë e karakterit, sjelljet e tyre qofshin ato delikuente ose jodelikuente mund të kuptohen në mënyre të drejtë po aq sa vërehen nga këndi i kushteve konkrete të jetës shoqërore.

Nga sa u tha më lart mund të konkludojmë se emigracioni është një ndër faktorët që kushtëzhohet nga papunësia (nëna e të gjitha të këqijave), konflikteve kulturore, të ndikimit të elementeve të ndryshme nga jashtë, nxitja e pakënaqësive ndaj shoqërisë, ndikimi i literaturës, shtypit, filmit dhe mjeteve të tjera, kriza banesore, ndikimi negativ i rrethit në të shumtën e rasteve jo të shëndoshë ku jeton, bixhozi, bredhja, lypësia, alkoolizmi e narkomania në botën e jashtme, shumë të rinj mjerisht i shpie dhe i bie në kontakte dhe nën "kthetrat" e udhëheqësve dhe grupeve delikuente me sjellje të rrezikshme kriminale që janë kapadainjë, pijanecë e narkomanë dhe bixhozxhinj të cilët kryejnë vjedhje dhe vepra të ndryshme penale, ku ndikim të madh kanë udhëheqësit e grupeve të ndryshme të kriminelëve profesionalë të strukturuar me sjellje negative. Ata përpiqen që në çdo mënyrë të tërheqin në rrethin e vet ata të rinj, të cilët i gjejnë në mes të rinjve të edukuar jo mirë dhe me moral jostabil. Gjendja e tillë tek ata persona emigrantë, krijon situata të palakmueshme ndër të rinjtë që i godet degradimi dhe shkatërrimi, sidomos ata të rinj që cilësohen si persona të vetëm pa familje që janë me karakter labilë dhe bien në goditje të apatisë dhe dëshpërimit, ku shpeshherë jepen pas alkoolit dhe narkomanisë dhe bëhen paraardhës të krimeve të ndryshme dhe formave të ndryshme të kriminalitetit.

5. Konfliktet kulturore të grupet emigrante dhe përballja e tyre me dy kultura

Të gjithë emigrantët përballën me kulturën eati vendi ku kanë shkuar. Në këtë proces disa elemente kulturore prej nga kanë ardhur ruhen edhe më. Zgjedhin ose të integrohen ose të izolohen në kulturen e atij vendi. Në disa raste tjera ka aso familje më të tërhequra, që i ruajnë traditat, që dhe në ditët e sotme i kanë ruajtur mjaft mirë traditat e të parëve.Kur integrohen, domethënë e kanë pranuar kulturën e atij vendi bashkë me kulturën e tyre, bëhen pjesë e saj, marrin pjesët që duan dhe pëlqejnë, e më pas i realizojnë.

Sa i përket shkeputjes se marredhënive nga mjedise e tilla negative për shumë të rinjë emigrues paraqet një hapë shumë të nderlikuar dhe shpesh sjell deshprim, sepse ata janë të pafuqishëm në atë aspekt i nevojitet familja si krah dhe forcë e madhe apo shoqëria ku në botën e jashtme atyre kjo ju mungon. Shumë të rinj në emigrim, jashtë familjës së tij kanë edhe mjedisin e vet, ku gjatë kerkimit të shoqërisë së tyre, të rinjë në emigrim në radhë të parë orientohen në rrethin e aferm dhe familjës e që në botën e jashme ai rreth në të shumtën e rasteve mungon. Nga mjediset e tilla nderkohë paraqiten sëmundje të ndryshme sociopatologjike dhe me mjaftë veshtirësi dalin persona të shëndosh dhe barrë e madhe për mjekimin dhe sherimin e tyre në vendin ku kanë emigruar. Lidhur me problemet nga emigracioni, normalisht ky fenomen s’prek vetëm individin, por shoqërin dhe familjen, që ka ndarje të papritura, mall midis tyre. Problematikat marrin përmasa më të gjera, tashmë shoqërore, sidomos të fëmijët që shkëputen pa dëshirën e tyre nga një ambient i sigurt tashmë ku janë rritur dhe mësuar me gjyshërit, familjarët dhe shoqërinë dhe ndihen mirë, duke shkuar në një vend ku s’njohin askend dhe gjuhën. Kjo është një nga shfaqjet më të dhimbshme që sjell emigracioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat