Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata

Opinione

Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:48
Muhamet Kelmendi

Republika e Kosovës është një shembull tipik i shtetëve të reja në fushën e sistemit të drejtësisë. Shtetet e tilla kanë probleme me drejtësi, sepse në to lulëzon korrupsioni e krimi, ndërsa masat e luftimit të tyre nuk janë në nivelin adekuate. Këtu lypset ndihmë konkrete nga miqtë e shtetit. Një çështje konkrete është sistemi i drejtësisë me të gjitha mekanizmat e veta organizativ. Këtu kemi dështime të mëdha dhe po vazhdon kjo rrugë e dëmshme dhe tipike për shtetin tonë të ri.

Edhe qeveria aktuale nuk po vepron ende masa shëruese. Po dëgjohen diskutime e diskutime. Nuk kemi masa jurudike konkrete në drejtim të forcimit dhe të profesionalizimit të sistemin të drejtësisë. Ende po mungon ligji mbi VETTING-në. Nuk kemi ende as projektin e Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kosova nuk ka as masa në drejtim të funksionimit të dy organëve kryesore të sistemit, përkatësisht të organëve që janë përgjegjëse për sistemin prokurorial dhe për atë gjyqësor, për KPK dhe për KGJK. Këtu duhet intervenim i ashpër që të kemi prokurori dhe gjyqësor funksional. Ndoshta edhe një riorganizim ri. Pa shërimin e këtyre dy organe nuk shërohet prokuroria dhe i tetë sistemi gjyqësor në Kosovë. Së këndejmi nuk pritet që të kemi ndjekje dhe dënime në kuadër të krimit të organizuar në nivele të larta dhe as luftimin e dukurive korruptive.

Nga pushtetarët e Kosovës po deklarohet para mekanizmave ndërkombëtarët se "shteti është i korruptuar e kriminal". Kjo mënyrë e qasjes së çështjes është tipike antishtetërore. Ashtu nuk luftohet krimi dhe as korrupsioni. Me atë forme luftohet vetëm shteti. Këtej po vërehet në një gjendje shumë të rëndë Republika e Kosovës. Shteti nuk don minstra e qeveri që e shkatërron vetvetën me deklarata të papërgjegjshme për krimin dhe për korrupsion nëpër konferenca e takime.

Shtetit i duhen masa juridike konkrete dhe kursesi deklarime të ashpëra që po e dëmtojnë shtetin shumë. Qeveria kërkohet të veprojë dhe nëpër botë, në takime e konferenca, mos të akuzon shtetin e vetë. Çdo veprim i tillë është luftë kundër vetë shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat