Ramazan Kolgjegja, modeli i specialistit dhe drejtuesit të përkushtuar

Opinione

Ramazan Kolgjegja, modeli i specialistit dhe drejtuesit të përkushtuar

Nga: Gëzim Loka Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:10
Gëzim Loka

Im atë më thoshte: “Bëje çdo hap në jetë në atë mënyrë, që kur të kthesh kokën pas dhe të vështrosh gjurmët e tua të ndihesh mirë dhe të keshë dëshirë që, nëse do të mundje, të ndiqje të njejtën rrugë”. Im atë kishte qenë partizan, pati marrë katër plagë në Luftën e Madhe dhe kishte një përvojë të madhe në jetë dhe unë këtë sintagmë të tij e kam pasur busull në çdo hap që kam hedhë në jetë. Çuditërisht, pak a shumë të njejtën gjë më tha edhe Ramzan Kolgjegja, kur e pyeta se a kishte ndonjë peng, ndonjë gjë që do të donte ta bënte ndryshe në jetën e tij. Ai më tha: “Tani që po hyj në rrëpirat e moshës së tretë, i kthehem me kujtesë çdo hapi të hedhur në jetë dhe po të më jepej mundësia, do të bëja rishtas të njejtën rrugë”.

Jeta për lurianin plot ëndrra dhe pasione Ramazan Kolgjegja ka qenë dhe mbetet gjithnjë një sfidë e hapur, me të cilën është përballur në vazhdimësi, vit pas viti e kohë pas kohe, për t’i dhënë një kuptim shenjave të tij në punë dhe në jetën e përditshme.

Teksa bisedon me Ramazan Kolgjegjën e kupton se koha ka mbetur po aty, para dyzet vitesh, kur ai përveshi mëngët dhe doli në rrugën e një ëndrre të madhe, për t’i shërbyer vendit të tij, si agronom dhe specialist bujqësie, ku me bujqësinë, me mjedisin, me gjelbërimin dhe ekologjinë është e lidhur e gjithë jeta e tij si kuadër dhe intelktual.

Falë asaj përvoje të çmuar që ka fituar në punën e tij si specialist, kryespecialist dhe drejtues, kjo i ka shërbyer më së miri për të ndërtuar një punë efikase me njerëzit dhe me strukturat edhe në detyrat dhe misionet civile, ku gjithashtu ka qenë dhe mbetet një kuadër i sukssshëm dhe misionar në punën e tij të përkushtuar dhe plot zell për t’iu shërbyer të tjerëve.

Ramazan Kolgjegja lindi më Fushë Lurë Dibër më 2 maj 1956, në atë vis mrekullor ku fëshfërijnë drurët melodi hyjnore, ku burojnë ujëra të kulluara alpinë e rrjedhin ujëvara nga lartësitë drithëruese.

Image
Ramazan Kolgjegja

Gjatë viteve 1974-1978 do të vazhdonte studimet e larta në Universitetin Bujqësor Tiranë, të cilin do ta mbaronte me rezultate shumë të mira, për të vijuar më tej rrugëtimin e tij profesional në vendlindje. Emërohet kryetar i degës së prodhimit në kooperatvën bujqësore Lurë, detyrë ku qëndroi nga viti 1978 deri në vitin 1984. Gjatë viteve 1984-1992 do të punojë në pozicione drejtuese, si kryetar i këshillit të bashkuar dhe kryetar i kooperativës bujqësore Lurë, gjerkur ra sistemi kolektivist dhe nisën tëfrynin erëratë tjera në mbarë vendin tonë.

Nga viti i mbrpshtë 1997 deri në vitin 2001 do të punojë si kryespecialist në Ndërmarrjen e Gjelbërimit Tiranë, ndërkohë që ushtronte dhe detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak të bashkisë Tiranë.

Më tej gjatë viteve 2004-2010 do të jetë drejtues zone në Ndërmarrjen e Ujsjellës Kanalizimeve Tiranë.

viti 2010 e në vazhdim është drejtor ekzekutiv i Organizatës Instituti i Studimeve Mjedisore, ku ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të dallueshëm në lidhje me problem ekologjike dhe mjedisore që janë aq të shumta në këtë vend dhe pa zgjidhjen e të cilave nuk mund të ketë një mjedis të shëndetshëm dhe jetë të shëndetshme njerëzore. Inicitivat e tij për ekologjinë dhe mjedisin, në kuadrin e shoqatës që drejton janë për tu përgëzuar dhe pjesë e një projekti që ai e lëviz me intuit dhe përkushtim.

Njerëz si Ramazani, me botë të madhe dhe pasione të mëdha, shokë të mirë dhe specialistë të formuar, ke dëshirë t’i këshë gjithmonë pranë në këto kohë të vështira që po kalon shoqëria shqiptare, kur më shumë se kurrë ndihet nevoja e njerëzve që shohin përtej hundës së tyre dhe i përvishen me zell e përkushtim çdo pune, për të ndërtuar me të gjithë ura bashkëpunimi, mirëkuptimi e harmonie, çfarë është në vetë natyrën e hapur e të çiltër të këtij intelektuali lurian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat