Kryeministri Albin Kurti dhe rrjedha e negociatave Kosovë - Serbi

Opinione

Kryeministri Albin Kurti dhe rrjedha e negociatave Kosovë - Serbi

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:26
Adem Bytyçi

Pas përfundimit të luftës me shtetin serb, kanë vazhduar bisedimët në mes Kosovës dhe Serbisë me ndihmen  e  BE-së, dhe SHBA-së, për arritjën e një Marrëveshje paqësore në mes të kêtyre dy shtetëve.

Rruga e bisedimeve ka kaluar për mes  shumë katrahurave, vështërësive dhe mos marrëveshjeve në mes të dy palëve negocuiuse Kosovës dhe Serbisë.

Herë, herë negociatatë kanë rreshqitë edhe në kundështim me vleratë civilizuese dhe politikën Europiane të bashkëpunimit dhe unitetit në mes popujve, siq ishte mundësia e NDRYSHIMIT të kufinjëve dhe shkëmbimin e teritorëve  në mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo,  kësoj mundësie përkatësisht këtij OPSIONI i tha jo BE'ja, me ndërhyrjen e Gjermanisë dhe disa shtetëve tjera , si një zgjidhje e cila mund të shkaktonte  Konflikte në mes shtetëve të Ballkanit , për të zgjëruar teritore .

Në pjesën kryesore të negociatave Kosovë ‐ Serbi, ish Presidenti Thaqi , i ka përfaqësuar interesatë e Kosovês.

Kuptohet janë arritur disa Marrëveshje Kosovë ‐ Serbi, të CILAT sipas interpretimit të disa analistëve të njohur  vendor dhe Ndërkombëtar , ndër të cilët edhe z.Serwer, dyshohet që këto Marrëveshje të mos jenë edhe aq në favor të Kosovës.

Tani , pas shkurjës së z.Thaçi, në Hagë dhe ardhjes Kryeministër z. Avdullah Hoti, negociatatë Kosovë Serbi kanë vazhduar dhe janë arritur disa fletë Marrëveshje  në mes Kosvës dhe Serbisë , ndër të cilat më e rëndēsishme është Marrëveshja në shtëpinë e Bardhë në Vashington në prani edhe të ish Presidentit Amerikan z. Donal Tramp.

Pas rënies së Qeverisë Hoti, dhe ardhjes së qeverisë Kurti, negociatatë Kosovë - Serbi, posa të rifillojnë, Kosovën në këto negociata  do të përfaqësojë z. Kryeministër Albin Kurti.

Me gjithë respektin ndaj z.Kryeministër Kurti, Kryeministri Kurti,  edhe po të jetë i pa kënaqur me Marrëvshjetë e më parshme Kosovë - Serbi, do ta kët të pa mundur të ndryshojë rrjedhenë e negociatave të më parshme Kosovë - Serbi, dhe i mbetet vetëm një zgjidhje ose të pranojë ligjitimitetin e Marrëveshjeve të më parshme Kosovë- Serbi dhe të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në, përndryshe kundështarët politikë të z. Kryeministër  Kurti, të cilët i ndëshkojë sovrani në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021, i kanë mbushur  rrjetet sociale  me  paralajmërimin se z.Kryeministër Kurti ,i "ka" ditët e numruara, duke ëndrruar  që  vetë t'i KETHEHEN përseri pushtetit për të  vazhduar  mënyrën e vjetër të keqëqeverisjës se vendit ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat