Kush vendos apo e pengon çështjen tonë kombëtare, shqiptarët, Amerika apo Evropa?

Opinione

Kush vendos apo e pengon çështjen tonë kombëtare, shqiptarët, Amerika apo Evropa?

Nga: Ylli Mece Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Një nga problemet e shumë pritura historike të shqiptarëve e cila ka mbajur në shekuj të gjallë endrrën e tyre për bashkim, ka qenë dhe ngelet zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare. Rrjedha e ngjarjeve që prej çthurjes së Perandorisë Osmane e deri më sot në e mardheniet e fqinjëve tanë, ka treguar, se lakmitë e tyre ndaj trojeve tona, kanë qenë madje edhe sot në botën e qytetëruar ngelen padrejtësisht po aq lakmitare sa dhe më parë. Sigurisht për zgjidhjen drejt të çështjes kombëtare aspak nuk duhen marrë parasysh pikëpamjet e gabuara, shoviniste apo ëndërrat me sy hapur të ultranacionalizmit të sëmurë, të cilat përherë të çojnë në luftra midis shteteve me njëri tjetrin. Nëse do t’i hidhnim një sy të shkurtër, se cili ishte fati i shqiptarëve që prej këmbanave të “Lidhjes së Prizrenit” 1878, do të vrenim se ne jo vetëm se nuk e patëm mundësinë e ruajtjes së trojeve tona, por Evropa sëbashku me Rusinë e asaj kohe, të pasuara më vonë me Konferencën e Londrës-1913, atë të Londrës së dytë më 1915 por dhe të vendimeve të Evropës sëbashku me Amerikën mbas Luftës së Kosovës për Pavarsi, luajtën një rol jo në favor të çështjes së drejtë Kombëtare! Sa fjalë e bukur “Çështja jonë e madhe Kombëtare”! E bukur por e coptuar pjesë pjesë për të kënaqur orekset e Italisë Greqisë Serbisë Malit të Zi dhe dreqit me të bir deri në kufijtë e shuarjes së indetitetit tonë, aq saqë mund të ngeleshim dhe një popull pa Atdhe! Vetëm mbas çlirimit dhe kur populli shqiptar me në krye Enver Hoxhen dhe komandantët e tjerë legjendare , komisarëve , partizanëve u dolën për zot fateve të veta, vetëm atëhere ne ishim e ngelëm të pavarur edhe pse padrejtësisht gjysma e trungut tonë për marrëzitë e Evropës zuskë ngeli jashtë kufinjeve tanë të dikurshëm.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë shumë popuj të kësaj Federate i shkeputen vargonjte e skllaverisë të nacionalizmit serb përveç shqiptareve edhe pse ata luftuan po aq mbase dhe më shumë se të tjerët. Por ja që situatën luftarake dhe kryengritjen e armatosur të popullates shqiptare të Dardanisë, nuk e dëshironte as Evropa, as Rusia as Amerika sikurse dhe ajo më e interesuara ish Jugosllavia e çarvalitur e sëmura e Ballkanit prej sidromës së “ nacionalizmit të ngushte serbo-madh” etj .

Pyes ju zoterinj ambasadorë të USA-s dhe BE, kancelaritë tuaja a i njohin aktet me rëndësi të madhe ndërkombëtare që i kanë firmosur dhe vulosur vet ? Le të marrim si shembull “Kartën e Atllantikut” te vitit 1941. Ju zotërin ambasadorë a e dini se firmëtarët e kësaj karte e kanë përcaktuar saktë problemin e zgjidhjes drejt të çështjes kombëtare deri në të drejtën e popujve të vetvendosin për fatet e tyre?! Dhe këtë nuk e firmosëm ne, as Stalini, as Enveri, as Milosheviçi dhe as Thaçi me Rugoven... por Roosvelti me Churcillin tuaj! Të ketë qenë kjo Konferencë e Kartës së Atllantikut, si një kartë higjenike e përdorur nga ana e juaj, për të ekzaltuar me iluzione dhe për ti mashtruar popujt? Jam i sigurt, se jerarkët tuaj të atashuar pranë UÇK-së në vitin e luftës më 1999 e dinin shumë mirë dhe e njihnin po aq mirë, aspiratën e popullit tonë, si përkëtej ashtu dhe matanë kufinjeve tanë, e njihnin po aq mirë dhe vet betimin ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare, betim ky, që u realizua në formën me të shëmtuar dhe gjysmake . Po përse nuk e lejoni që të bashkohet ky këtë popull, që është nga më të lashtët në Evropë dhe në botë? Është një nga çështjet më të thjeshta, sepse është e ngelet një akt madhor me rëndësi nacionale i cili bëhet pa luftë dhe në formën më paqësore, sepse jemi vëllezer të një gjaku të një gjuhe të një toke të një ëndërre të formuar historikisht dhe që na kanë lidhur doket zakonet aspiratat kenget vajet kostumet , të vdekurit, të gjallët që lindin e shkuara dhe e ardhmja...pikërisht janë këta elementë që ju këto nuk i kuptoni, ose i kuptoni, por nuk keni dëshirë ti realizoni sepse “dikujt” që ju ja kini frikën nuk i realizoni për të ruajtur të ashtuquajturat balancat politike, për të mos acaruar mardhëniet me konkurrentin tuaj Rusinë.Sigurisht, me këtë rast kokolisni dhe Serbinë duke i perkedhelur dhe ruajtur enderren e tyre shoviniste. Dhe kjo eshte e padiskutueshme. Ju teksa hiqeni miq të shqiptareve, jua u bëni me sy shovinisteve serbe duka jua u lenë të rihapur endrren e tyre per “nashaja kosovu”, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet vënia në të njeten balancë e krerëve shovinistë kriminelëve të luftës Milosheviç e Tadiç me udheheqësit e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Tani u kujtuat ju, se keta udheheqsa na qenkeshin “ kriminele e terroristë”. Mbas 20 vitesh?! Ku ishit ju gjatë gjithë kësaj kohe?!

Jo, unë këtë nuk e besoj , nuk ju besoj , sepse ju hallin e kini gjetkë. Ju nuk i doni luftrat çlirimtare të popujve , sepse ato janë një hapi i madh përpara në zgjimin e ndërgjegjies kombëtare dhe zgjimi i ndergjegjies kombetare diferencon dhe përcakton saktë se cilët janë miqtë e vertetë të një populli dhe cilët janë armiqtë e tij. Por ju në raport me vet shqiptarët nuk jini dhe aq fajtorë. Fajtore e madhe deri ne kufijtë e tradhëtisë së interesave Kombetare është , ose më saktë, janë kastat drejtuese si përketej Shqipërisë, ashtu dhe matanë saj. Atyre u ka, munguar dhe u mungon dëshira e këtij bashkim,i ngaqë i ka mikluar kulltuku i çudirave të pasurisë ekonomike dhe posteve drejtuese. Çdo të bënit ju zotërinj ambasadorë nëse populli ynë me vullnetin e tij të plotë do të bënte bashkimin e vellait me vëllanë? Apo mos vallë me vendimet tuaja “ pas kuintave” doni të tregoni se shqiptaret e Dardanisë vertetë flasin shqip, por sjanë shqiptare?..Pra dhe ne paskemi ngjashmëri si puna e australianëve qe flasin anglisht por që nuk janë engleze?!..E bukur llogjikë ! Këtu ka një të vërtet , por ata i lidh vetëm gjuha dhe e dini ju, Juri Kim dhe Soreka se ajo ishte gjuha e juaj e kolonizimev, gjuhë që nuk ishte e lindur në tokën e saj, pra që ju jua u dhatë me anë të forcës së luftrave pushtuese e koloniale? Mos vallë u zhduk sistemi klasik kolonial dhe po përjetojmë kolonizimin e ri , të një forme tjetër ? Dhe unë e mendoj se me te vertete Shqipëria sikurse dhe disa vende ish komuniste tashmë janë kthyer në kolonitë tuaja modern,e duke na hedhur skllaverinë e re e që “lirinë tonë” tashmë e mbrojmë me topat e NATOS.. se vendin e skllaverisë tashmë e kemi në Evropë, por ja që Evropa nuk na pranon, sepse jemi skllevër që na shikojnë nga dhëmbet nga surrati dhe nga hallatet dhe me gjithë miklimet e BE-së, nuk pranohem,i sepse nuk plotësojmë dot kushtet e skllavërisë tuaj.

Veçse një gjë nuk duhet ta harroni zotërinj ambasadorë, se pa u zgjidhur drejt çështja jonë kombetare, Ballkani nuk do të gjejë kurrë qetësi. Qetsinë nuk e vendos as Rusia e as Serbia madje as ju. Këtë çështje duhet ta marrë vet në dorë populli shqiptar, ashtu sikurse vepruan vellezrit tanë dardanë me 1999 por që u tradhëtuan në rrugën e vërtetë të Lirisë, Pavarsise dhe Bashkimit Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat