Gjenocidi serb i bërë ndaj shqiptarëve nëpër kohë të argumentohet nga Kosova në GJND

Opinione

Gjenocidi serb i bërë ndaj shqiptarëve nëpër kohë të argumentohet nga Kosova në GJND

Nga: Sami Arifi Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:50
Sami Arifi

Në padinë e RK-s që po përgatitet për t’i bërë Serbisë në GJND për gjenocid të bërë ndaj popullit shqiptar, duhet të argumentohet jo vetëm gjenocidi i luftës së fundit që bëri Serbia në Kosovë, por edhe gjenocidi i mëhershëm nëpër kohë i Serbisë ndaj shqiptarëve.

Serbia vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë vrau afro 14 mijë shqiptarë përmes barbarisë së masakrave gjenocidiale, të smuar, fëmijë, dhe pleq.

Sipas raportuesit, gjatë luftërave ballkanike, Leo Freundlich, autor i librit “Albanies Golgotha”(Golgota Shqiptare), në gjirin e këtij populli origjinal për shpirtmadhësinë në mbrojtjen e të pambrojturve (shqiptarëve), shkroi për tragjeditë që patën shqiptarët nga serbo-malazezët gjatë luftërave ballkanike.Populli i Izraelit i ka dhënë kaq shumë njerëzimit në emër të lirisë, jetës, zgjuarsisë, psikologjisë së tij! Freundlichu, mjerisht i panjohur nëpër mjediset shqiptare të brezave të fundit; ç’pati i dha popullit tonë.

Një Freundlich i kohëve të sotme, pra gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, që jeton në Gjermani, i quajtur, Hans Peter Rrullman, ishte ambasador në Beograd, ai ishte përzënë prej qeverisë së Beogradit si person “non grata”. Mund të themi se në çdo brez, populli gjerman ka nxjerrë bij që ishin të dashur për popullin shqiptar, të dashuruar me ndjenjën e drejtësisë. Rrullman shkruante: “Jam i shqetësuar se gjenocidi më i ri, ky i myslimanëve të Bosnjes, do të pasojë me një gjenocid të ri mbi shqiptarët dhe, më pas, mbi popujt tjerë të pafajshëm”. Për këtë arsye, Safete JUKA, thotë: “Unë vendosa ta shtyp në disa mijëra kopje broshurën e vitit 1913-ës të Leo Freundlich-ut”. Safete JUKA një shqiptaro-amerikane profesoreshë në universitetin e Harvardit, këtë kopje të fundit të këtij libri të Freundlich-ut e kishte vërejtur gjatë hulumtimeve në bibliotekën e Harvardit në vitin 1982.

Sipas shkencëtarit francez Ami Bue (Ami Boue) (10) në vitin 1838, popullata e Serbisë ka qenë më e vogël se 900.000 (nënd qind mijë) banorë, kurse shqiptarët numëroheshin më tepër se 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Atëherë shqiptarët kanë qenë numerikisht dy herë më shumë se serbët dhe më shumë se grekët. Bue ishte një botanist i shquar dhe njëri prej themeluesve të Shoqatës së Gjeologëve Francez.

Gjatë shpërnguljes nga acari që mbretronte në dimër, të përcjellur nga terrori i ushtrisë serbe mbi popullatën shqiptare, në dhjetor të vitit 1877 dhe në janar të vitit 1878, më se 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) njerëz gjetën vdekjen në mënyrën më mizore. Gazetat gjermane, si ajo “Hamburgischer Corespodent” jepte të dhëna mbi marshimin e rusve, se Evropa do të jetë para një fatkeqësie të shpejt, nëse ajo rrin duarkryq para marshimit rus dhe sllavëve të jugut në tërë Ballkanin. Pra, këto tone të ashpëra të këtyre shkrimeve, padyshim pasqyrojnë politikën e atëhershme gjermane, por edhe evropiane në përgjithësi, nga se zgjerimi i Bullgarisë ishte pushtim i hapur i Rusisë në këtë gadishull, i cili rrezikonte seriozisht interesat perëndimore.

Meqë shqiptarët nuk kishin një shtet të vetin, ata nuk posedonin ushtri të rregullt. Ata kishin vetëm disa armë aty-këtu, prandaj ishte relativisht e lehtë për ushtrinë serbe, të paijsur mjaft mirë, që ajo të shkoi përpara, pavarsisht nga terreni me një rrezistencë të fuqishme shqiptare, që për ta ishte terren armiqësor, ku haste në çdo pëllëmbë toke të shkelur. Serbo-malazezët kishin dalur për të pushtuar tokat e huaja, por këto toka banohen nga një popull trim dhe liridashës. Popull që, megjithatë, këtë pushtim shekullor nuk e ka duruar për asnjë çast, pra zgjedhën e huaj. Në atë kohë, Serbinë dhe politikën serbe i mundonte qenia fizike e shqiptarëve dhe ajo donte ta heqte edhe atë pak rrezik që i vinte prej tyre gjatë kohës së pushtimit të Kosovës, kështu që tre të përgatiturit Branisllav Nuiqi, Jovan Cvijiqi dhe Milan Rakiqi grumbulluan të dhënat për elaborat dhe i derguan qeverisë serbe në Beograd për përpunim të materialeve. Pra, nga këta ekspertë, Serbia kishte të dhëna të sakta për banorët, gjendjen e rrugëve, gjendjen ekonomike të vendit, për qytetet, fshatrat, urat po edhe për lidhjet e familjeve shqiptare të zgjuar për çështjen kombëtare. Pra, ajo ishte e përgatitur që me rënëien e Perandorisë Osmane, të pushtonte sa më shumë toka, sidomos ato shqiptare, për të cilat thoshte se historikisht i përkisnin asaj. Serbia synonte edhe zgjerimin në veri, në territore hungareze e ndaj territoreve kroate, pretendimet e saj ndaj Panonisë i realizonte përmes klubit kulturor “Matica Srpska” të Novi Satit; pretendimet ndaj Bosnjes i realizonte klubi çetnik “Mllada Bosna” me seli në Sarajevë.

Tre diplomatë, krijues dhe shkencëtarë serbë, që e kryenin me përkushtim të madh misionin e ngarkuar për Kosovën nga qeveria serbe, ishin: Branisllav Nushiqi, komediograf, udhëpërshkrues e konsull i Serbisë në Prishtinë; Jovan Cvijiqi, gjeograf me famë botërore, themelues i disa disiplinave të reja gjeografike, i cili disa vjet me radhë punoi e studioi terrenin në Kosovë e në vise të tjera shqiptare, prej nga botoi studime të hollësishme për tokën, njerëzit, pasuritë, e të tjera. Ishte edhe Milan Rakiqi, poet kombëtar serb (konsull i Serbisë në Prishtinë, pas Nushiqit) i cili me shkrime të ulta u mundua të mbillte kudo disponim antishqiptar, sidomos në rrethe intelektuale botërore. Njoftime mjaft të plota për masakrat serbe kishte dhënë argjipeshkvi shqiptar katolik i Shkupit, Lazër Mjeda, në raportin e tij dërguar Romës, më 24 janar 1913. Ai theksonte se, në Ferizaj ishin mbetur gjallë vetëm tre shqiptarë myslimanë të moshës 15 vjeçare; se popullata shqiptare e Gjilanit ishte masakruar, ndonse qyteti ishte dorëzuar pa rezistencë; kurse Gjakova ishte shkretëruar tërsisht. Rasti më i tmerrshëm kishte ndodhur në Prizren, i cili si Gjilani, ishte dorëzuar në mënyrë paqësore, “qyteti duket si një mbretëri e vdekjes”.

Ata trokasin në dyert e shtëpive shqiptare, i marrin meshkujt dhe i pushkatojnë menjëherë, sa u përket grabitjeve, plaçkitjeve dhe dhunimeve, më mirë të mos përmenden; që atëherë urdhëri i ditës ishte: kundër shqiptarëve lejohet çdo gjë,-jo vetëm lejohet, por edhe kërkohet edhe urdhërohet, dhe, me gjithë këto tmerre të llahtarshme, komandanti ushtarak, Bozho Jankoviq, e detyroi me dhunë parinë e qytetit, ai me armë në dorë, që t’i dërgonte mbretit Petër një telegram falenderimi. Ndryshe nga qytetet e përmendura më lart, Ferizaj ka kundërvepruar me rrezistencë të armatosur, është luftuar pandërprerë 24 orë. Këtu ka ndodhur që, një grua shqiptare, së cilës i ishte vrarë i shoqi me një pushkë të vjetër, ka shtrirë për tokë pesë serbë, duke shpaguar veten, e vrau me plumbin e fundit. Masakra e ferizajasëve kushtoi 12.000 (dymbdhjetë mijë) viktima. Deri tani, në qytet nuk ka pothuajse asnjë banor mbi moshën 15 vjeçare. Gjilani, edhe se s’bëri rezistencë, e tërë popullata u shfaros me plumba, ose duke u djegur për së gjalli. Në Prishtinë, okupatori serb ka qenë ende më i përgjakur. Numri i shqiptarëve të vrarë ishte mbi pesë mijë veta. Në Prizren bandat serbe shkatërruan më shumë se askund tjetër, ata kanë thyer dyer shtëpishë dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pyetur a ishte i ri a plak, burrë a grua. Persekutimet e pandërprera dhe eleminimet fizike bënë të mundur pakësimin fizik të shqiptarëve në mënyrë që t’i paraqesin para opinionit si minoritet, ose që s’kishte patur edhe më herët një popullatë të tillë. Qëllimi i veprimeve serbe ishte asgjësimi i familjeve shqiptare, duke mos kursyer edhe foshnjet në djep, pra serbët donin zhdukjen fizike të një populli të tërë, duke u munduar edhe për humbjen e gjurmëve të tyre. Malazezët bënin haptas masakra mbi popullsinë civile. Edith Durham, që ishte dëshmitare e gjallë e ngjarjeve, dëshmon se: serbët e malazezët pohonin haptazi qëllimet e tyre për t’i dhënë fund tërë racës shqiptare. Doktor Leonte na ka dhënë plot përshkrime për masakra të ngjashme me këto, të kriminuara nga serbët në Kumanovë, Prizren dhe gjithandej. Çfarëdo që lexohet më poshtë është një relacion i 20 nëntorit 1912, dhënë në Zemun nga korrespodenti i mirënjohur i luftës Hermengild Ëagner: Gjatë tri ditëve të qëndrimit tim në Nish, unë pata mundësi që të siguroja disa fakte bindëse që kanë lidhje me vrasjet e kriminuara nga trupat serbe. Unë deklaroi se, kam dëshmitarë me shumë reputacion që mbështesin të gjitha të rejat që po paraqes. Një vajzë shqiptare 15 vjeçare u morë në fortesën e Nishit, dyshohej se ajo u kishte hedhur serbëve një bombë kur ata ishin duke hyrë në qytetin e Ferizajt, vajzën e mjerë, mbi të cilën rënkonte krimi, në vend që ta dorëzonin para gjykatës ushtarake, ia dhanë ushtarëve, ata ia goditën asaj kafkën e kokës derisa ia bënë copa-copa. Edhe ish-konkurrenti i Stalinit për president në Rusi, me origjinë hebreje (izraelit), pas vdekjes së Leninit, Leon Trocki, dëshmitar i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup, bashkëpuntor i gazetës më të rëndësishme të asaj kohe, dhjetor i vitit 1912, e gjenë atë si i dërguar special i gazetës ruse “Kievskaja Mils” në Shkup, dhe rrethanat e tij për të bërë një reportazh lufte. Kjo gazetë në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej në Kievë në gjuhën ruse, jashtë kryeqytetit rus, Moskës. Këtë pushtim Trocki e raporton përmes gazetës se, u shoqërua me masakra, gjenocid masiv ndaj popullatës shqiptare krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit të kohës, gjatë kësaj ofenzive humbën jetën rreth 250. 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) shqiptarë në mënyrën më barbare përmes djegies për së gjalli të grave, fëmijëve pleqëve, madje edhe duke u prerë barkun grave shtatzëna me bajonetë, e duke nxjerrë fëmiun dhe duke e ngulit atë në majë të bajonetës. Këto ishin karakteristikat e serbëve dhe malazezëve, konvertimi me dhunë i myslimanëve dhe i katolikëve në fenë ortodokse. Kjo u bë me një barbari të veçantë nga malazeztë, të cilët kishin futur në dorë rajonin e Pejës.

Në maj të vitit 1913, konsulli austriak në Prizren raporton se 2.000 (dy mijë) familje myslimane në qytetin Pejë tashmë ishin konvertuar, ndërsa ata që kishin refuzuar, ose ishin torturuar, ose ishin vrarë. Të tërë popullata e Luginës së Baranit (një serë fshatrash shqiptare myslimane në juglindje të Pejës) ishin sjellë në qytet nga armata për t’u pagëzuar me dhunë, me ç’gjë çdo familjeje iu caktua edhe një kumbar ortodoks. Kundër shqiptarëve katolikë në zonën malaziase ushtrohej një presion i veçantë: një prift katolik nga Gjakova Luigj Palaj, jo vetëm që nuk qe në gjendje t’i shpëtonte famullitarët e vet nga konvertimi me dhunë, por më pas, për shkak të refuzimit për të bërë kryq në mënyrë ortodokse, u masakrua nga ushtarët. Nga fundi i marsit të vitit 1913, argjipeshkvi Mjeda ankohej se më se 1.200 (një mijë e dyqind) pjesëtarë të besimtarëve të tij ishin konvertuar me dhunë në ortodoksë. Të dhënat dëshmojnë se, kur Shqipëria shpalli pavarësinë kishte 700.000 banorë, ndërsa nga gjenocidi serbo-malarez e grek u zhdukën fizikisht në format më barbare më se 500.000 (gjysmë milioni) shqiptarë.

Mendoj se padisë së RK-së në GJND-së për gjenocidin e bërë nga Serbia mbi popullin shqiptar në të kaluarën historike përmes librit „Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913)“, Prishtinë,2018; i ofrohen të dhëna argumentuese nga shumë reporter ndërkombëtar gjatë këtyre luftërave.

Image
Kopertina e librit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat