Presidencializmi - narrativë e partive  politike të dobëta në Kosovë

Opinione

Presidencializmi - narrativë e partive  politike të dobëta në Kosovë

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:50
Ruzhdi Peçani

Presidencializmi  i partive politike është një fenomen që mbështetet në situatat në të cilat liderët e partive politike marrin aq shkallë të madhe të autonomisë, sa edhe për shume tema kyçe, sa ai apo ajo nuk i përgjigjen më partisë. Ky kuptim tregon personalizimin kur ky rrënjoset dhe më tepër për rolin e personalitetit. Kështu, kur një shoqëri i delegon më tepër fuqi një lideri apo qeverie po dhe presidencës, kjo nuk është mirë për demokracinë, së fundi demokracia ka të bëjë dhe me participim.

Përshtypja  le të kuptojmë se partitë politike në Kosovë qëndrojnë  të dobëta.

 Legjimiteti të cilin lideri apo Presidenti fiton, kur me votim mbështet  fuqishëm nga partitë politike, shumë lehtë Presidenti anashkalon Qeverinë – kështu nga mbështetja e fuqishme që i vije nga partia e tij, po edhe nga korniza institucionale sipas kushtetutës që i ofron, kështu nga pozita e presidentit edhe mund të relativizojë ndikimin e qeverisë. Ndodhën marrëveshjet të dëmshme, të nënshkruara për asociacionin e komunave serbe në 2013 dhe kjo në 2015 që ishte ndesh me 23 nene të Kushtetueses që dhe sot rëndojnë dhe i qëndrojnë si “shpatë Demokleu” Kosovës, të nënshkruara nga Ministër i Punëve të jashtme Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa,që të dy edhe lider të partive. Bisedimet në Bruksel me Serbinë, duke thënë se na ishin teknike, e që qartazi ishin nga fillimi 2010 puro politike.

Të kujtomë se më 26 shkurt 2016 kryetari i PDK Hashim Thaçi, me një marrëveshje me LDK të Isa Mustafës zgjidhet President i Republikës së Kosovës. Zgjedhja e tij kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e sotme duke hedhur gaz lotsjellës.

Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës u shprehën kundër zgjedhjes së zoti Thaçi në postin e presidentit duke e akuzuar atë dhe kryeministrin aktual, Isa Mustafa, për veprime të dëmshme kundër Kosovës. Në debatet e tyre ata vunë theksin tek marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë si dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi  nënshkruan në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve. Marrëveshja ishte nënshkruar atë kohë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiç, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviç.

Marrëveshja është kritikuar se është hipokrite, pasi ndalesa për të udhëtuar brenda zonës Shengen ishte hequr për çështje më të rënda kufitare midis Gjeorgjisë dhe Ukrainës, por jo për Kosovën me çështjet e saj më pak të rënda kufitare. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, më 21 mars 2018, ishte njëri nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, është njëri nga kushtet e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën, që kurrë nuk ndodhi.

Sapo ligji i demarkacionit duhej të hidhej në votim, deputetët e Vetëvendosjes hodhën gazin lotsjellës. Me 80 vota pro dhe me kundërshtimin dhe gazin lotsjellës të hedhur disa herë në seancat e mëparshme nga lëvizja Vetëvendosja, Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi. Ramush Haradinaj kishte shprehur kundërshti në komisionin për punë të jashtme, por në Kuvend AAK do votonte ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Kështu demarkacioni që ishte bërë mollë sherri në Parlament kishte ardhur nga mos gjetja e një mënyre të veprimit, një modus Vivendi  kështu, si  modus precedenti  ishte i gabuar.

Presidencializmi tani kishte zënë vend si standard. Ish presidenti Thaçi shkon edhe më larg me idetë dhe planet për gjoja korrigjim kufijsh, shkëmbim territoresh që vlerësoheshin si cenim i sovranitetit dhe integritetit tw Kosovës. Opozita dhe analistët në Kosovë e cilësonin si ide të rrezikshme  shkëmbimin e mundshëm të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Në një konferencë  për medie Presidenti Thaçi, kishte thënë  se "është mundësia historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin", duke vazhduar:

"Institucionet  tona nuk guxojnë t'i mbyllin sytë dhe ta injorojnë një mundësi të tillë historike dhe të papërsëritshme. Duhet të bashkohemi dhe t'i themi po kësaj kërkese krejt racionale, të drejtë dhe historike, e cila ka mundësi të realizohet krejtësisht në mënyrë paqësore", duke marrë shembull korrigjimin e vijës kufitare ndërmjet Holandës dhe Belgjikës dhe për këtë arsye thotë ai, nëse kufiri i Kosovës korrigjohet nuk është rast precedent.

Nga këtu rrjedhë se partitë politike në Kosovë janë të tejet  të dobëta. Kjo nuk i bënë mirë demokracisë në vend. Kjo përshtypje kur ndonjëri si i vetëm qeverisë është shumë e gabuar.

Qëndron konstatimi se partitë politike në Kosovë, këto njëzet vite, nuk ishin krijuar si rezultat i përfaqësimit të interesat të grupeve të interesin por ishin projekte të elitave politike.

Ekzakt kjo, dhe jo vetëm si organizata të cilat janë të krijuara për elita politike, po edhe organizata që ishin krijuar për një person, për lider politik. Krijimi i një partie për një person mund të jetë interesante, por që partia kështu nuk mund të qëndroj. Në rastin kur lideri, nga një apo tjetër arsye do largohej nga politika, partia më nuk ekziston, apo rrezikohet gjerë në këtë masë. Në këso rrethana demokracia dukshëm dobësohet – votuesit apo simpatizantët mbesin “të pakulëm”,ngase lideri u ka rrënuar shtëpinë.

 Dhe, dikur dy partitë e mëdha PDK dhe LDK, fuqizimi i liderëve dhe presidencializimi iu kthye si bomerang, dhe më tepër me largimin e liderëve nga partia. Kjo u pa me humbjet që pësuan më 14 shkurt, si kurrë më parë, duke kaluar në opozitë. Të rinjtë nuk i votuan këto parti, i konsideronin si parti inerte, amorfe, pa invencë, jo kreative dhe të pandryshueshme.

Në Kosovë nuk kishim më parti politike po kasta politike, nuk kishim viteve të fundit demokraci por politokraci. Dymbëdhjetë vjetëshi që lamë, do shënohet në pjesën e errët të historisë së re të Kosovës. Kështu këto parti politike, po deshën të qëndrojnë, nuk u mjaftojnë vetëm reformat e thella brenda partisë, po deshën që në zgjedhjet kurdo që do ishin, të kalojnë pragun dhe të qëndrojnë si parti parlamentare në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Po nuk duan, apo nuk munden, do shkojnë drejtë një ”suicidi politik”.

Andaj është e rëndësisë që të kemi parti politike stabile të cilat nga brenda janë demokratike. Në këtë rast Kosova nuk është shembull i mirë i participimit brenda partisë. Një vlerësim mund të jepet se përqindja e kandidatëve të cilët zgjedhën nga votuesit është afro 10%. Tani kur Kosova është para shumë sfidave, në planin ndërkombëtar, nga pozita dhe opozita kërkohet një unitet si kurrë më parë, andaj opozita duhet flakur sjelljet oportune dhe iracionale. E kjo në veçanti PDK të mos sillet me lojën e saj si hepening politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat