Fjalimi i Ramës me rastin fitimit të mandatit të tretë!

Opinione

Fjalimi i Ramës me rastin fitimit të mandatit të tretë!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:27
Sherif Ramabaja

Të dashur motra dhe vëllezër, puna e jonë u shpërblye. Ky moment është për ta festuar fitoren tonë të çmuar, po është po ashtu një udhërrëfyes që ne nga ky moment të përgaditemi për fitoret e rradhës.

Unë nuk jam erotik, euforik desha të them. Punoi fuqishëm me logjikë dhe me matematikë. Unë nuk shikoi të tjerët, sepse kam metodat e mia të punës.

Eksperienca e partisë sonë është e fuqishme, vetëm duhet ndjekur atë rrugë, sepse rezultati nuk do të mungoi kurr.

Unë e përshëndes po ashtu opozitën, ata ishin rivalët tanë, po ne jemi vëllezër dhe kuptohet njëri fiton, kurse tjetrit i mbetet opozita.

Ne sot e kuptojmë që pa opozitën nuk mund të ketë demokraci, prandaj ne zotohemi dhe i shtrijmë dorën Lulit dhe zotohemi që opozitën, do ta çmojmë dhe do sillemi me korrektësi dhe respekt ndaj saj.

Kërkesa e vetme e imja është që opozita ta respektoi rezultatin e zgjedhjeve dhe të fillojmë të punojmë së bashku për Shqipërinë.

Unë si kryeministër do t´u përmbahem premtimeve të mija : gjatë mandatit tim do t´i hapi bisedimet me EU, me mikun tim Vuçiq do ta themelojmë Minishengenin ballkanik, do t´i ndërtoi shtëpitë dhe objektet e rrënuara nga tërmeti, fondin e ndërtimit e hargjuam për fushatë, po do ja bëjmë disi. Do ta ndërtoi Teatrin e ri, ashtu siç kam premtuar.

Investimet do t´i shtoi në Shqipëri dhe për ta ndalur migrimin do ta rris punësimin dhe do të investoi po ashtu në arsim, duke e futur gjuhën turke si pjesë integrale.

Detyrë e jonë mbetet ta luftojmë korrupcionin, krimin e organizuar, plantacionet e drogës dhe çdo gjë që e përul imazhin tonë.

Sa i përket politikës sonë të jashtme do të zhvillojmë marrëdhënje të mira fqinjësore me Greqinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë po marrëdhënjet tona të shkëlyera do t´i thellojmë me Turqinë dhe presidentin Erdogan.

Ne të dashur vëllezër dhe motra jemi të hapur dhe organet shtetërore do t´i hulumtojnë parregullsitë, të cilat po i prezenton opozita mbi procesin zgjedhor.

Ne kishim mbikqyrje nga EU dhe organet të tjera që merren me organizimin e proceseve zgjedhore.

Unë nuk merrem me akuzat sepse organet kompetente shtetërore, janë të gatshme të japin përgjigje të sakta.

Unë nga këtu përshëndes vëllaun tim Thaçin i cili nuk ka mundësi të jetë prezent këtu, po unë i jam mirënjohës rolit të tij në UÇK dhe rolit që lozi në ndërtimin e Kosovës dhe planet që udhëhoqi me presidentin Vuçiq.

Unë premtoi po ashtu që fuqishëm do të angazhohem për Kosovën dhe i premtoi Kurtit dhe Vjosës se unë qëndroi pas tyre.

Sa i përket politikës së jashtme ne do të kemi marrëdhënje të shkëlqyeshme si me lindjen, po ashtu edhe me perëndimin.

Gjatë këtij mandati që do ta kem, do të hapi universitete apo do t´i shtoi kolegjet :  kineze, ruse, turke, serbe, greke etj. sepse kjo është mënyra e vetme që sa më parë Shqipërinë ta përparojmë dhe ta lidhim me EU dhe SHBA.

Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar, rroftë Kosova dhe presidenti Thaçi.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kosovën.

Fjalimi i Ramës u botua në Mars – Rover.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat