Lulzim Basha duhet të punojë më shumë me partenerët përendimorë dhe reforma të vërteta në PD!

Opinione

Lulzim Basha duhet të punojë më shumë me partenerët përendimorë dhe reforma të vërteta në PD!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 18 maj 2021 Në ora: 09:01
Qamil Gjyrezi

Në opinionin tim mbi zgjedhjet për Kryeatrin e PD-së me datë 13 Qershor, citova një status të Zonjës Greta Bradeli, deputete e qarkut të Shkodrës, mbasi jam dakord me përmbajen dhe formën e këtij opinioni. Është e vërtetë se kjo zgjedhje është i njëkohshëm me denoncimin publik me fakte të asaj që konsiderohet si masakra zgjedhore e ndikuar drejtëpërdrejtë nga krimi i organizuar në Shqipëri i frymëzuar direkt nga qeveria! Me të vërtetë 25 Prilli është masakër elektorale.

Personalisht jam i pa kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve për P.D.-në, në rang kombëtar dhe në Shkodër, por besoj në të ardhmen tek modeli Basha dhe të zgjedhurit në parlament të Shkodrës!

Po e filloj me politikën e jashtme dhe me përfaqësuesit e tyre në Shqipëri.

Lulzim Basha duhet të besojnë fort pa asnjë dyshim tek ambasadorja amerikane Zonja Yuri Kim dhe përfaqësuesit, ambasadorët e BE-së në Shqipëri, nëpërmjet diplomacisë komplementare!

Reforma në drejtësi dhe celja e negociatava për Shqipërinë janë jetike për të ardhmen e të gjithëve.

Lulzim Basha duhet të mbështesi fort publikisht trajnimet stërvitore “Defender21”, forcat amerikane dhe ata të  NATO-s, Nëpërmjet një letre ose protokolli zyrtar!

Për situatën në Shqipëri PD duhet të marrë një vendim politik dhe masat që duhet të marrë, dhe është një vendim që duhet të merret pas ezaurimit të të gjithë etapave të ankimimit!

Së dyti PD dhe Lulzim Basha duhet të mbështesin arësimin, shëndetësinë, varfërinë, në situatën Post-Covid dhe të bëjë cmos që të rinjtë të mos largohen nga Shqipëria!

PD dhe Lulzim Basha duhet të organizohen fuqishëm për të fituar zgjedhjet lokale të ardhshme, që janë argument për krizë politike të mundshme.

PD dhe Basha nuk kanë nevojë të marrin leje tek qeveria për të protestuar kur të vijë momenti, mbasi këtë të drejtë ia jep Kushtetuta e Shqipërisë

Ndryshimi është i pashmangshëm, por Shkodra dhe Shqipëria janë të parat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat