Pse biletat e aerokompanive për qytetarët tanë në vendet perëndimore janë më të shtrenjta në rajon?

Opinione

Pse biletat e aerokompanive për qytetarët tanë në vendet perëndimore janë më të shtrenjta në rajon?

Nga: Adem Bytyçi Më: 19 maj 2021 Në ora: 22:53
Adem Bytyçi

Republika e Kosovë e ka numrin më të madhë të qytetarëve tanë në diasporë krahasuar me shtetet e rajonit dhe biletat e udhëtimit të qytetarëve tanë me aerokompanive nga shtetet në të cilat jetojnë dhe punojnë për në vendlindje dhe anasjelltas janë më të shtrenjta se në t'gjitha shtetet e rajonit.

As njëherë shteti i Kosovës, nuk është interesuar për të gjetur ndonjë mundësi që t'ju mundësohet qytetarëve tanë që baletet e udhëtimeve me aerokompani t'i kenë me çmime më të arsyeshme, e jo me çmime astronomike më të larta se për të gjithë qytetarët e shteteve të rajonit, të cilët udhëtojnë nga shtetet e ndryshme për në shtetet e tyre.

Shteti i cili participon në aerokompanit për t'iu ndihmuar që shtetasit përkatësisht qytetarët e tij t'i paguajnë biletat e udhëtimeve me aerokompani me çmime të arsyeshme sa më të ulta, është Maqedonia e Veriut.

Edhe pse qeveritë e mëparshme të Republikës së Kosovës, nuk e kanë ndërmarrë as një hap për t'iu dalur në ndihmë qytetarëve të tyre për t'i paguar biletat e udhëtimeve me aerokompani me çmime sa më të arsyeshme, shpresojmë se Qeveria aktuale Kurti, në dallim nga qeveritë e mëparshme të ndërmerr diçka në këtë Aspekt për t'iu dalur në ndihmë qytetarëve të Kosovës ngjashëm siç ka vepruar Maqedonia e Veriut për qytetarët tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat