A duhet të jenë krenar qytetarët e Republikës së Kosovës me qeverinë aktuale?

Opinione

A duhet të jenë krenar qytetarët e Republikës së Kosovës me qeverinë aktuale?

Nga: Adem Bytyçi Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:03
Adem Bytyçi

Duhet dhe janë krenar qytetarët e Kosovës me Qeverinë aktuale Kurti, për shumë arsye:

1)  Koha e qeverive me 75 zëvendës Ministra ka përfunduar.

2) Të gjithë ata që kanë krijuar pasuri, por nuk janë në gjendje t'i arsyetojnë burimet- të hyrat nga të cilat i kanë krijuar ato pasuri, pasuritë do t'iu konfiskohen dhe do t'i kthehen popullit,

3) Koha e punësimeve  pa dije dhe pa meritë ka përfunduar difinitivisht,

4) Në Qeverinë Kurti, nuk do të vidhet thesari i shtetit, siç ka ndodhur në Qeverinë anti Kushtetuese Hoti,

5 ) Afaristëve që punojnë me humbje për shkak të mos dijës dhe jo seriozitetin në punë nuk do t'iu falën borXHet vetëm pse janë të aferat me partinë në Qeveri.

6 ) Kryeministri Kurti nuk i'a ka rritur rrogën vetit dhe stafit tij, siç ka ndodhur në qeveritë e mëparshme ,përkundrazi i'a ka zbrit,

7)  Qeveria Kurti nuk do të emërojë Ministra që nuk dinë për ta shkruar emrin e vetë,

8 ) Në Qeverinë Kurti ,nuk ka për të ndodhur vjedhja e subvencioneve dhe aferat korruptive në Ministrinë e Bujqësisë ,siç ka ndodhur në Qeverinë e mëparshme.

9 ) Korrupsioni, krimi ekonomik i organizuar, nepotizmi , ryshfeti  për të dhënë dhe marrë tender në Qeverinë aktuale Kurti ,kanë ndërruar jetë përfundimisht dhe nuk do të ken mundësi të ringjallën kurrë për shkak të realizimit të vetingut në drejtësi dhe

10 ) Në Qeverinë Kurti, nuk do të këtij një individ të mbajë dy apo tri vende të punës e tjerët të bredhin rrugëve pa punë ,siç ka ndodhur në qeveritë e mëparshme.

Tani është herët për t'i shijuar rezultatet e qeverisë Kurti, pas 4 (katër) vitesh qeverisje do të binden kundërshtarët politikë të qeverisë Kurti, se sa kanë patur të drejtë ,e sa jo për t'iu revanshuar ,duke i thënë se nuk është ka di për ta qeverisur vendin, prandaj kërkojnë që me ç’do kusht t'ia dorëzojë qeverisjen e vendit para kohë atyre ,të cilët në mënyrë katastrofale i humben zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit.2021.

Vërtetë rrënjët e korrupsionit, krimit ekonomik ,nepotizmit , kapja e shtetit, keqpërdorimet janë aq të thella ,sa që jo për një mandat qeverisës, por as për dy mandate Qeveria aktuale Kurti ,e ka të pa mundur për t'i çrrënjosur .

Keni parasysh një Kontratë të ish Ministrit të Infrastrukturës dhe telekomunikacionit Pal Lekaj , me Devollët për Homologimin e veturave, nëse shteti e vlerëson të nevojshme shuarjen e kësaj ndërmarrje, Devollët ,në bazë të kontratës së Pal Lekaj, mund ta dërgojnë shtetin në Arbitrazh dhe të fitojnë miliona nga shteti.

Ka edhe shumë anamoli tjera në shtet si pasojë e qeverisjeve të mëparshme, të cilat kërkojnë energji, dije, vendosmëri, guxim, përgjegjësi, reforma dhe kohë për t'i eliminuar Qeveria aktuale Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat