Qeveria Kurti, nën llupen politike të vlerësimit të Isa Mustafës

Opinione

Qeveria Kurti, nën llupen politike të vlerësimit të Isa Mustafës

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:42
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Isa Mustafa, ish kryetar i LDK-së, e cilëson Qeverin Kurti, jo konsistente në ato që i ka premtuar para se të fillonte qeverisjen e vendit.

Jo vetëm Kryeministër Kurti, por nën llupen e vrojtimit dhe vlerësimit të tij politikë sado që kjo llupë mund të jetë e trubulltë për shkak të vjetërsisë, e vënë në shënjestër edhe Presidenten zon.Vjosa Osmani, të dytë i vlerëson si protogonist të konsumuar politikë edhe pse këto dy figura politike më parë asnjë herë nuk e kanë qeverisur vendin, siq është rasti me vetë Isa Mustafën, i cili disa herë e ka qeverisur vendin.

Isa Mustafa, më mirë do të ishte për të heshtur kur nuk ka qka thotë për Qeverinë Kurti.

Isa Mustafa, në mënyrë konstante ka qenë kundër masave të reciprocitetit me Serbinë, tani të thotë   pse Kurti nuk e zbaton këtë masë është tepër qesharake.

Unë nuk thëmë se Isa Mustafa, nuk ka të drejtë të shpreh pikëpamjet e veta politike për cilindo fenomen në vend, por sa i përket sugjerimeve se si duhej të veprojë Qeveria Kurti, lidhur me reciprocitetin,  dhe negociatat me palën serbe, nuk e ka hallin e këtyre dy proceseve,  por mendjen e ka se a do të ndërmerrë diqka Qeveria Kurti ndaj terminalit tij doganor dhe a thua  e ka ruajtur kontratën për shitëblerjen e Dardania Bankë në Tiranë, nëse eventualisht do ta procedojë Prokuroria e shtetit këtë qështje .

Nuk e di se sa ndihet komod z.Isa Mustafa, kur është informuar se Qeveria aktuale Kurti, ka filluar një luftë të pa kompromisë kundër korrupsionit, krimit ekonomik të orgonizuar dhe  bartësve të  këtyre të këqijave për vendin.

LDK-ja, në të vertetë pas çlirimit, aktivitetin e saj politikë e ka harmonizuar në mënyrë konstante me synimet politike të PDK-së, mbase edhe tani edhe sa i përkët qendrimit kundër qeverisë Kurti, është në sinkron me PDK-në.

Pas vënies në shënjestër të kritikave të Qeverisë Kurti, nga Isa Mustafa, pse nuk po e zbaton Kurti masën e reciprocitetit me Serbinë, me të njëjtin vokabular fliste edhe Mustafi i LDK-së, në një emision TV, thuajse të dytë ishin marrë vesh se si ta fajsonin Kryeministrin Kurti, pse nuk zbaton reciprocitetin me Serbinë.

Qëllimi jo vetëm i këtyre dy figurave politike, njëri ish politikanë dhe tjetri aktual dhe bashkëmendimtarët e tyre nuk është të ndihmojnë Qeverinë aktuale për realizimin e disa proceseve të rëndësishme në interes të vendit ,por qëllimi i tyre pasi kanë humbur postet e mëparshme është që t'i  krijojnë ndërskamca qeverisë aktuale për ta armiqësuar me Bashkësinë ndërkombëtare, me shpresën që jetëgjatësia e kësaj Qeveria të jetë sa më e shkurtër dhe LDK dhe partitë tjera që humben zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme , t'i kthehen sa më parë qeverisjes së vendit edhe pse kjo ëndërr është vështirë e realizueshme,  sepse Qeveria Kurti gëzon përkrahjen e shumicës se qytetarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat