1 Qershori - Dita e fëmijëve!

Opinione

1 Qershori - Dita e fëmijëve!

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:01
Adem Bytyçi

Të dashur fëmijë të Republikës Kosovës, mrekullia dhe shpresa e vetme e të ardhmes së vendit tonë, urime dita e fëmijëve 1 qershori, shëndet, fat dhe gëzime me të mira në jetën tuaj.

Kosova po ju do të dukej si një shkretëtirë e braktisur e pa banuar, pa as një lule dhe mungesë e aromës së jetës.

Kosova me ju është vendi më i mrekullishëm në botë, kudo që udhëton sheh fëmijë duke luajtur, që Kosovës i japin dritën e jetës dhe shpresën e të ardhmes.

Jo vetëm Kosova, por çdo familje dhe vend i Kosovës po ju do dukej si një kopsht pa lule, me ju si një parajsë të cilën do ta adhuronte çdo kush.

Duhet ta pranojmë ne më të vjetrit, veçanërisht ata që drejtojnë dhe merren me punët e shtetit ,se kemi bërë shumë pakë për ju, ju meritoni shumë më shumë, çerdhe, shkolla, pushimore dhe vende argëtimi dhe pushimi, si dhe shtesa fëmijërore në lekë për ju siç i kanë të gjithë moshatarët tuaj në shtetet e rajonit, po shpresojmë se realizimin e kësaj të drejte pas lufte për herë të parë do t’iu mundësojë Qeveria aktuale Kurti!

Fëmijë të dashur, gjithmonë u paçim të lumtur në Kosovën e zhvilluar dhe të pasur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat