Si të merresh vesh me njeriun që lëpihet kur flet!

Opinione

Si të merresh vesh me njeriun që lëpihet kur flet!

Nga: Kimete Berisha Më: 4 qershor 2021 Në ora: 10:22
Kimete Berisha

Unë nuk e kam ditur se Kryeministri i lëpin buzët kur flet, sepse kurrë (ama kurrë) nuk shikoj asgjë tjetër në TV, përveç filma!

Ju kam treguar më duket, janë dy shqiptarë që kam nerva t'i dëgjoj kah flasin:

Edi Rama dhe Shefqet Krasniqi.

Të dytë më mahnisin me vetëbesimin e tyre gjigand dhe me njëfarë sharmi të çuditshëm që i tipizon.

I pari sillet si Zot, e i dyti flet në emër të Zotit:

I Like It!

Siç e dini, gjuha mund të përdoret edhe për të lëpirë.

Thuhet se, ashtu si gishti tregues i secilit që i ka shenjat e veçanta, edhe secila gjuhë i ka shenjat unike, që do të thotë, krejt çka kemi folur palidhje, na është regjistruar në kode dhe vija të posaqme të gjuhës sonë...

E kemi hëngëd,s'ka shpëtim, kemi shumë xhevape për të dhënë, shumë për të provuar...

Ishalla shkronjat nuk regjistrohen si pjesë përbërëse e gjuhës, e shpëtoj pa u ndëshkuar, se unë e kam ruajtur gjuhën nga fjalët helmuese, me fjalë të rënda e kam mbushur veç lapsin, e me gojë ma don me m'dëgju kur flas, mehlem për varrë!

Prandaj, thuhet se gjuha thyen eshtra.

Ama, lëpirja është tjetër mesele.

Lëpirja shpreh një dëshirë (apo dy e më shumë dëshira) të lëpirësit!

Kur dikush lëpihet para teje, dije se ose po t'lakmon ty ose ushqimin tënd nëse je duke hëngër najsen.

Është ndjenjë e veçantë të gjendesh përballë lëpirësit.

S'di a e keni provuar!

Studiuesit e lëpirjes së buzëve kanë zbuluar se kur dikush i lëpin buzët derisa flet me ty, ky gjest mund të jetë tregues i stresit të lëpirësit, pasi që tensioni zvogëlon rrjedhjen e pështymës dhe e thanë gojën.

Kur të thahen buzët, normal që i lëpin.

Mua nuk më ka ndodhur të lëpihem, sherri karminit, edhe qëllimi ka qenë mos me lmeru najkon!

Nëse personi nuk lëpihet për ushqim, atëhetë dije mirë se bëhet fjalë për një porosi të paramenduar seksuale, që lëpirësi ta dërgon ty.

Ama s'mund të jetë e vërtetë kjo shkencë, sepse lëpirësi nuk e fton krejt popullin në puthje.

Me siguri kjo prirje për t'u lëpirë kur flet është ves, ku me ditë kur daton ky rremb i tij.

Si e tillë, porosia e lëpirësit mund të jetë shumë problematike, veçanërisht nëse personi i lëpin buzët ngadalë, atëherë mos provo Zot.

Kur e ke zanat të lëpish buzët t'ua, normal që e lëpin edhe atë që e pështyn.

Se gjuha është budallicë.

Prandaj, Aleksandër Vuçiqi s'ka më nevojë të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Shqiptarët e kanë rehabilituar Serbinë. Kanë pranuar ta ndajnë Kosovën e përgjakur me Serbinë, pa i pranuar Serbia krimet dhe vrasjet masive të shqiptarëve.

Pse nuk e ka pranuar Serbia fajin?

Sepse shqiptarët nuk ia kanë kërkuar!

Shembull, Hashim Thaçi përkulej para pllakave përkujtimore të rrejshme, ku shqiptarët aluzoheshin si terroristë.

Isa Mustafa shkrihej para Serbisë, e Avdullah Hoti, fliste serbisht para Vuçiqit: 'Razumem'!

Dikush ka thënë se njeriu që përkulet-nuk thyhet, ama e paska pasur gabim.

Shqiptarët kanë kërkuar krimet dhe 'fajin' e UÇK-së dhe ato që i kanë kërkuar i kanë gjetur!

Zoti e di kush janë këta shqiptarë!

Para takimit në Bruksel, Vuçiqi ka njoftuar se Kryeministri i Kosovës nuk është Hegeli.

Ka gabuar Vuçiqi.

Se Hegeli ka thënë 'Nga historia mësojmë se nuk mësojmë asgjë nga historia'!

Kryeministrii Kosovës as Einstein nuk është sipas Vuçiqit.

Einstein ka thënë 'Gjeneratat që e injorojbë historinë, s'kanë as të kaluar e as të ardhme'!

Ama keyesore fansat e Kryeministrit mendojnë se Kryeministri është Zot.

Punë për ta.

Nëse e fusin dorën në xhep, e kuptojnë se Zoti nuk t'lë pa rrisk.

Nëse i shikojnë djemtë e vajzat e shkolluara duke e braktisur Kosovën, e kuptojnë se Zoti nuk i braktis fëmijët e tij!

Nëse e shikojnë qeverinë duke i shpërblyer hajnat e vjetër dhe duke i punësuar familjarët e tyre, e kuptojnë se ne nuk jemi dy popuj shqiptar.

Jemi i njejti mentalitet. Hajna dhe primitivë.

Ama fansat nuk shikojnë, nuk mendojbë, fansat veç ndjejnë.

Tash për tash.

Sa të largohen ndjenjat, ju kallzoj unë!

Kryeministri paska qenë edhe ushtar i UÇK-së. Gjithë ky ushtar që kish pasqenë në UÇK, kurse Adem Jasharin e kanë lënë vetëm.

Vetëm e kanë lënë!

P.S. Ju vazhdoni shani. Ama dje me zë të lart më tha rrugës një djalë shumë i ri 'Kimete, Ti je Nona'!

Dhe që ka thënë Keanu Reeves, kam ardhur në atë gjendje sa që nëse dikush më thotë 'dy dhe dy bëjnë-pesë', nuk e kundërshtoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat