Vizita e pakuptimt e Palmerit dhe Lajçakut në Kishën ortodokse serbe

Opinione

Vizita e pakuptimt e Palmerit dhe Lajçakut në Kishën ortodokse serbe

Nga: Adem Bytyçi Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:30
Adem Bytyçi

Takimi i diplomatit amerikan Matheë Palmer dhe atij evropian Lajçak me një grup popash të Kishës ortodokse serbe, në Beograd.

I dërguari amerikan Palmer dhe ai evropian Lajçak, për të ndihmuar rifillimin e negociatave Kosovë ‐Serbi, për arritjen e një marrëveshje të paqes Kosovë - Serbi, pas një vizite të shkurtër në Kosovë, vazhduan vizitën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe disa figura politike të qeverisë aktuale serbe, ndër të cilat edhe me kryeminstren e qeverisë serbe Brnabiq, për t'iu sugjeruar, që sa më parë të arrinin një marrëveshje paqe me shtetin e Kosovës.

Takimi i këtyre dy politikanëve njëri amerikan e tjetri evropian me një grup popash serb të besimit ortodoks rangjesh të ndryshme me rastin e kësaj vizite Beogradit, ka nxitur intresimin, por edhe reagimin e shumë mediave dhe qarqeve politike ndërkombëtare dhe të Kosovës.

Nëse i referohemi memories historike Kisha ortodokse serbe në Kosovë është përgjegjëse për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë.

Madje edhe në luftën e fundit, para se të fillonte luftën krimineli Millosheveq, për zhfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në vendbanimet tjera etnike jashtë Shqipërisë londineze, në vitet 1997/99, këtë luftë e ka bekuar Kreu i Kishës ortodokse serbe.

Dihet se kisha serbe këmbëngul në mohimin e pavarësisë së Kosovës dhe rikthimin përsëri të Kosovës nën okupimin e shtetit serb, për të vazhduar gjenocidin kundër shqiptarëve aty ku u ka mbetur deri në zhbërjen definitive të popullsisë shqipëtare në Kosovë dhe kudo tjetër në trojet e tyre etnike.

Për këtë arsye shtypi ndërkombëtare e kanë vlerësuar si të pakuptimt takimin e Palmer dhe Lajçak me një grup popash të kishës ortodokse serbe, të cilët historikisht në vend që besimin ta përdorinin për qëllime religjioze, në raport me shqiptarët e kanë përdorur për qëllime politike kundër tyre...

Edhe lidhur me zhvillimin e negociatave Kosovë- Serbi ,për të arritur një marrëveshje paqësore.

Kosovë, Serbi, pas një lufte të përgjakshme gjenocidale në të cilën Serbia ishte agresori ndërsa Kosova viktima, kisha ortodokse serbe, përkatësisht kreu i kësaj kishe e manipulon politikën serbe.

Nuk dihet se a ishin dhe pse duhej të ishin në dijeni diplomati amerikan Matheë Palmer dhe ai evropian Lajçak, për këtë para se të takoheshin me këtë grup popash të besimit ortodoks serb, respektivisht me ca përfaqësues të Kishës ortodokse serbe, në mënyrë që t'iu thonin në sy qëllimin e tyre nihilist dhe racist ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre ligjitime kolektive nacionale dhe të drejtën për ta patur shtetin e tyre sovran dhe të pavarur në tokën e të parve të tyre, siç e kanë shtetin e tyre edhe vetë populli serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat