Kjo kishë si kult fetar nuk e ka vendin në oborrin Universitar

Opinione

Kjo kishë si kult fetar nuk e ka vendin në oborrin Universitar

Nga: Dedë Preqi Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:56
Kisha

Sëcili religjion i ka kultet e veta fetare dhe vendi i kultit duhet të jetë në një vend ku nuk e pengojnë objektet njëra tjetren apo ku nuk pengohen institucionet në mes vete, në mënyrë që njeriu kur t'i lutet zotit, përveq se duhet të jetë i lirë, duhet dhe ta kuptojë se ku është vendi i tij i lutjes.

Poashtu edhe populli i Kosovës, në bazë të të drejtës themelore dhe të ligjshme që ia jep Kushtetuta, duhet të përpiqet të marrë edhe tiparin e vet të qenjës së tij, të përbërë nga trupi dhe shpirti, duke e ndier vetën të lirë, dhe pa dallime racore, fetare, etnike e politike.

Ajo që është duke ndodhur sot me imazhin e natyrës tonë fetare në Kosovë, do të jetë edhe më e vështirë të shprehim atë që është duke ndodhur me kulturën tonë, e cila nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e objekteve fetare dhe llojin e tyre, por ka të bëjë me zanafillën e objekteve, qëllimin dhe tiparin e asaj, që e bëne të vështirë përceptimin e një objketi të tillë.

Megjithatë, dyshimet dhe kritikat vijnë njëra pas tjetre, se çfarë do të thoshte kjo kishë ortodokse serbe mes oborrit të Universitetit, themelët e sëcilës ia vendosi krimineli Arkan, në kohën e regjimit të Millosheviqët, i cili objekt nuk ka fare leje ndërtimi nga asnjë Institucion i Kosovës, edhe akoma është në shqyrtim një leje e tillë dhe pa të drejtë, duke ditur se kjo tokë dhe ky vend është pronë e Universitetit të Prishtinës.

Kjo gjë bëhët e dukshme në shumë elemente të planifikimeve dhe qëllimeve të Serbisë, në të kaluarën dhe me pretendimet e sotme, që të gjitha janë variante dhe metoda të saj, për të realizuar ato projekte që i ka në programin dhe preambulën e kushtetutës së vet, kundër shtetit të Kosovës, dhe kundër popullit shqiptarë.

Prandaj, ky popull (serb), është një qenje që nuk ka kufinj, dhe mbetët i çuditshëm me natyrën e vet, i cili e konsideron vetëvetën mbi të tjerët dhe i pa zavendësueshëm, që historinë e vet dhe për të tjerët e përshkruan dhe e bënë sipas dëshirës dhe logjikës së një bote të paracaktuar, në një formë siq e përcakton njeriu për qejfin dhe interesin e vet.

Kosova dhe shteti i saj, duhet ta gjejë vetën tek imazhi i një vendi demokratik, që njeriu i saj të trajtohet në mënyrë të barabartë, pa dallime etnike, religjoze dhe politike, por në esencë, në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, të zbatojë realitetin e vet, se ky vend ka ligje dhe ka rend kushtetues, i cili e bënë të mundur qytetarin e këtij vendi që të jetë i lidhur me këto rrethana pa përjashtime, privilegje dhe kërcënime.

Ka një lëvizje rreth objekteve dhe kulteve fetare, të cilat në kohën e pas luftës janë ndërtuar me leje e pa leje ndërtimi nëpër vende të ndryshme të Kosovës, por një objekt fetar, sikur kjo kishë ortodokse në mes oborrit universitar, e ka një domethënje të çëllimshme, imazhet e së cilës nuk përçojnë mesazhe fetare, që i drejtohen lutjeve ndaj Zotit, por mesazhe e tilla janë përçarëse dhe ndjella-keqe në mes komuniteteve, apo në këtë rast kur bëhët fjalë në oborrin e studentëve universitar.

Këtë kishë, që e ka mbjellur krimineli Arkan, në emër të Millosheviqit, si një këpurdhë e rebeshit shiut dhe fortunës së luftës në Kosovë, që e stërpiku me gjak një popull të tërë dhe ngjyrosi çdo pore të jetës tonë me njollat e këtij gjaku të bijave dhe bijëve tanë. Prandaj, kjo kishë nuk i ngjanë një kulti fetar, duke ditur se lopatën e thëmeleve të saj e hudhi një kriminel lufte, i cili nuk ishte njeri i parimeve njerëzore por ishte njeri i krimeve dhe masakrimeve njerëzore.

Kjo kishe nuk e meriton të mbetët as muze, por thëmelet e saj duhet të rrafshohen, sepse edhe nëse mbetët muze, që të mbetët kujtim i holokaustit shqiptarë, një ditë do të kthhehet në një kishë të madhe, që do të merr emrin e kriminelit Millosheviq, të cilin shumë shpejtë do e shpallin edhe « shën Millosheviq », edhe më madhështor se Sveti Sava.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat