Seanca e sotme parlamentare, tregon shumë për të ardhmen e Kosovës

Opinione

Seanca e sotme parlamentare, tregon shumë për të ardhmen e Kosovës

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 qershor 2021 Në ora: 21:01
Adem Bytyçi

Sipas rëndësisë së temës që trajtohej në këtë seancë, e që kishte të bënte me të ardhmen e Kosovës dhe popullit shqiptarë të Kosovës në raport me Serbinë dhe mënyra siç u soll opozita ndaj kësaj temë kaq me rëndësi imediate për vendin, mund të konstatohet siç vijon:

1. Më shumë kishte tallje dhe fyrje me metafora urrejtje ndaj Kryeministrit Kurti, se sa interesimi me përgjegjësi dhe seriozitet me ballafaqimin e temës e cila ishte boshti i rendit ditës së kësaj seance parlamentare e cila i referohej negociatave me Serbinë.

2. Më i zëshmi nga të gjithë deputetët në këtë seancë me shprehje denigruese dhe tallëse kundër Kryeministrit Kurti, shquhej Enver Hoxhaj i PDK-së.

3. Po të vlerësohet drejtë raporti aq i ashpër opozitë, pozitë dhe dallimet aq diametralisht të kundërten përkitazi me rifillimin e negociatave Kosovë-Serbi dhe mundësia për arritjen eventuale të një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shteteve, duket të jetë absolutisht e pamundur arritja e një koncenzuesi opozitë-pozitë, se për cilat tema duhet të dialogohen e cilat jo Kosovë-Serbi dhe

4. Nuk mbahet mend të ketë patur Kosova opozitë më të dobët, që nga çlirimi i vendit e deri në ditët e tanishme, të cilës përveç luftës për pushtet dhe sulmeve kundër kundërshtarëve politik, thuajse nuk i intereson asgjë tjetër.

Madje, kjo opozitë sillet në mënyrë shumë të ashpër kur i numrohen anomalit bartëse e të cilave ka qenë kur e ka qeverisur vendin...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat