Tani, ka filluar Kosovës t`i vije era shtet

Opinione

Tani, ka filluar Kosovës t`i vije era shtet

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 qershor 2021 Në ora: 13:09
Adem Bytyçi

507 Patentë shoferë të konfiskuar brenda 24 orëve.

Tani, ka filluar Kosovës t'i vije era shtet.

Po të kishin vepruar kështu policia edhe në të kaluarën, sot shumë qytetarë tanë që kanë humbur jetën në trafik do të ishin gjallë!

Për më tepër  lejet e konfiskuara nuk do të mund t'ia nxjerr Pronto Mafia dhe as partia para se të vendos ligji .

As kush mbi ligjin, të gjithë të barabartë para ligjit, ata që shkelin ligjin në burg, ndërkaq hajnat e mëdhenj në Dyz, kështu shteti funksionon në t'mirën e qytetarëve të tij.

Kosava ka nevojë për një shtet të tillë i cili jo vetëm të dobëtit, por di t'i ndëshkojë edhe t ‘fortit kur bijën ndesh me ligjin.

Në ndërkohë do të binden edhe ata që kanë menduar se nuk guxon as kush t'i ndëshkojë edhe nëse shkelin ligjin, se do të ndëshkohen.

Pra, në një shtet të së drejtës as kush nuk është mbi ligjin, prandaj shtetin nuk mund ta sfidojë as një parti dhe as një individ pavarësisht postin në të cilin është.

Shteti garanton sigurinë e qytetarëve të tij vetëm atëherë kur e zbaton ligjin me përpikëri ndaj të gjithë qytetarëve  pa dallim dhe nuk pranon kompromise me shkelësit e ligjit për as një çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat