A ishte i drejtë shkarkimi i Valdete Dakës nga Presidentja Osmani?

Opinione

A ishte i drejtë shkarkimi i Valdete Dakës nga Presidentja Osmani?

Nga: Adem Bytyçi Më: 14 qershor 2021 Në ora: 23:20
Adem Bytyçi

Është shumë i drejtë, por i vonuar.

Valdete Dake, në krye të KQZ-së, ka qëndruar një kohë relativisht të gjatë.

Gjatë mandatit të saj në krye të këtij Komisioni e kanë përcjellur shumë anomali dhe i është nënshtruar shumë kritikave jo vetëm të subjekteve politike, por edhe mediave dhe shoqërisë civile.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të parakohshme, zonj.Daka është akuzuar për anshmëri dhe jo objektivitet në mënyrën e vlerësimit të rezultateve të votimit.

Sjellja e Dakës në raport me diasporën në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, dhe komplikimi i mënyrës se votimit të diasporës në këto zgjedhje e bënë të padenjë Valdete Dakën, që të qëndrojë edhe më tutje në krye të KQZ-së, dhe shkarkimi i saj nga ky post nga presidentja e shtetit ani pse i vonuar, është katërciprisht i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Kundërshtimi PDK-së, kundër shkarkimit të z. Valdete Dakës, nga posti i Kryetares së KQZ-së, është i motivuar politikisht, sepse Z.Daka, në këtë post e ka emëruar ish-presidenti, dhe ish-kryetari i parties së tyre Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat