Largimi i Kishes serbe nga hapësirat universitare është i domosdoshëm

Opinione

Largimi i Kishes serbe nga hapësirat universitare është i domosdoshëm

Nga: Dibran Demaku Më: 16 qershor 2021 Në ora: 09:39
Dibran Demaku

Patriotë të sotëm e akuzojnë njëfarë Hamdi Vraniqin se paska pasë dhënë leje për ndërtimin e kishes serbe brenda hapsirave të Universitetit.Këtë fakt e nxjerrin në shesh për të sulmuar të birin e tij që tash qenka një prej zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Se kur dhe nga kush është dhënë leja për ndërtimin e kishes serbe brenda hapësirave universitare nuk dihet,por ajo që dihet është fakti se andej nga fundi i viteve të tetëdhjeta dhe në fillim të viteve të nëntëdhjeta Serbia ka vepruar siç ka dashur edhe në teritorin e Kosovës,të cilin teritor e ka quajtur gjithmonë si të vetin?!(Në të vërtetë edhepse Kosova sipas kushtetutes të vitit 1974 kishte një autonomi,ajo po sipas asaj kushtetute ishte pjesë përbërëse e Serbisë?!).

Ky fakt si i tillë erdhi në shprehje sidomos pas anulimit të autonomisë së Kosovës me 23 mars të vitit 1989 nga vetë Kuvendi i atëherëshëm të Kosovës.Dhe anulimi i autonomisë së Kosovës do të bëhej nën presionin e madh serbë mbi dekegatët shqiptarë të përbërjes së atëherëshme të Kuvendit.

Që nga 23 marsi i vitit 1989 e tutje Serbia ka zbatuar ligjet e veta edhe në teritorin e Kosovës.Nëse ndonjë zyrtar shqiptar i asaj kohe ka dhënë ndonjë nënshkrim apo leje(si në rastin e lejes për kishen serbe)ai nënshkrim do të jetë dhënë nën presion,sepse siç u tha edhe më lartë pas 23 marsit të vitit të mbrapsht 1989,Serbia ka vendosur për gjithçka në dhe mbi Kosovën!

Si bashkëkohank i asaj kohë më kujtohet rasti i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme mbi teritorin e Kosovës në mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 1990Atë mbrëmje më kishte ardhur radha që të isha kujdestar në lokalet e televizionit.Më kujtohet se si pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme (siç thuhej nga sekretari i atëherëshëm i punëve të brendshme Jusuf Karakushi,ditari i tretë i lajmeve në televizionin e Prishtinës do të vonohej për më shumë se një gjysëm ore,sepse nuk po gjindej askush nga kuadrot politike të Krahinës që t‘i drejtohej popullit për shkakun e riaktivizimit të sërishëm të gjendjes së jashtëzakonshme!

Urdhëri i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kishte ardhur nga Beogradi dhe atë do ta nënshkruante Jusuf Karakushi,meqë ai ndodhej në pozitën e sekretarit krahinor të punëve të brendshme!(Serbia pothuajse se një shekull me radhë ka vepruar në këtë mënyrë:të gjitha ligjet në dëm të Kosovës janë nënshkruar nga shqiptarët!

Një i afërm i imi më ka treguar një fakt tronditës të kohës pas rënies së satrapit serb Rankoviqit.

Shumë zyrtarë serbë të kohës së tij,kishin rënë pas rënies së tij.Kishte rënë edhe shefi i stacionit policor të Gllogovcit(tash Drenasit) dhe për bëmat e tij kundër shqiptarëve për të ishte ngritur aktakuzë në gjyqin e qarkut të Prishtinës.Në aktakuzë ai do të gjykohej për gjymtimet dhe masakrimet që ua kishte bërë shqiptarëve të kësaj komuneje gjatë aksionit famkeq të mbledhjes së armëve të vitit 1956.

Pas leximit të aktakuzës gjyqtari i rastit ia kishte dhënë fjalën të akuzuarit.Ai,pra i akuzuari kishte deklaruar se nuk e ndiente vetën aspak fajtor sepse ai nuk kishte bërë asgjë tjetër vetëm kishte kryer detyrat e ngarkuara.Dhe sipas fakteve ato detyra për gjymtimin dhe masakrimin e shqiptarëve ishin dhënë po nga shqiptarët,që kur ishin dhënë urdhërat kishin qenë në pozita udhëheqse të komunës.I akuzuari i kishte paraqitur të gjitha dëshmitë dhe faktet e urdhërarresteve të shqiptarëve të nënshkruara po nga shqiptarët!

Dhe gjykata e kishte liruar të akuzuarin si të pafajshëm?!

Fillimi i ndërtimit të kishes serbe në hapësirat e Universtietit të Prishtinës kishte filluar atëherë kur shqiptarët ishin përjashtuar nga çdo organ udhëheqës!

I vetmi reagim për mos ndërtimin e asaj kishe paksa në mënyrë zyrtare(për shqiptarët,sepse serbët dhe Serbia as që donte të dinte se çfarë thuhej,vinte nga kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës,kur në paraqitjet e tij publike të së premteve disa herë do të deklaronte se shqiptarët nuk do ta pranonin kurrë si të tillë objektin e kishës që po lëshonte shtat në hapësirat universitare?!

Dhe tash shqiptarët (patriotë)në vend se të mendojnë dhe të veprojnë për largimin e „mortajës“ nga hapësirat universitare merren me të kaluarën duke gjurmuar e gërryer se kush e paska pasë lëshuar lejen për ndërtimin e saj.

Ditë më parë ishim dëshmitarë se si në Bosnjë u rrënua kisha e ndërtuar në pronën private të një banoreje të përkatësisë bashnjake të atjeshme.Dhe ajo kishë siç shihej ishte moshatare e kishes në Prishtinë.

Një grua e menqur e Bosnjës kishte fituar të drejtën e saj në gjyqin ndërkombëtar.

Nuk dimë deri më sot nëse ndonjë zyrtar i Universitet tonë të këtë bërë një padi të tillë në gjyqin ndërkombëtarë?!
Sido që të jetë shqiptarët duhet ta kenë në plan të parë largimin e „mortajës“ nga hapësirat universitare.Me të gjitha mėnyrat dhe mjetet e mundshme?!Largimi i saj është i domosdoshëm?!....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat