Gjenocidi i Serbisë me bekimin e kishës vrau 633 civilë në Podujevë

Opinione

Gjenocidi i Serbisë me bekimin e kishës vrau 633 civilë në Podujevë

Latif Mehmeti Nga Latif Mehmeti Më 18 qershor 2021 Në ora: 08:49
Refugjatë

Mizoria e ushtrisë e policisë  serbe vazhdonte edhe gjatë tërheqjes  së tyre nga Kosova, pas kapitullimit të Sllobodan Millosheviqit, njeriu që kreu gjenocid në shtetet e Ballkanit.

Derisa forcat serbe po e lëshonin Kosovën më 19 prill 1999 për tu mos u kthyer më kurrë, në qytetin e Podujevës nga mllefi i tyre kapitullues  vranë tre civil të pafajshëm, duke vulosur gjenocidin që kryen në mes të Evropës.
Vrisnin këdo që ju dilet përpara, digjnin  shtëpi dhe plaçkitnin pronat  e shqiptarëve.  

Përveç që ishin vrasës, ata i ngarkonin  nëpër kamion e traktor edhe orenditë e shqiptarëve, që kur të shkonin në Serbi ti paraqesin si trofe lufte. Aq gjenocidial  ishte regjimi i Millosheviqit, saqë në Podujevë dogji 4 mijë e 481 shtëpi, ose çdo të tretën. Kjo nuk u ndal deri sa po e lëshonin Kosovën.

Shumë banorë kanë treguar se  kur janë kthyer nëpër shtëpi pas çlirimit i kanë gjete shtëpitë ende duke u tymuar, që tregon se zjarri iu kishe vënë para pak orëve.

Për mundësinë e tyre gjenocidiale  janë dëshmi edhe vrasja e kafshëve. Të gjitha bagëtitë që familjet i kishin për mbijetesë i kishin vjedhur ose i kishin qit në territorin e Serbisë, deri sa të tjerat i kishin vra. Strategjia e Serbisë ishte që të shkatërrohen çdo gjë në Kosovë, që të pamundësohet jeta.

633  civilë  të pafajshëm janë  ekzekutuar  në komunën e Podujevës nga forcat serbe, që po kryenin gjenocid  me bekimin e kishës.
Gjenocidi ishte institucional, i organizuar nga të gjitha strukturat. Nga 633 shqiptarë të vrarë, 85 ishin fëmijë, 114 i takonin gjinisë femërore, deri sa 85 konsideroheshin të zhdukur.

Ndërsa edhe sot e kësaj dite nuk dihet për fatin e 41 personave të zhdukur. Shumë familjeve iu kishin vrarë më shumë se një anëtar i familjes, 36 familje me nga dy të vrarë, 9 familje me nga tre,  4 familje me nga pesë, 2  familje me nga gjashtë, 1 familje me shtatë dhe një familje me tetë anëtar të vrarë. Sa i përket dëmeve materiale janë vlerësuar 376.918.135 euro.

 22 vite kanë kaluar nga gjenocidi që kreu Serbia  në Kosovës, pas 22 viteve nuk kemi  asnjë iniciativë për padi ndaj Serbisë, përjashto tri raste individuale që kanë bërë civilet e pafajshëm. Por e kundërta ka ndodhur me Serbët, ata kanë ngritur mbi 330 padi ndaj shqiptarëve në komunën e Podujevës.   Pas 22 viteve nuk kemi të dhëna statistikore  nga institucionet lokale dhe qendrore mbi krimet serbe. Institucionet e Republikës të Kosovës kanë dështuar në prezantimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. 

Por, gjenocidi që është kryer në Kosovë e Podujevë, nuk është vonë kurrë që të punohet për t’ia dëshmuar botës.
Ashtu siç ka bërë Izraeli dhe vazhdon të bëj edhe sot, që ka prodhuar qindra e ndoshta mijëra filma e dokumentar për gjenocidin që kanë kryer ndaj tyre nazistët.                             

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat