Të pagjeturit (zhdukurit) janë zëri vajtues i lirisë dhe i të gjithë atyre martirëve dhe dëshmorëve që përpiqeshin të mbronin pragun e derës

Opinione

Të pagjeturit (zhdukurit) janë zëri vajtues i lirisë dhe i të gjithë atyre martirëve dhe dëshmorëve që përpiqeshin të mbronin pragun e derës

Nga: Agim Vuniqi Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:45
Agim Vuniqi

Qe 21 vite po dëgjojmë ne çdo tubim zgjedhor klithjet triumfale të “komandantëve politikë”, se na çliruan, për te arsyetuar plaçkitjen popullore të pas luftës, si trofe lufte. Nënqmojnë dhe ofendojnë intelegjencën e popullit me fabulet për shkathtësit e tyre luftarake, me doktrinën e tyre ushtarake, me “betejat” e fituara për të na bindur se ata merituakan tokën e plaçkitur, rrënimin e fabrikave, shitjen e makinerisë si hekurishte, me një fjalë shkatrrimin e ekonomisë nacionale si triumf lufte, se të mirat materiale “të realizuara” i kanë dhuratë nga miqtë...

Dhe pa fije turpi dhe ndërgjegje akuzonin popullin me ofiçin ”trimat e Bllacës”, edhepse një popull i tërë i pambrojtur u largua nga Kosova përmes koridorit të projektuar të spastrimit etnik drejt kufirit për t’i shpetuar masakrave makabre, dhunës sistematike seksuale (20.000), ngase ishin të pambrojtur. Intervenimi i NATO-s ndodhi jo duke dëgjuar fabulat e “çlirimtarëve politikë” të paqes, por ndodhi se në Kosovë u vranë civilët e pambrojtur, u dhunuan seksualisht gra e burra, u bë spastrimi etnik deri në shkallë gjenocidi, dhe kështu u shkelë kapitulli VII i OKB-se, ndodhi katastrofa humanitare dhe ndodhi bombardimi 78 ditësh i caqeve ushtarake serbe, duke shpëtuar civilët e pambrojtur. Shumë nga ata edhe sot përjetojnë ato dhimbje të njejta dhe kërkojnë trupat dhe varrosjen e dinjitetshme të të afermve të tyre.

Ata sot janë zëri vajtues i lirisë dhe i të gjithë atyre martirëve dhe deshmorëve që përpiqeshin të mbronin pragun e derës, pra luftën e fituan ata që pësuan viktima më së shumti, ata që sot pas 21 vjetesh kërkojnë për të varrosur me dinjitet të afërmit e tyre.

Ju milionerë të pas luftës mund të kërkoni votën si ta zhvilloni vendin, jo si ta plaçkitni atë si triumf lufte, duhet te flisni për ekonomine, arsimin, shendetesin, jo për trimerit tuaja dhe betejat e fituara të pas luftes dhe, plaçkitjen e buxhetit popullor. Boll më se nuk jemi aq budalla që të mashtrohemi nga triumfi juaj i pas luftes ne konventat zgjedhore partiake.

Populli i shumevuajtur i Kosoves meriton lirine, te drejten për te punuar dhe për te jetuar me nder, te kete arsim cilesore, kujdes shendetesor, te levize i lire ne cdo cep te Kosoves dhe jasht dhe te jete i mbrojtur nga ligji, kjo eshte ajo që ata e meritojne si cdo qytetare i botes se lire. Poshte mashtruesit partiak, liri popullit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat