Para historia nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës

Opinione

Para historia nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës

Nga: Skënder Mulliqi Më: 19 qershor 2021 Në ora: 21:32
Skënder Mulliqi

Kosova çka do që të themi, është shtet i varfër me ekonomi të pazhvilluar sa duhet. Nuk jemi larg shteteve të pa zhvilluara edhe pse ne mund të mendojmë ndryshe. Kemi mundur të zhvillohemi, por e lamë veten dhe shtetin mbrapa me kast. Rrethanë lehtësuese megjithatë për ne është së jemi në Evropë, e jo diku në Afrikë për të mbetur për jetë e mot hiq asgjë.

Ajo që do ti kishte bërë mirë Kosovës në këto rrethana të përpëlitjes për të dalë nga qorrsokaku ekonomik dhe politik, do të ishte inkuadrimi në BE, ku edhe do të kishim pasur fonde të posaçme zhvillimore. Nuk jemi se nuk i patëm njerëzit që kanë dije ta drejtojnë shtetin e Kosovës në fazën delikate të tranzicionit. Pasi që jemi larg strukturës së BE-së dhe jemi ku jemi, nëse dëshirojmë të jetojmë më mirë, do të duhej të mendojmë seriozisht për rritje ekonomike, të mendojmë të ndërtojmë fabrika, ta ngjallim industrinë e rëndë, pa të cilën nuk mund të zhvillohemi dhe as të kemi mirëqenie.

Kalimi në ekonominë e tregut nuk mund të bëhet brenda natës. Kjo mund të bëhet me një mobilizim të ri të pushtetit, më një mobilizim të përgjithshëm qytetar. Nëse nuk kemi vende të mjaftueshme te punës për rininë tonë, nëse nuk kemi paga të mira dhe nëse nuk mendojmë që të kemi një shoqëri të shëndosh, nuk kemi mundësi të ecjes tonë përpara.

Me idetë dhe me logjikën retrograde të shekullit të kaluar, Kosova nuk mund të ketë perspektivë. Pushteti i dijshëm , pushteti me inovacion dhe me ide përparimtare, me kuadro të larta profesionale, do të krijonte ambient të ri zhvillimor, do të krijonte perspektivë të re për të jetuar në Kosovë.

Forcat politike, të cilat dëshirojnë të mbajnë gjendjen e tillë çfarë është, jo të mirë, nuk i duhen Kosovës. Mjaftë i patëm, mbi kokë për dy dekada. Çdo kthim mbrapa do të ishin fatale për vendin dhe popullin e saj. Pushteti i ri duhet pru ligje të reja, të cilat do të kishin balancuar ndërtimin e fabrikave, nën drejtimin e kuadrove profesionale, duke i tërhequr kështu edhe investimet dhe investitorët e jashtëm, pa të cilët zor të kapërcehen krizat e katandisura qe shumë kohë… Para historia nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat