Mbi disa teza të shpjeguara keq, prej Nexhmedin Spahiut

Opinione

Mbi disa teza të shpjeguara keq, prej Nexhmedin Spahiut

Nga: Ylli Mece Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:53
Ylli Mece

Krejt rastësia më bëri që në faqe të internetit të shikoja një debat të ndezur dhe goxha të gjatë e që në vorbullën e tij me të drejtë ishin përfshirë një masë e gjerë lexuesish

Nuk është në natyrën time që të merrem me mendimet pro apo kundër të individëve të caktuar qofshin këta dhe me tituj si”doktor”, “doktor- proff” “Bashkëpuntorë të rinj apo të vjetër shkencorë”etj etj. Nga ana tjetër, kur problemi ka të bëjë me çështje të mëdha të një rëndësie të veçantë, sikurse kur dëmtohen rëndë interesat kombetare si rezultat i shtremberimeve botkuptimore, është detyrë qytetare të mos heshtësh.

Po pse, çfarë ka ngjarë ?- mund të pyes dikush?

Pra, sikurse e theksova më sipër një ”proff.”shqiptar i krahinës tonë të Dardanisë(Kosovës) z.Nexhmedin Spahiu, që unë nuk e di se në çfushë e ka marrë këtë titull na paska deklaruar se” Kombin shqiptar për tu formuar si i tillë na e paska ndihmuar Turqia” dhe se para kësaj shqiptarët na paskeshin qenë serbë dhe grekë. Më vonë vrejta se ai pjesën e dytë të fjalisë ku bëhet fjalë se qenkëshim serbë e grekë e ka mohuar duke pretenduar për spekullime gazetareske, por që i qëndron besnike pjesës së parë, pra që...”Turqia na paska ndihmuar në formimin e kombit”( për rrjedhoje kjo Perandor,i sipas llogjikës së tij ma ha mendja se ka formuar dhe kombin grek, bullgar, rumun,..pra krejt shtetet e Ballkanit që kanë pas qenë të pushtuar prej saj). Nëse z. Spahia e ka fjalën për 4 vilajetet e mëdha shqiptare të ndara këto në sanxhake e në kaza do t’i thoshja atij se kjo ndarje administrative me kufinj territoriale nuk ka aspak të bëjë me konceptin” komb” sepse Turqia donte apo nuk donte, si një Perandori e madhe që ishte e kishte të domosdoshme ndarjen administrative.Pse mos vallë kjo ndarja në 4 vilajete e përgatiti terrenin e na formoi ne si komb? Natyrisht ai nuk e përmend këtë gjë, por na hidhet te “Lidhja e Prizrenit” se gjoja Turqia na paska ndihmuar që te realizohej kjo lidhje, mbasi shqiptaret kërkonin përcaktimin e kufinjve të tyre. Kjo që shkruan Nexhemdini per lidhjen e Prizrenit se gjoja u mblodh për të përcaktuar kufijtë, është disi gjysmake, sepse patriotët e mëdhenj me Abdyl Frashërin në krye nuk kërkonin përcaktimin e kufinjeve por mos coptimin e trojeve tona prej vendeve fqinje grabitqare dhe kjo i vinte për shtat Turqisë së lodhur të cfilitur dhe tashmë sëmurë rëndë.I vinte për shtat sepse në një farë mënyre indirekte ruhej Perandoria Osmane . Pra jo përcaktim të kufinjve por ruajtjen e tyre nga coptimi.Në këtë rast Turqia ishte në hall dhe ruhej sepse luftrat e brendeshme e dobësonin edhe më tej Prendorinë Osmane dhe asaj nuk i interesonte çthurja ndaj dhe sulltani Abdyl Hamiti nuk i doli kundra. Teza të tilla sikurse dhe ajo e një profesoreshe e cila na “verteton” dashamiresinë e Austro-Hungarisë për te përcaktuar dhe ruajtur kufijte e Shqipërisë, janë keq interpretime historike foshnjarake të cilët nuk futen në analiza, se përse Turqia psh e përkrahu për momentin Lidhjen e Prizrenit dhe më vonë ju kundervu asaj, ose ku qëndron arësyeja dhe çfarë e shtyu Austro-Hungarinë të mbajë qëndrim “dashamirës” ndaj Shqipërisë ? Të jetë se donin me shpirt Shqipërinë apo kishin hallet dhe interesat e tyre imperialiste për dominime në kurriz të popujve?(Shumë vite më vonë Mussolini .. : Albania e’ nel mio cuore = Shqipërinë e kam në zemër)”Pa kuptuar dhe shpjeguar qellimin e këtyre çështjeve madhore do të ishte e njejete sikur profesori Nexhmedin të përligji dhe pushtimin Italian i cili bëri bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe po kështu mund ta kishte bërë atë dhe me Çamërinë po qe se do ta kishte pushtuar Greqinë dhe kjo nën masken e dashamiresise pushtuese për te na bashkuar etikisht dhe formuar vetem nje komb, teori këto tipike të ballisteve tanë në Shqipëri por dhe në Kosovën e asaj kohe të Mithat Frashërit, Rexhep Mitrovices e sidomos te xhelatit Xhafer Deva qe Spahiu kerkon ta beje hero dhe ta dekoroje edhe pse ai i ka patur duart të zhytura në gjak madje të tilla i ngelen edhe sot mbas vdekjes e që proffi në fjalë kërkon ta riabilitoje. Po ky”goxha proff.” a e di se Xhafa i Devajve pati bashkepunuar me nazistët gjermanë dhe me Kosta Pecanakun , Drazha Mihajlloviçin kryeballistin e çetnikeve serbë, në një aleancë me gjermanet ( sikurse dhe Xhafa i Devajve)kunder luftes Nacional- çlirimtare si në Shqipëri ashtu dhe në Jugosllavi? I di këto profi apo është më ballist se sa vet ballistët?

Mendimi foshnjarak i z.Spahiu qendron te fakti sepse ai ende nuk di se çështë Kombi si nocion prandaj dhe i përulet politikës së Turqisë për islamizimin fetar të popullatës shqiptare për ta helmuar dhe më vonë për ta nënshtruar atë. Dhe aq marrëzira bën në shkrimet e tij sa hera Kosovën e bën shtet dhe herë shprehet kombi i Kosoves dhe këto marrëzira ai po qe se i bën nga padituria mbase dhe i falet, sepse ka mbaruar për matematike, por nëse e di dhe e bën qellimisht do të thote se eshte tinzar se paskemi dy kombe të ndryshem, një brenda kufinjve shtetëror të Shqipërisë( pra kombin shqiptar) dhe një tjeter brenda kufinjve që Evropa i vendosi Kosovës duke i tjetërsuar flamurin. Jo kjo eshte nje djallezi për të mos thene nje diversion qe u shkon për shtat teorive të Çubriljoviçit, Mihajlloviçit, Tito – Rankoviçit, Milosheviçit, Vuçiçit dhe “viçërve” të tjerë nga Serbia e cila ende qan me kujë që ngeli pa Jugosllavi. Serbisë me apo pa dashje ashtu sikurse i erdhi përkohësisht në ndihmë I.Rugova me teorinë e tij të “ ruajtjes së frymës revolucionare por pa aksione të tilla dhe pa luftë të armatosur” kështu po i vjen në ndihmë tashmë mbas lufte dhe Nexh. Spahiu ndihmë kjo, që nuk mund ta realizonin dot as 1000 agjentër të UDB-së. Po pse ku qëndron thelbi reaksionar i dy kombeve të ndryshem Shqipëri- Kosovë që ai dhe në materiale të tjera për të përligjur dy kombesitë e ndryshme deklaron se Shqipëria me Kosovën nuk kanë për tu bashkuar kurrë ??(Cfarë “superagjenti”... na paska marrë të dhëna nga BE-ja dhe Amerika !!.. Po popullin shqiptar per ketej dhe andej kufinjve a i ka pyetur ?..Apo kush pjerdh per popull?!!|!)

Kjo do të thotë se Kosova nuk e gëzon të drejtën për të qenë e bashkuar me Shqipërinë, sepse vërtet flet shqip, por nuk janë shqiptare , janë kosovarë .Shikoni çfarë djallëzi dhe sa bukur i shkon në ndihmë Serbisë së mbetur vetëm paçka se Serbia bën sikur zemerohet me nocionin e ” dy kombeshit” të dy këmbëshmit Spahiu!..Kështu që për rrjedhojë mbi bazen e mendimit aguridh(te pa pjekur) apo të qëllimshëm të tij, ata (shovinistët serbë) e kanë të hapur pretendimin për “ nashu Kosovu” Citimi i Spahiut është ky:..... ““ Kombi shqiptar ekziston që një shekull dhe është i njohur nga të gjithë kombet e botës që një shekull, kurse kombi kosovar ekziston që dy dekada dhe është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës” ....( Duke u shprehur me termologjinë e matematikes, shkencë kjo ku ju kini studjuar desha te te them se me vjen keq o proff. Më vjen me të vërtetë keq nga që ju po ngaterroni katetin me hipotenuzen, ose me saktë shtetin me kombin të cilat sigurisht që kanë lidhje por janë dy gjera te ndryshme nga njeri tjetri, sepse i pari shpreh indetitet kombëtar i dyti shpreh një sistem të tërë institucionesh në duart e një klase për të sunduar ideologjikisht politikisht dhe ekonomikisht nje klasë tjeter)

Shtrohet pyetja mos ka te drejtë Nexhmedini, nga ku Kosova duhet të jetë komb më vete dhe Shqipëria më vete? Po pse ore prof. në dorën tënde dhe timen apo të zuskes Evropë dhe zonjës së madhe Amerika ka ngelur të na percaktojmë se cfare jemi ne ?! Apo është në dëshira subjektive të shtresave të caktuara, apo në dorë të armiqve paska ngelur të përcaktohet kombi i ynë?
Dhe që të bindemi se kjo nuk është në dorën e askujt por është një definicion filozofik po jua u them se kombet kanë karakter historik në formimin e tyre, duke kaluar nëpër disa etapa.Në komunitetin primitiv nuk ka patur kombe, por me kalimin dhe zgjerimine shoqerisë si dhe me lindjen e mardhenieve prodhuese u mbollën filizat e para të kombesive dhe kjo deri ne fund te feudalizmit sepse me shembjen e këtij rendi kombësitë morën trajtë më të dukshme më cilsore duke formuar kombet e tyre që dallohen nga disa cilësi të veçanta nga njeri tjetri

Por çjanë kombet dhe nga se karakterizohen ata?

Kombet nuk janë gjë tjeter veçse bashkësi e domosdoshme e qëndrueshme e një mase të madhe populli të cilët janë formuar historikisht në zhvillim e sipër, të formuar mbi bazen e gjuhes së përbashkët autoktone të tyre, që kanë një territor po aq të vjeter historikisht sa dhe vet ata, që në shekuj e shekuj kanë berë e bëjnë një jetë të përbashkët ekonomike, që kanë një formim psiqik moral e shoqëror, që manifestohet me kulture të përbashkët doke zakone rite këngë valle, vaje dhe trashgimi kulturore të përbashkët. Ky është dhe kombi ynë me apo pa dashjen e Turqisë me apo pa dashjen e Serbisë, me apo dhe padashjen e Greqise...sikurse keshtu janë dhe këto kombe të cilat i përmenda më sipër me apo pa dashjen e shqiptarve.

Tani le të shkojmë te teza e juaj: Mos vallë këto elemente që tipizojnë nji komb te ne i formoi Turqia? Dhe ja supozojmë se ajo nuk do na kishte” ndihmuar” për të qenë komb...ju si thoni: A do të ishim ne apo jo një Komb shqiptar ? Nese ju ashtu sikurse e kam pare dhe lexuar une ne portal ( dhe që ju u eshte kundervene nje mase e madhe komentuesish), deklaroni se pa Turqinë apo ndihmën e saj nuk do të kishte komb shqiptar por do ishim serbe apo greker eshte nje gafë e madhe e rëndë për të mos thënë se e ke gëzuar jashtë mase gjithë shovinizmin e fqinjeve pavarsisht nese ata jane greker , serbë, italiane pse jo dhe lakmitë e ish sulltanëve të përtej Bosforit.Ja kështu është puna.Edhe shkencat shoqerore duhen interpretuar me saktesi matematikore ndryshe behen zgjidhje të gabuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat