Ne mërgimtarët e ndërgjegjshëm nuk e pranojmë poshtërimin

Opinione

Ne mërgimtarët e ndërgjegjshëm nuk e pranojmë poshtërimin

Nga: Prof. Fahri Mahalla Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:58
Prof. Fahri Mahalla

As për dhjetëra mijëra euro, as për qindra mijëra,as për miliarda euro, e le më për 100 apo 200 euro që duhet t'i paguajmë për sigurimin e automjeteve tona. Ne mërgimtarët për KOSOVËN kemi dhënë me qindra milionaeuro,kemidhënëedhe miliarda euro, shumë kanë dhanë edhe jetën. Ne mërgimtarët jemi të gatshëm të japim edhe mashumë, sa herë që është nevoja për Kosovën tonë.

Ata mërgimtar që s‘kanë dhënë kurrë kurrgjë për Kosovën, të tillët janë ankuar dhe do të ankohen për tua paguar sigurimet e automjeteve të tyre. Ne shumica e mërgimtarët që kemi kontribuar për Kosovën, kërkojmë nga institucionet e Kosovës, vendiminqë e keni marrë për tua paguar sigurimine automjeteve për mërgimtarët. Ju lutemi që këtë vendim ta anuloni menjëherë.Ne mërgimtarët nuk e pranojmë poshtërimin.

Kjo shumë e mjeteve neve mërgimtarëvenuk na dëmton. Ndërsashuma 10,000,000eurove e dëmton shumë Kosovën. Këto dhjetëra miliona më mirë meja dhënë Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës, që të pajiset me ato pajisje për të cilat kanë nevojë.

Institucionet e Kosovës nuk i kanëkuptuar kërkesat emërgimtarëve. Ne mërgimtarët kemi kërkuar nga institucionet e Kosovës, kur të hyjmë në kufirin e Kosovë të mos presim me orë të tëra, për ta paguar sigurimin e automjeteve.

Organet udhëheqëse të Sigurimevetë automjeteve në Kosovë, i duanë paratë, por se duan punën. Udhëheqësit esigurimeve gjatë kohës kur vijnë mërgimtarët në Kosovë, ka qenë dashtë, me punësuar me qindra punëtorë sezonal, sidomos student, këta punëtorë të sigurimeve do tua plotësoninformularët mërgimtarëve në kufij,një kopje të formularit e merr mërgimtari, një kopje i mbetet sigurimit, kështu mërgimtarët pa dalë nga automjetete tyre, do tikryejnë sigurimet e automjeteve, nga aimoment që nënshkruhet formulari, automjeti është i siguruar, mërgimtari e merr edhe flet pagesa nga punëtori i sigurimit,pagesa e obligueshmebrenda 24 orëve që të paguhet, mos pagesa në afatin e caktuar, pasojnë dënimi pesëfish më shumë, kjo është zgjidhja. Ne mërgimtarët këtë e kemi kërkuar dhe e kërkojmë.Nuk kemi kërkuar lëmoshë dhe nuk e pranojmë POSHTËRIMIN.

Institucionet e Kosovës në bashkëpunim me organet udhëheqëse të sigurimeve ta zgjidhin këtë problem të kartonit të gjelbër. Ky problem kanë pas mundësi tëzgjidhet shumë më herët. Bandëssë sigurimeve dhe bandës jashtë sigurimevenuk i ka konvenuar ky problem që të zgjidhet( kartoni i gjelbër ). Ne mërgimtarët presin nga kjo qeveri që ta zgjidhë këtë problem.

Sigurimet i kanë shfrytëzuar pronarët e automjeteve,ata të Kosovës dhe ata të Mërgatës, sidomos ata të mërgatës, kurë kanë bërë aksident, u janë paguar dëmet me shuma qesharake. Një të pa ditur që ishte emëruar tani në krye të sigurimeve të automjeteve, e dëgjova në një intervistë, ai thoshte se një automjet, nëse dy vite nuk regjistrohet nuk mund të regjistrohet kurrë më. Oti njeri i pa ditur, pronari i automjetit është ai që vendosë, se ae donë me regjistruar automjetin e tij apo jo, kurpronari i dorëzon tabelat e automjetit,ndërpritet sigurimi, parat e mbetura duhet meja kthye pronarit, pyetje për sigurimet,aja ktheniparatë e mbetura pronarit të automjetit, normalisht duhet tija ktheni.

I pa dituri thoshte. Automjetet e pa regjistruara po i dëmtojnë sigurimet. O njeri i pa logjikshëm, automjeti i pa regjistruar nuk ka të drejt me dalën në komunikacion, ai që del me automjet të pa regjistruar,atij duhet ti konfiskohet automjeti nga policia, njëherësh edhe pronari duhet të dënohet me para edhe me burg, kështu edukohet njerëzimi.

Sigurimi nuk dëmtohet, aiqë s’ka sigurim, ai i paguan dëmet e shkaktuara në komunikacion, drejtësia merret me të, sigurimi e ndjekë përmes drejtësisë, deri sa t’ia nxjerrë paratë, nëse është nevoja ti konfiskohet edhe pasuria e paluajtshme. Sigurimi ja paguajnë dëmin të dëmtuarit. Sigurimet duhet tija dërgojnë policisë regjistrin e automjeteve të pa regjistruara.Policia kudo që hasë në ato automjete të pa regjistruara i konfiskon, pse nuk veprojnë kështu organet udhëheqëse tësigurimeve, ato e dinë ma mirë, njëherësh edhe ne e dimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat