Zëri i zymt në parlament i deputetëve të korruptuar

Opinione

Zëri i zymt në parlament i deputetëve të korruptuar

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 qershor 2021 Në ora: 17:10
Adem Bytyçi

Sa i zymt tingllon zëri i atyre deputetëve në parlament , të cilët në vend që të denoheshin me burg efektiv për korrupsion arritën të denoheshin me denim me kusht.

Përderisa denimi me kusht për hajni dhe korrupsion në Kosovë ,nuk zëvendësohet me denim me burg EFEKTIV, hajnia, korupsioni dhe krimi ekonomik i orgonizuar as një herë nuk ka për t'u evituar, por vetëmsa do të riciklohet nga indivitët e njëjt të politikës.

Si mund të thuhet ndryshe kundër këtij fenomeni kaq të dëmshëm për ekonomin , dhe segmentët më vitale të shoqërisë ,duke filluar nga arsimi, shëndetësia dhe ngritja e nivelit të mirëqenjës së qytetarëve në vendin tonë përderisa në parlamentin e Kosovës janë të pranishëm shumë deputet, të cilët në vend që të denoheshin për korupsion, krim ekonomik të orgonizuar me burg efektiv janë denuar me denim me kusht dhe vazhdojnë të ndihen të qetë në vazhdimin e karierës së tyre politike , me mundësin që nësër pas nëser të zënë pozita të rëndêsishme në institucionët shtetërore për të vazhduar përseri avazin e vjetër të korrupsionit , krimit ekonomik dhe shumë fenomeneve tjera në dëm të shoqërisë .

Ky është fakti që e orsyeton abrogimin e denimit me kusht për korupsion dhe zëvëndësimin e tij vetëm me denim me burg efektiv për korupsion dhe krim ekonomik të orgonizuar, në mënyrë që të koruptuarit të largohen përfundimisht nga sqena  politike dhe t'iu ndalohej që as njëherë tjetër mos të ken të drejtë të kyqën në jetën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat