A pagoi Dhurata Hoxha me urdhër të Thaçit për ndarjen e Kosovës?

Opinione

A pagoi Dhurata Hoxha me urdhër të Thaçit për ndarjen e Kosovës?

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 8 korrik 2021 Në ora: 23:19
Dhurata Hoxha dhe Hashim Thaçi

Prej që ku është përmendur ideja për shkëmbim territore nga ish presidenti Thaçi, ka pasur gjithnjë hulumtime të cilat anë vënë në pah se kjo ide ishte shumë e rrezikshme. Për më tepër, është thënë se janë paguar shuma të mëdha parash për lobime të ndryshme, për të realizuar këtë skenar.

Së fundi edhe Jeta Xharra ka theksuar një gjë të tillë, duke thënë se gjatë qeverisjes “PAN”, janë paguar 168 mijë euro një kompanie me seli në Paris, e cila sipas tyre kishte promovuar “Pozicionin e Kosovës” për “Korrigjim territoresh”, si mjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht se këtë gjë e mohojnë nga PDK, aq më tepër që edhe Dhurata Hoxha asokohe ministre e integrime ka ngritur padi ndaj Jetës për shpifje, nuk besoj se prokuroria do të niset nga një shpifje për të ngritur aktakuzë.

Kujtojmë se këtë të mërkurë që po lëmë pas, Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës dhe disa zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie, si të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kur jemi tek Dhurata Hoxha, duhet theksuar se është treguar e pamëshirshme kur është në pyetje paraja publike. Edhe gjatë kohës që ishte ministre, Dhurata nuk ka kursyer buxhetin e shtetit, mesatarisht 500 euro është “dhurata” që ia ka bërë vetes secilin muaj gjatë dy vjetëve sa ishte ministre e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Këtë shumë e ka realizuar në emër të mëditjeve. Shumë më shumë se kaq ka harxhuar nga kredit-kartela, nëpërmjet së cilës ka pasur qasje në fonde publike. Përpos 45 mijë eurove pagë sa ka realizuar gjatë gjysmë-mandatit qeverisës, ministrja Hoxha si e vetme ka bërë edhe shpenzime të tjera, në lartësinë 64,121.95 euro. Mbi 40 mijë euro prej tyre në vitin 2018. Vetëm nga kredit-kartela, ajo ka shpenzuar 28,488.04 euro. Në vitin e parë të detyrës, shuma ishte më e vogël, ndërsa në 2018-n nga kartela ishin bërë shpenzime mbi 14 mijë euro, e deri në gusht të 2019-s edhe mbi 12 mijë euro të tjera.

Duke marrë parasysh këto shuma të mëdha, Dhurata s’do ta kishte fare problem të paguante 100 mijë as 200 mijë euro sipas urdhrit që mund t’i vinte nga Hashimi si ideator në shkëmbim të territoreve. Unë nuk e di saktë, por jam i prirë për t’i besuar Jeta Xharrës më shumë se Dhurata Hoxhës, e cila tek e fundit ka qenë vetëm vegël e “të mëdhenjve” në krye me Hahsimin, me synimet e tija për shkëmbim do të mund te fitonte amnisti, gjë që nuk ia arriti.

Nëse vërtetohet se Dhurata Hoxha ka paguar për lobim në ndarje të vendit, ajo duhet të dënohet sipas ligjit dhe të marrë dënimin e merituar. Kjo quhet tradhti kombëtare, për të cilën gjë Dhurata duhet të jap përgjegjësi përpara drejtësisë, e cila uroj që mos të ndikohet nga elemente e vjetra të regjimeve të së shkuarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat