Lufta e fundit në Kosovë nga një përspektivë ose retrospektivë tjetër

Opinione

Lufta e fundit në Kosovë nga një përspektivë ose retrospektivë tjetër

Nga: Agron Shabani Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:42
Agron Shabani

Ndërkohë që Presidenti amerikan, Bill Clinton së bashku me Administratën dhe gjeneralët (admiralët) e tij në Pentagon, i kishin bërë planet dhe përgatitjet e fundit për të sulmuar ushtarakisht Serbinë gjatë vitit 1999; në atë menyrë që njëherë e përgjithmonë t´u ipej fund atyre aktëve makabre dhe tepër sadiste të dhunës, terrorit dhe masakrave të egra të soldateskës dhe policisë serbiane kundër shqiptarëve të Kosovës: Infrastruktura e përgjithshme ushtarake, teknike ose logjistike në Republikën e Shqipërisë, ku ishin paraparë të dislokohëshin ose stacionohëshin helikopterët e njohur ushtarak (luftarak) amerikan të firmës "Apaçë" së bashku me avionë të ndryshëm vëzhgues ose bombardues të SHBA-së dhe Natos e kështu me radhë, ishte në gjendje të mjerueshme ose jofunksionale. Për të mos thënë alarmante ose katastrofike. 

Në Shqipëri atëbotë në radhë të parë nuk kishte fusha, hapësira, ajroporte ose poligonë të nevojshme ushtarake ose luftarake ku do stacionohëshin, manevronin dhe vepronin "Apacët", "Avaksët" "Tornadot", "S.Harrierët" ose bombarderët tjerë të SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe etj. 

Mungonin si të thuash edhe infrastruktura dhe arkitektura themelore ose elementare në kontekstin e mesipërm ushtarak ose luftarak në Republikën e Shqipërisë.

Nuk kishte madje as baza të ndryshme ushtarake ose luftarake prej nga ku do mund t´i kryenin ose zhvillonin aksionet e tyre ushtarake ose luftarake helikopterët ose bombarderët e njohur të SHBA-së dhe vendëve të tjera aleate të Natos-kundër ushtrisë kriminale dhe gjakatare të Millosheviqit! Nuk funksiononte si të thuash asgjë si duhet ( duhej) asokohe.

Ndonëse, vetëm bartja ( transferimi) dhe stacionimi (dislokimi) i "Apaçëve" në Shqipëri, SHBA-së i kishin kushtuar asokohe afro 5OO milion dollarë amerikan. 

Pa i harruar këtu edhe ngritjen ose ndërtimin e bazave të njohura ushtarake ose luftarake në Shqipëri nga ana e SHBA-së, Republikës Federale të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë së bashku me sulmët ose bombardimet e fuqishme të caqëve ushtarako-policore të Serbisë nga ana e SHBA-së dhe Aleancës së Natos gjatë luftës së fundit në Kosovë që kapin shifrën qindra miliardëshe të eurove ose dollarëve amerikan. 

Në anën tjetër ndërkaq, pas "depërtimit triumfal" të flotës detare ose ushtarake të Rusisë përmes Dardanelëve ose "Grykës së Bosforit" në Turqi, në vend të Turqisë e cila si anëtare e Natos, asokohe nuk kishte as vullnet dhe as guxim politik dhe ushtarak t'i parandalonte luftanijet ruse në marëshimin e tyre drejt Detit të Mesdheut ose Adriatikut, për t´u ndihmuar ose dalur zot Millosheviqit dhe Sërbisë në luftë kundër Natos dhe UCK-së: Ishin luftanijet amerikane, gjermane dhe britanike ato që i kishin prandaluar ose stopuar asokohe luftanijet e Rusisë ( të mbushura me armë nukleare ose atomike) për të depërtuar në Detin e Mesdheut ose Adriatikut. 

Se këndejmi, gjithashtu thuhet se "binomi" ose "tandemi" famëq Rusi-Turqi, përmes disa të ashtuquajturve udhëheqësve, komandantëve ose komesarëve të ndryshëm kokëbosh ose kokëtul që vepronin ose penetronin asokohe në kuadër të Shtabit të Përgjithëshëm të UCK-së, kishin bërë cmos mbi paraqitjen ose prezantimit e luftës së lartëpërmendur clirimtare dhe patriotike në Kosovë në prizmin e një lufte fetare ose islamike në Kosovë! Duke i dhënë simbole, ngjyrime, mesazhe, parulla, slogane dhe konotacione të ndryshme fetare, kulturore ose ideologjike, të ngjashme ose analogjike me ato të muslimanëve boshnjak në Bosnje Hercegovinë etj. Ndonëse, qëllimet e mesipërme serbo-ruso--turko-bizantine, edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi. Nejse!

Meqë fjala mbi arkitekturën ose infrastrukturën e gjithëmbarëshme ushtarake ose luftarake të Republikës së Shqipërisë gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999) dhe përfitimet ose beneficionet e shumëta ushtarake (luftarake), teknike, logjistike, infrastrukturale, materiale, ekonomike dhe të tjera të Shqipërisë nga e lufta e mesipërme në Kosovë: Do theksuar faktin se në saje të angazhimit ose kontributit të saj taktikë ose logjistikë (në favor të Natos ose Perëndimit) gjatë luftës së fundit në Kosovë, Republika e Shqipërisë ka përfituar në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Duke filluar që nga ngritja ose ndërtimi i infrastrukturës së saj ushtarake ose luftarake, për të vazhduar më anëtarësimin e Shqipërisë  në Nato si dhe me favore ose benificione të tjera politike, ushtarake, materiale, industriale, ekonomike, turistike dhe të tjera. Gjithënjë fjala mbi Aleancën e Madhe Nato-UÇK-Shqipëri gjatë lufës së fundit në Kosovë.

 

Çka (çfarë) na mësojnë e kaluara ose historia e përgjithshme ushtarake dhe politike e fundshekullit të njëzetë (2O, ose XX)...?!

Pas shpërbërjes totale dhe përfundimtare të ish perandorisë jugosllave, nën parullat dhe sloganet e njohura reaksionare, utopike, dogmatike dhe demagogjike të "shtetit dhe popullit qiellor serb deri në Tokio të Japonisë": Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij kriminal dhe gjakatar në Beograd, atëbotë i filluan luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë etj. 
Për të vazhduar kështu me kryengritjen dhe mobilizimin e masave ose shtresve më të prapambetura (primitive) të popullit ose shtetit serb në luftëra ose konflikte të përgjakshme dhe shkatërrimtare kundër kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe kështu me radhë. Çmenduri ose fantazma iracionale dhe neofashiste!

Fashizmi, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike të Ernst Blochut si dhe të shumë mendintarëve të tjerë, ne radhë të parë është kryengritje dhe një mobilzim i përgjithshëm i shtresave ose kategorive me të pazhvilluara dhe me të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare- kundër humanizmit, modernitetit, racionalitetit, edukatës, kulturës , progresit , zhvillimit dhe emancipimit të gjithëmbarëshëm shoqëror ose qytetar. Apo, kryengritje dhe një mobilizim i përgjithshëm iracional, infantil dhe psikopatologjik kundër lirisë, paqës, drejtësisë dhe vlerave të njohura globale ose universale të jetës së njeriut. 

Ndonëse, i ngritur dhe projektuar ku me pak e ku me shumè edhe mbi " materien" ose "substratin" e ideve ose teorive te ndryshme "elitare", "eksluziviste", absolutiste, borxheze ose "sindikaliste" të Gjorgj Sorelit, Vilfrid Paretit etj.. si "revolucioni konservativë" nga lartë-poshtë etj...Sipas vleresimëve, studimëve ,analizave dhe formulimeve të shumëta shkencore dhe metodologjike të shumë filozofëve, sociologëve, psikologëve, antropologëve dhe politologëve të njohur: Pos faktorit të njohur njeri, gjegjësisht, natyrës dhe karakterit të njohur mental ose psikofizik të një personi ose individit, një ndër shkaktarët ose faktorët kryesor të luftërave ose konfliktëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë, në radhë të parë janë faktori fetar (religjioni), faktori bilogjik, gjegjësisht " pema" e njohur familjare ose gjenealogjike e grupit, individividit osd kolektivitetit së bashku me kodin e njohur nacional ose struklturalgjenetikë, variantën ose faktorin e njohur kimikë ( kimia e trurit, ngjyra e lekurës, ngjyra e trupit, ngjyra e flokëve, ngjyra e syve etj.), faktori gjeografik (antropogjeografia, gjeografia politike etj.), faktori historik ( antropohistoria ose historia shteterore, nacionale ,fetare, kulturore, politike etj),  faktori etnik (etnografia, etnologjia, etnogjeografia, etnohistoria, etnopsikologjia, etnofilozofia  etj.), faktori sociofizik (fizika sociale, fizika organike etj.), faktori ideologjik ( ideologjia shteterore, nacionale, politike, ushtarake, fetare, shkencore, kulturore, industriale, ekonomike etj.) , faktori mental ose psikologjik dhe kështu me radhë.

Aty janë edhe sfidat, zhvillimet, procesët, fenomenët dhe provokimet e ndryshme të historisë së njohur shtetërore ,nacionale, qytetare ose politike si njeriu (personi ose individi), populli (kombi), shteti, shoqëria, shëndeti, mirëqenja, ekzistenca, koekzistenca, lumturia, paqja dhe  harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare...Psikologjia, sociologjia, filozofia, politologjia, historia, gjeografia, teologjia, antropologjia, gneseologjia, ontologjia, epistemologjia dhe ideologjia e njohur shtetërore, nacionale, politike, ushtarake ( luftarake), fetare, kulturore, historike etj...Arti, shkenca, teknika, industria, ekonomia, etika dhe estetika e preferuar shtetërore ose nacionale dhe të ngjashme. Pa i harruar këtu edhe hedonizmin, utopinë, dogmatizmin dhe demagogjitë e ndryshme fetare, kulturore, nacionale, politike, historike...Ekskurset, diskurset, imagjintat, fantazitë ,fenomenët dhe sfidat e reja fetare, sociokulturore, sociopsikologjike, sociohistorike, socioantropologjike, sociopolitike dhe të tjera. Sociologjinë si shkencë dhe një kritikë të njohur shoqërore dhe qytetare në mes ideologjisë, revolucionit dhe trashegimisë së përgjihshme shtetërore, nacionale, politike, fetare, kulturore, historike etj. Dialogun, kompromisin, konsenzusin, puralizmin dhe liberalizmin e njohur qytetar dhe demokratikë si sfidë apo si racionalizëm kritikë dhe metodologjik kundër iracionalizmi, totalitarizmit, autoritarizmit ose kundër çfarëdolloj autoritarizmi, totalitarizmi, hegjemonizmi ose ekspanzionizmi të mundshëm shtetërorë, nacional, ushtarak, politikë etj.

P.S.

Disa faktor tjerë me rëndësi:

 Se këndejmi, Platoni në kuader të "Shetit" të tij  i ka ndarë dhe klasifikar dikur njerëzitë ose shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare në bazë të diferencave dhe antagonizmave të njohura klasore, sociale ose  materiale, gjegjësisht, në "klasën e pasur" dhe në" klasën e varfër" njerëzore dhe qytetare në kuader të "polisit"(shtetit) të atëhershëm të Athinës.

Ndërsa, në kuader të "Ligjëve" e tij administrative dhe juridike , duke i studiuar dhe analizuar shkaqet dhe faktorët e ndryshëm relevant dhe paradigmatik të funksionimit dhe determinimëve të njohura shoqërore dhe demokratike, Platoni i veçon në vazhdim shkaqet dhe faktorët e ndryshëm natyror dhe gjeografik (si klima, konfiguracioni dhe relijefi i njohur tokësorë ose gjeografik, hapesira e përgjithshme etnike, gjeografike , historike, kulturore etj,) për mbarëvajtjet dhe funksionimet e mirëfillta shtetërore, nacionale, qytetare etj.

Ndërkaq, Aristoteli duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër(4) pjesë ose dimenzione të njohura sociale dhe politike si Filia (Solidariteti shoqërorë ose qytetar), Koinonia (Grupimët e veçanta), Politea (Shteti) dhe Nomos ( Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë): I veçon tre(3) shtresa ose kategori të posaçme njerëzore ose qytetare: Të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur.

Ndonëse, pa i harruar këtu konceptët e njohura shoqërore dhe qytetare të Sen Simonit, Immanuel Kantit,Adam Smitit etj...Përkatësisht, drejtimet dhe orjentimet e njohura shkencore dhe sociologjike të shtëve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare sipas strukturave ose radhitjeve të ndryshme shkencore dhe metodologjike.

Si për shëmbull, Volteri, Dekarti, Spinoza dhe të tjerë, ishin të mendimit se mu njashtu sikurse në sferat ose fushat e njohura të fizikës, mekanikës, kimisë etj...Edhe rregullat dhe ligjët e ndryshme shoqrore ose sociologjike duhet kuptuar dhe konceptuar mbi bazën e ligjëve ose rregullave të mësiprme fizike ose mekanike.

Ndonëse, drejtimi i mesipërm mekanik (sipas Dekartit, Volterit, Spinozës etj.) nuk do të ketë ndonjë ndikim të fuqishëm ose masivë në sociologjinë bashkohore. Kjo në radhë të parë për faktin se shteti dhe shoqëria e sotme njerëzore ose qytetare janë shumë me të ndrlikuara dhe shumë me komplekse dhe masive, se sa vet ligjet ose drejtimt e mesipërme mekanike. 

Pa i harruar këtu edhe Metodat e njohura Induktive, Deduktive dhe Diskursive së bashku me Gjeometrinë Analitike, Matematikën Universale dhe ´ Principet e njohura Matematikore ose Aritmetike të Filozofisë së Natyrës (  lëxo:" Naturalis Philosophiae Principia Mathematica") sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura shkencore dhe metodologjike të Frënsis Bekonit, Isak Njutënit, Rene Dekartit etj.

Apo, drejtimi biologjik i cili ka për qëllim prezantimin , konceptimin , krahasimin dhe konvencionalizimin e ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme shoqërore ose qytetare mbi bazën e ligjëve ose teorive të njohura evolutive ose bio-organike.

Tre (3) variantat e tij krysore janë: Varianta organike; Varianta sociale ose socio-fizike (sipas Çarls Darvinit, August Kommtit etj.) dhe Variante Racore ose Ekskluziviste (sipas A.Gobinosë, R.Chemberleinit, A.Rosenbergut etj.).

Drejtimi ose pozicioni gjeografik: Ithtarët dhe protagonistët  e këtij drejtimi ose pozicioni shoqëror dhe sociologjik janë të mendimit se ngjarjet, fenomenët dhe dukuritë e ndryshme shoqërore ose politike duhet kërkuar edhe tek faktorët e njohur gjeografik. Përkatësisht, në Antropogjeografi, apo në Gjeografinë politike, Gjeografinë historike ose etnike të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme qytetare ose politike.m(Kujto teorinë e njohur të Malthusit etj.)

U mor vesh se Max Weberi në kuader të veprave ose shkrimëve të tij të njohura si "Shoqëria natyrale","Etika protestaniste dhe kapitalizmi."; "Shkenca si thirrje", "Politika si thirrje" etj. Është i mendimit se procesët e ndryshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë janë rezultat logjik i natyrës dhe karakterit të njohur (lexo: psiçik ose psikofizik) të personit ose një individi të caktuar politik ndaj të tjerëve, apo ndaj shoqërisë së njohur njerëzore ose qytetare.

Ndërkohë që edhe aksionët (ose reaksionët) e ndryshme individuale ose kolektive ndodhën të ndara dhe klasifikuara sipas: aksionëve të mirëfillëta dhe racionale në raport me qëllimët e ndryshme shoqërore ose qytetare, aksionet racionale në raport me vlerat ose parimet e larta, aksionët tradicionale, aksionët emocionale, aksionet iracionale etj. 

Me veprime ose aksione racionale nënkuptojmë veprimët ose aksionet e mirëfillëta, të logjikshme dhe të kordinuara.

Ndërsa, me ato reaktive, iracionale ose negative, nënkuptojmë stresin, depresionin, instiktin dhe emocionet e pakontrolluara në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale ose kolektive.

Siegmund Freudi në këtë frymë është i mendimit se reaksionët dhe pothuajse të të gjitha dukuritë dhe reagimët e ndryshme shoqërore ose qytetare parasegjithash janë rezultat i një reagimi të brëndshëm, gjegjësisht instiktit polar (libidos së brendshme trupore ose psikofizike) në organizmin e njeriut.

Duke i nënkuptuar edhe polin dhe antipolin (...).Gjegjësisht, "mbingarkesën e polit" dhe "shpërndarjen racionale" ose " iracionale" të enërgjisë së tepruar (negative ose pozitive) në vetëdijen dhe organizmin tonë në atë menyrë që të përmbushën ose ushqehën paksa epshët ose kërkesat e ndryshme individuale apo kolektive të peronave ose individëve të ndryshëm në çdo kohë dhe hapësirë.Qofshin ato kërkesa materiale, politike, funksionale, materiale, karieriste, profiteriste etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat