“Vafsh në djall ti Zoti Rama dhe jo Europa !“

Opinione

“Vafsh në djall ti Zoti Rama dhe jo Europa !“

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 15 korrik 2021 Në ora: 12:12
Edi Rama

“O, si nuk kam një grusht te fortë
T’i bij m’u ne zemër malit qe s’bezanë.
T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët,
N’agoni te perdihet si vigan i vramë.”

E  di, këtë e thoshte Migjeni në kohen e Zogut, ketë donin ta thoshin e gjithë Shqipëria, por nuk  guxonin si i kërcënonte vdekja, këtë duan t`iu thonë edhe juve por nuk kanë guxim,  sepse nuk i dihet.

Por ja që po ta them që e gjithë Shqipëria është për të hyrë në Europë , por ti me milionerët dhe miliarderët e Shqipërisë e pengoni hyrjen.
Sikur Europa mos të na donte si shqiptarë, ato nuk do ti pranonin mbi një milion shqiptar. Po, po një milion shqiptar të po kësaj Shqipërie . E shihni që Europa nuk është kundër shqiptarëve por kundër jush ! Ju jeni të vetëdijshëm  për këtë por nuk  e doni fatin e Sanaderit të Kroacisë.

Ti po krijon “ Mini Shengen “, e me kë?,  me Serbinë dhe Maqedoninë që janë “hasmit“ më të mëdhenj të shqiptarëve. Pse Bullgaria, Rumania, Greqia e as Mali i Zi nuk iu bashkëngjitet? Sepse ata e dinë qëllimin e fundit të kësaj “ aleance “.

Ti nuk e lejon Shqipërinë të futet në Europë sepse duhesh  t`i dalësh krah Kosovës, e ketë nuk ta do zemra, por nuk ta lejon as Serbia.
As një shqiptar nuk  e do fjalorin tënd ndaj Europës, sepse Europa me Amerikanët e çliruan Kosovën dhe e mbrojtën Shqipërinë nga shkapërderdhja.

 “Gjithsesi, shefi i qeverisë- shkruan shtypi servil i Shqipërisë- theksoi se kjo nuk duhet ta nënshtrojë Shqipërinë, përkundrazi siç shtoi ai, duhet t’i dimë më shumë vlerat tona pa iu lutur Brukselit, pse jo të jemi ne që i themi “vafsh në djall”.

Këte mund ta thuash ti, por jo në emrin tonë!

Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes.
Po unë, kur? Heu! Kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam një grusht te fuqishëm!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njësh!

I dëshpëruar Fahri Xharra nga Gjakova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat