Sfidat e LDK-së në dhe pas zgjedhjeve të 17 tetorit

Opinione

Sfidat e LDK-së në dhe pas zgjedhjeve të 17 tetorit

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 22 korrik 2021 Në ora: 08:59
Ruzhdi Peçani

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale të tetorit në Kosovë pothuajse ka filluar.Partitë politike tani më kanë deklaruar kandidatët e tyre për kryetar komunash. Sipas një komunikate të LDK-së, përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktualë të degëve, do të organizojë kuvende të jashtëzakonshme zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

“Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan. Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës,kandidat për kryetar komunash, do të sfidohen edhe zyrtarë të lartë nga ta nënkrytarë dhe sekretari i përgjithshëm. Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, Komunës së Prizrenit z.Anton Çuni,të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha, Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti, Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri dhe Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri,sejcili nga ta synon mandatin e dytë ,po nga ta edhe të tretë.Po,sa është e përgatitur LDK për “rikthimin e madh të LDK”?! Kjo mbetet të shifet edhepse vështirë të ndodhë! Ja pse:

Ngase LDK, jo se ka filluar një reformim të mirëfillët. Fillet e një reforme duhët të kishin zënë në Kuvendin zgjedhor të 14 marsit. Ky Kuvend është dashtë të bëjë një shqyrtim dhe analizë të thukët lidhur me atë që ndodhi në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Për atë se çka ndodhi me Lidhjen Demokratike,çka e shkaktoi që të pësonte humbje me rënje drastike si asnjëherë në historirikun e sajë,për këtë dhe mori ndëshkimin e rëndë,si kurrënjëherë. Simpatizantë që edhepse nuk votuan LDK për shkaqet tani të njohura, besoj se nuk ishin të lumtur. Pos zgjedhjeve që u bën partia dhe të shkoj drejtë një ristrukturimi dhe reformimi tani më si domosdoshmëri.

Kakofonia e Bajram Gecajt për këthimin e “të ikurve”në shtëpin e vetë ...

Bajram Gecaj rikthimin e madh të LDK e shef në rikëthimin e antarsisë së larguar.Sipas tijë “paknaqësitë në radhët e listës “guxo” janë racionale dhe të pritshme. Votuesit e listës “guxo” të guxojnë e të kthehen në shtëpinë e vet, pasi që ne guxuam dhe lexuam porosinë e tyre. Ta bëjmë së bashku LDK-në të madhe prapë dhe ta kthejmë aty ku e ka vendin. Të ndajmë pra shapin prej sheqerit - të dhjathtit djathtas e të majtit majtas.” Një hipokrizi kjo e Bajram Gecajt kur nga ana tjetër ky i bënë ftesë: “Partisë në pushtet, opozitës, shoqëris civile, si dhe qytetarëve të vendit, të organizojnë një protestë të përbashkët gjithë-popullore para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkohej shkarkimi i Albin Kurtit, i cili, edhe pse deklarohet politikan i majtë, megjithatë, ai po sorollatet nëpër resorë luksozë pa qarë kokë për qytetarët e helmuar. Rrjedhimisht, deri në organizimin e zgjedhjeve, të kërkohet zëvendësimi i tij me Besnik Bislimin. Guri i rëndë peshon n’vend t’vet!”. Të kërkosh dalje në protestë partisë në pushtet – ky një apsurd nga një infantil politik dhe sharllatan.

Dhe tani nga kush vjen kjo ftesë? Ng ky meskin e që dikur,ata që u larguan, u quajtën “dezertor”. Gecaj i kishte quajtur ata që ia kthyen shpinën përkrahjes së pakompromis, siç e quan ai një partie elitare si LDK-ja. “Vetëm një i marrë, psikopat, i shitur ose të gjitha ngapak, ja kthyen shpinën përkrahjes së pakompromis të një partie elitare si LDK!”, shkruan Gecaj në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”. 16,Dhjetor 2020.Dhe ky pa fije turpi tani apelon për këthimin,ky i cili kishte udhëhequr një propagandë të egër politike denigrimi,nuk i pengonin edhe bulizmat.

Se Bajram Gecaj është në gjendje frustrimi,animoziteti që e bënë paranoik,tregon deklarimi i tijë këto ditë: Dobrica Qosiq kishte shkruar: “... Ne jemi mjeshtër te gënjeshtrës, gënjeshtra për ne është lloj i patriotizmit serb, është dëshmi e inteligjencës tonë të lindur për të gënjyer!” Nuk jam i sigurt nëse këtë shprehi Kryeministri Kurti e ka të lindur, e ka përvetësuar brenda mureve të burgjeve serbe, apo ndoshta edhe jashtë tyre! Te gjithë liderët serbë në vazhdimësi kishin pretenduar marrëdhënie të mira me SHBA-të, por që në anën tjetër kishin vepruar kundër parimeve e politikave të tyre. Në fund, një qasje e tillë mashtruese kishte rezultuar me bombardim ndaj Serbisë ... mos të lejojmë që Albin Kurti të na shpie rrugës së ngjashme”!

Në vallën e propagandës dhe denigrimit të z.Gecajt ishin radhitur edhe Agim Veliu,Driton Selmanaj, Valentina Bunjakut,Melihate Tërmkolli dhe kryetarit të degës së LDK Malishevë dhe jo vetem, E kuptuar kjo,neurofibrilet nuk u lenin të qetë dhe isht ne stres dhe te frustruar gjerë me animozitet, përdorën fjalor skajshmërisht denigrues i përcjell me epitetete nga më të ndryshmet që shpërfaqin gjuhën e urrejtjes. Do ua përkujtoj të gjitha,apo ndoshta nuk i kishit në dijeni,si “ …një hipokrite, egoiste dhe manipulante.” Syri net,12.12.2020

Thotë se “Guri i rëndë peshon n’vend t’vet! “! Po,ashtu është po ata që “ikën”dhe që u detronizuan tani kan zënë vend dhe mbajnë peshë të madhe institucionale dhe shtetrore,që nga pozitat e deputetit, ministrore, zv.Kryeministër dhe Presidente vendi.Sa keq që më kohë nuk e kishit kuptuar thënjën: se disa njerëz, të gjendur në huti,mund të mbahen gjatë pranë. Nga një shumicë njerëzish ,në huti - mund të mbahen në kohë të shkurtër - po vetëm disa nga ta përherë,po një shumicë njerzish përherë – kurrsesi.

Ju z.Gecaj thuani: “të kthehen në shtëpinë e vet, pasi që ne guxuam dhe lexuam porosinë e tyre. Ta bëjmë së bashku LDK-në të madhe prapë dhe ta kthejmë aty ku e ka vendin. Të ndajmë pra shapin prej sheqerit - të dhjathtit djathtas e të majtit majtas”. Kjo sikur bukur tingllon?! Ju z.Bajram Gexaj guxoni dhe kërkoni falje publike të gjithë atyre që “ikën”! Për habi tani u paska ardhur guximi –po si dikur nuk kishit guxim të flisnit kur një klan po e shkatrronte partinë? Pse ishit heshtak, ishit pjesë e atij klani apo …? Të bësh një ftesë të tillë është e ulët dhe anakronizëm.Të këthehej elektorati i “ikur” ata vetë do vendosnin,ndoshta do u thonin : së pari “ndani shapin nga sheqeri” brenda shtëpisë së LDK!

Dhe zgjedhjet në tetor do ndodhin,do sfidohen zyrtarë të lartë të LDK,të bekuar nga Kryesia dhe kryetari Lumir Abdixhiku,duke marrë kështu edhe përgjegjësinë për gjithë atë që do sjellin këto zgjedhje.Urojmë suksese,por nuk do thotë se që të gjithë këta do dalin fitimitar – do ketë humbës.Të përkujtojmë se po të gjithë këta ishin edhe në strukturat e larta të LDK,dhe atë ndër ta shumë edhe me pozita trefishe dhe jo se ishin spikatur në punën e partisë – kur LDK ishte e shkallmuar dhe mjaftë amorfe.

Ndër këta kandidat,ata që nuk mund të dalin fitimtar për Kryetar Komune,me marrjen e përgjegjësisë duhët të jepnin dorëheqje si akt moral nga postet që mbajnë.Nga pozita e krytarit të Degës patjetër po dhe nga pozita e lartë në kryesi të partisë.Po edhe ata që do fitonin në këto zgjedhje duhët tërhequr nga një pozitë,jo të mbanin tre funksione.Kështu do fillonte instalimi i praktikës së përgjegjësisë i dëshiruar për partinë dhe shoqërinë.Po ndërgjegja nuk do u thotë të bëjnë këtë akt moral për hapje rrugësh për një reformim të thellë,atëherë këtë ta bëjë Kryesia dhe Këshilli i përgjithshëm i LDK i cili do të merrte në shqyrtim edhe gjithë atë që është lëshuar në Kuvendin e 14 marsit lidhur me përgjegjësist.Po këto zgjedhje janë një sfidë e madhe që do prodhoj një debat të shëndetshëm në organet e LDK-së, drejtë një reformimi të thellë aqë të domosdoshëm.

Këto zgjedhje do e zgjonin LDK nga letragjia.Të vetdijshëm se programi dhe reforma që duhët bërë, është këthim kah ardhmëria duke arritur që rreth vetes të ofroj pjesën më vitale dhe kapacitet e shoqërisë.Kryetari Lumir Abdigjiku kishte në dijeni,ngase nganjëher mund të hasen edhe paknaqësi në tempon e shpejtë që do kërkohet nga tradicionalistët e zhvillimeve paraprake.

Lutfi Haziri që mbështet kompromisin në dialog …?!!!

Nga ta ,që dinin të kapnin këthinat dhe me zgjuarsi që i mbijetuan Kuvendit të 14 marsit,ata që edhe si të dorhequr synonin edhe kreun e partisë dhe tani,po ky Lutfi Hazirti nëkryetar i LDK kritikon Kryeministrin Kurti se”Kurti nuk është i gatshëm me negociuar,vetëm flet për dialogun”,por falë zgjuarsisë së liderit,që të shmanget një tensionim që mund të të ndodhete,dhe sot zënë vend në kreun e partisë.Po tani Lutfi Haziri dhe të tjerët të kuptojnë se koha e “kapjes së këthinave” ka kaluar.

Reforma nuk është volunteri,po as ëndërr utopike,por kërkesë e gjetjes së rrugës për të dalur nga kriza.Duke kërkuar zgjidhjet, reformat hapin horizonte dhe përgjigje ndaj sfidave,provokojnë guximin për ecje në horizontet e reja.Dhe ky do ishte momenti i provokimit të guximit intelektual.

Po a duhet të ndryshojë Partia Demokratike në kushtet e ndryshimeve politike?! Sigurisht që po.

E djathta dallohet nga majtistët për shkak se bazohet në procese evolutive, reflektuese dhe përvojën e së shkuarës e përdor si mjet për suksesin e të ardhmes!

Dhe tani LDK ka nevojë për struktura të qëndrueshme e të forta. Ka nevojë për guxim në vendimmarrje. Ka nevojë për energji të reja në funksionet drejtuese dhe një komunikim më intensiv me anëtarët e saj për të ndërgjegjësuar ndryshimin, hapjen dhe pranimin e realiteteve të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës,si një Lëvizje Kombëtare e Kosovës që filloi dhe parti shtetformuese mund të ia dali, me që ka themel të fortë vetëm se kërkohet një ristrukturim i thellë dhe për këtë ka mundësi dhe resurse për ta bërë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat