E pamundur për të gjetur fjalë për ta përshkruar guximin e Albin Kurtit

Opinione

E pamundur për të gjetur fjalë për ta përshkruar guximin e Albin Kurtit

Nga: Adem Bytyçi Më: 22 korrik 2021 Në ora: 12:45
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Po fliten shumë muhalife kundër kryeministrit ndër më të zotit që e ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar në historinë e tij.

Është tepër e vështirë, ndoshta edhe e pamundur për të gjetur fjalë dhe shprehje për ta përshkruar shkallën e patriotizmit, intelegjencës dhe guximit të Albin Kurtit.

Shumë analist politikë, publicist dhe poet të mëdhenj, ndër të cilët edhe shkrimtari ynë shqiptar më i madhi i të gjitha kohërave Ismail Kadare ,z.Kryeministrin Albin Kurti, e krahason me Hasan Prishtinën, dhe i shpreh përgëzimet më të mira popullit të Kosovës që ka pasur fatin pas kaq vitesh histori dhe pas kaq vitesh çlirimi të ketë fatin të ketë një kryministër si z.Albin Kurtin, një politikan largpamës, vizionar dhe atdhedashës, i paepur për të drejtat ligjitime të kombit tij, të cilit historikisht i janë bërë të padrejta të tmerrshme nga popujt tjerë fqinjë, me përkrahjen edhe të fuqive të mëdha të kohës.

Siç çdo herë gjatë historisë, ka pasur tradhtarë, të cilët për interesa të tyre anti kombëtare i kanë shitur interesat e kombit dhe si mercenar kanë vënë gishtin e atentateve kundër veprimtarëve më të spikatur për të drejtat dhe liritë ligjitime të kombit tyre.

Vargu i tradhtarëve dhe bashkëpuntorëve të armiqëve të kombit nuk është edhe aq i vogël, për t'i radhitur me emër është e pamundur në një opinion kaq modest jo vetëm sa i përket përmbajtjes, por edhe formatit.

Edhe në ditët e sotme nuk mund të pohohet me saktësi se nuk ka akoma tradhtarë të kombit, të cilët veprojnë kundër interesave imediate të kombit, por veshur me rroba patrioti, të cilët edhe nuk është aq leht për identifikuar dhe të cilët e kanë halë në sy kryministrin z.Albin Kurti.

Përpjekjet e tyre janë perfide, madje nuk lënë gurë pa rrokullisë, janë në gjendje të bashkëpunojnë dhe bëjnë koalicion edhe me djallin vetëm e vetëm për ta rrëzuar nga pushteti z.Albin Kurtin, dhe për të ardhur vetë në pushtet në kundërshtim me vullnetin ligjitim të qytetarëve të Kosovës.

Tani, ky opinion është inspirim i një prononcimi të një gazetari në një emision TV, emri i të cilit është mjaftë i popullarizuar, prandaj edhe nuk i'a vlenë për t'ia përmend emrin, i cili thoshte se, Molliqaj është ai që mund ta rrëzojnë nga posti i kryeministrit, z.Albin Kurti.

Këtij gazetari dhe atyre që mendojnë si ky për ta rrëzuar Z .kryeministrin Albin Kurti, duhet t'ua kujtoj dy fakte :

1. Rrëzimi i z .Albin Kurti, nga posti i Kryeministrit është vetëm në interes të Serbisë dhe

2. Kryeministrin z.Albin Kurti, nuk mund ta rrëzojë nga posti i kryeministrit as Molliqaj dhe as kundërshtarët politikë të Kurtit, vetëm sovrani është ai që vendos t'ia marrë apo t'ia vazhdojë mandatin kryeministrit Kurti dhe cilitdo kryeministrit tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat