Fytyra e vërtetë e udhëheqësve shqiptarë, shpopullimi i Shqipërisë dhe Kosovës!

Opinione

Fytyra e vërtetë e udhëheqësve shqiptarë, shpopullimi i Shqipërisë dhe Kosovës!

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:31
Adem Bytyçi

Fytyra e udhëheqësve shqiptarë, duke i mbushur xhepat e vetë e bënë spastrimin etnik nga shqiptarët të shtetit shqiptar.

Sot më se gjysma e kombit përkatësisht e qytetarëve të Shqipërisë e kanë lëshuar vendin e tyre, atdheun e tyre Shqipërinë e Skënderbeut dhe të Qerqis Topullit.

Shqipëria shquhet për pasuritë e saj të shumta natyrore, me bukuritë e rralla turistike, me një popullatë të moshës së re dhe shumë punëtore.

Megjithë këto të mira, të cilat ia ka dhuruar zoti Shqipërisë dhe shqiptarëve të Shqipërisë, shqiptarët nuk e meritojnë të ikin aq shumë nga vendi i tyre për të gjetur punë në vendet e ndryshme të Evropës dhe botës, herë edhe në vendet për tej oqeanike, vetëm dhe vetëm për t'ia siguruar ekzistencën familjeve të tyre.

Nuk ka as një fije dyshimi se për të gjitha këto të këqija , vuajtje të qytetarëve shqiptarë të Shqipërisë fajin e kanë Qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës, të cilat e kanë vjedhur Shqipërinë, pasuritë e shumta dhe me vlera të jashtëzakonshme ekonomike të Shqipërisë i kanë përvetësuar për veti, familjarët e tyre, duke e varfëruar qytetarin e Shqipërisë dhe duke ia imponuar për ta lëshuar vendin e tij Shqipërinë e tij të dashur dhe shumë të begat me resurse natyrore dhe bukuri përrallore, të cilat nuk i ka asnjë vendi i rajonit dhe as i Evropës, për të gjetur shpëtimin në vendet e huaja.

Edhe pas kaq shumë vitesh tranzicion, nuk ka ditë, javë as muaj që qytetarët e Shqipërisë nuk e lëshojnë vendin e tyre për shkak të papunësisë, varfërisë dhe pamundësisë që të kenë një jetë normale në vendin e tyre.

Të njëjtat të këqija si shqiptarët e Shqipërisë po i përjetojnë edhe shqiptarët e Kosovës edhe pas 23 vite çlirimi, në një Kosovë në të cilën në çdo hap në tokën e saj ka ari, argjend, nikel, plumb dhe minerale të tjera.

Edhe në Kosovë, për çdo ditë me mija kosovarë presin para Ambasadave të shteteve të huaja për të marrë ndonjë vizë pune për ta lëshuar Kosovën për shkak të papunësisë dhe kushteve të rënda ekonomike për një jetë normale në një vend kaq të pasur siç është Kosova.

Është e drejtë e atyre që ju referohet ky opinion të mendojnë ndryshe nga ajo që mendoj unë për ta: Në Shqipëri dhe në Kosovë jetojnë mirë vetëm oligarkët politikë, ndërkaq pjesa dërmuese e popullatave të dyja vendeve jeton në kushte shumë të rënda socio‐ekonomike.

Pasojë e këtyre rrethanave është edhe fatkeqësia tragjike e komunikacionit në Slovenski Brod të Kroacisë, ku humben jetën 10 mërgimtarë të Kosovës, të cilët udhëtonin nga Gjermani për në Kosovë për tu çmallur me më të dashurit e tyre .

Këtë tragjedi të tmerrshme e kanë përjetuar rëndë jo vetëm familjarët e tyre, por të gjithë shqiptarët dhe popujt të cilët e kanë parë këtë fatkeqësi dhe pasojat e trishtueshme të saj.

Nuk është kjo tragjedi e parë që përjetuan bashkëvendasit tanë kosovarë, para ca vitesh patën humbur jetën më shumë se 200 qytetarë tanë në një aeroplan që fluturonte nga perëndimi për Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë, deri kur kështu është mirë t'i pyesim politikanët tanë, qeveritë tona, të cilëve dhe të cilave ua kemi besuar fatin tonë.

Kur qytetarët tanë do të kenë mundësi të kenë një jetë normale në vendin e tyre për të punuar dhe jetuar pa pasur nevojë për ta lëshuar vendin e tyre për tu ballafaquar me tragjedi të tilla kaq të trishtueshme dhe rrëqethëse si ajo e Slovenksi Brodit në Kroaci, në të cilën humbën jetën shumë mërgimtarë tanë, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë dhe të ri dhe të reja të cilët mezi prisnin të shkonin në Kosovë për tu çmallë me më të dashurit e tyre dhe t’ua sjellin ato dhurata, të cilat i kishin blerë për t'i gëzuar ata...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat