Tragjedia e cila ndodhi në Kroaci, e shndërroi në zi tërë Kosovën

Opinione

Tragjedia e cila ndodhi në Kroaci, e shndërroi në zi tërë Kosovën

Nga: Hafiz Shala Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:51
Hafiz Shala

Familjeve të cilat i humbën më të dashurit e tyre, ngushëllime më të sinqerta, të të lënduarve, shërim dhe kthim sa ma të shpejtë në familjet e tyre drejtë të cilave u nisën, më dëshirë, mall dhe pritje që sa ma shpejtë të gjenden në përqafimin e atyre të cilët ishin përmalluar shumë.

Në mendjen time, gjithnjë më preokupojnë, humbja e prindërve, nënë e babanë dhe si mund të dikush ta këtë fuqinë dhe forcën emocionale që atyre fëmijëve t’ua komunikojë humbjen e prindërve.

Emri nënë, në fjalorin e tyre, përjetësisht do të mungojë, kënaqësinë dhe dashurinë e përjetshme ndaj nënës, kurë më nuk do ta kenë.

E rëndë, e dhimbshme e trishtueshme.

Fuqia e Zotit është e madhe prandaj, do t’iu dërgojë forcë dhe gajret që këto humbje sa më lehtë t’i përballojnë, ndërsa familjarëve, të jetimëve, përpos kujdesit të tyre ndaj tyre, dora e shtetit nuk duhet të mungojë.

Dua t’i falënderoj autoritetet kroate, Presidentin, Kryeministrin dhe popullin kroat, për kujdesin dhe angazhimin e tyre që të lënduarit të trajtohen në mënyrën më të duhur, gatishmërinë që të vdekurit dhe të shëruarit, të transportohen në mënyrën më të mirë të mundshme tek familjarët e tyre.

Miku i mirë, shihet në ditët e vështira.

Na e sollën Kryeministrin më stafin e tij qeverisës më helikopter si dhe pritjen e përcjelljen dhe angazhimin e tyre që anëtaret e Qeverisë të angazhohen që ky moment tragjik të kalojë sa ma lehtë.

Dhimbja dhe krenaria, e kaploi Kosovën këtyre ditëve të verës.

Vajzat tona të arta, Kosovën e ngritën në piedestalin më të lartë, duke u farkua më ar ndërsa, Kosova në botë e zuri vendin e shtatë në mesin e shteteve, fuqive më të mëdha të këtij lloj sporti.

Tri zonjusha, tri medalje të arta. Flamuri i Kosovës u ngrit më së larti në mesin e flamujve të shteteve të botës.

Nuk fuqi diplomatike e cila do të mundë ta përfaqësonte dhe afirmonte Kosovën duke ua bërë më dije së, ekziston në Evropë e në Ballkan dhe ky shtet është i pavarur dhe demokratik në gjirin e shteteve të Evropës, ani pse ende jashtë saj.

Pa të drejtë, duke pasur parasysh se fqinji, armik shekullor, zhvillon propagandë dhe agjitim në mënyra të pandershme qoftë edhe korruptive ndaj disa shteteve të vogla, duke tentuar që të ndikojë në “ç’njohjet” e Kosovës.

Vajzat e arta dhe prezenca e Presidentes së vendit në Lojërat Olimpike të cilat po mbahen në shtetin mik të Kosovës, Japoninë, e forcon bindshëm shtetësinë e Kosovës dhe njëherësh potencialin e një rinie të pastër, të zgjuar dhe njëra ndër numerikisht më e madhja në Evropë krahasuar më numrin e banorëve.

Propaganda, urrejtja dhe filozofia fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, po bien në ujë.

Trajneri i Madhi i Kosovës, Driton Kuka, meriton dekorata ndër më të lartat

Do të t’i lejoj vetes që Presidentes së vendit, t’i sugjeroja që trajneri profesional dhe shumë i suksesshëm, të dekorohet bashkë më stafin e tij për ngritjen e sportit dhe, jo vetëm sportit por rëndësinë këtij shteti më të rinj në Evropë në nivelin e barabartë më shtete tjera, evropiane dhe botërore.

Prandaj, të artave, Majlinda, Distria dhe Nora dhe trajnerit të tyre, iu falënderojmë nga zemra, duke iu dëshiruar suksese të reja të tyre personale, njëherësh ta ngritin flamurin e Republikës së Kosovës në piedestalin më të lartë, duke ua bërë më dijë, Shteteve Anëtare të OKB-se, se ky shtet e meriton karrigen brenda ulëseve të të gjitha shteteve anëtare të përhershme.

Iu faleminderit për këtë kontribut, dhe, njëherësh iu priftë e mbara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat