Samiti i namasgjahut në Shkup me 29.07.2021 e Enjte

Opinione

Samiti i namasgjahut në Shkup me 29.07.2021 e Enjte

Nga: Sabahate Byci Më: 29 korrik 2021 Në ora: 23:30
Sabahate Byci

Sot në Maqedoninë e Veriut thellë në thellsinë e Jugut të Gadishullit Ballkanik, treshi marionetë i dyshit, vetën e gjeti në takimin anomal të konstruktuar nga arkitektura e „dyshit“ që duke pasur në dispozicion të vetin trekëndshin Shqiptarëve, Serbëve dhe Maqedonëve, pra duke i pasur mashat aspak nuk i dogji duart!

RuKi-a sot „shkurt-jakup“(kështu një fjalë e urtë e jona popullore Shqiptare)

Ia arriti qëllimit sa qil e mshil sytë – Blic të mbërrij në detin Adriatik si dhe të siguroi portën e hyrje-dajles drejtë shteteve të BE-së, kur të don e sa të ka qefë vetë!

Pra, sot shumë kjartë u pa edhe po shihet se duetit RuKi-a, as mendja si shkoi edhe bile nuk po i shkon që shumë shpejtë nga e ardhmja e afërt, duart e veta „t’i djegë“, përderisa i ka mashat në dispozicion!

Andaj dueti RuKi-a, konkretisht plani strrategjik i këti dyshi autokrat, si duket që moti i planifikuar dhe me plotë qëllim i rrafinuar, për t‘iu ofruar me shpejtësi dhe kohësisht sa më shkurt Detit në Zemër të BE-së, nuk është asgjë tjetër përveçse një komplot për qëllim të realzimit të formës më të mirë të shfrytëzimit të resurseve Gjeo-Politike Natyrore. Po ashtu, edhe të shfrytëzimit të të gjitha portave Detare pa kurrfar komplikimi, ndër të tjerash, pikë së pari „dyshja“për profitet e veta e më pastaj për përfitimet e „treshit“ të samitit të sotit në Shkup.

Shfrytzimi i Detit Adriatik të „gjorë“ i cili historikisht me valët e tij të forta, përkatsisht me hovin e dallgave të valëve ti tij;

Dardano-Ilirët paqësor i mbrojti nga fundosja e përndjekjeve dhe dyndjeve sllavoruse prej shekujve 6-7.

E për samitin e „namasgjahut“ sot në Shkup, për KMISHER-in extra e kam një propozim dhe nga zemra i lutem që;

Për pavarësinë e Kosovës të fituar me gjak dhe enkas për hatër të nënave dhe për hatrin e familjarëve të të pagjeturve:

- Mos! Të lutem mos!

Më kurr mos u tall në emër të pavarësisë së vendlindjes sonë Kosovës në formë sarkastike sikur sot që veprove duke e përdorur 100%- shin „OFERTEN“ e A. Vuçiqit, për „Plotësimin“ e kërkesa tuaja – Si formë kërkese e jotja jo pëmbushëse në spekalimthi kinse kërkesë për pranimin e pavarësisë së Kosovës drejtuar A. Vuçiq klyshit të kasapit të Ballkanit S.Millosheviç, të cilen ai nuk do e pranonte.

P.S.

„ O njeri, ooooo njeri, mos harro nga ke ardhë, se ai që harron nga ka ardhë, se din ku shkon“!

Kryministrrit Edi Rama nga unë;

-Deri më sot për mua ishe

Ed WIN Rama e prej sot je e do të jeshë

Ed LOSER Rama dhe mos harro se;

-„ Gjaku është më i trashë se uji“

dhe se me ardhmërinë e Gjeneratave Ztr. KMISHER Ed LOSET kurr nuk luhet.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat