Le të tronditet Evropa..punë e madhe ! Fyerja nacionale është turp i padurueshëm

Opinione

Le të tronditet Evropa..punë e madhe ! Fyerja nacionale është turp i padurueshëm

Nga: Ylli Mece Më: 2 gusht 2021 Në ora: 07:21
Ylli Mece

Politika gjysëm shekullore e perplasjejeve ideologjike e cila sintetizohej ne Gjermaninë e ndarë në dy pjesë dhe bashkë me të, po në kaq pjesë dhe Berlini, në mesin e Qershorit të vitit 1987 e detyroi Presidentin e atëhershëm të SHBA-së Ricard Nikson i cili si për ironi ideologjike kishte vendosur dhe nje gravatë të kuqe, duke dridhëruar gjithë altoparlantet e botës ti drejtohej Gurbaçovit : Dear mister Gorbacov, tear down this wall” që do të thoshte: Zoti Gorbacov rrezojeni për tokë këtë mur. Dhe ky mur ndares më shumë se ndarje nacionale e Gjermanisë, ishte një ndarje ideologjike. Por tashmë perëndimi Evropian por dhe ai i largët i përtej Atllantikut e edhe pse me masa e reforma të andruara për të mbajtur në këmbë sistemin socialist me anë të Gllasonosit dhe Perestrojkës gorbacoviane e kishin fare të qartë se sistemi socialist në ish vendet dhe bashkesine e republikave socialiste kishte rënë.

Ajo që të habit aq shumë, është fakti se një udhëheqës i nje vendi të vogël buzë Adriatikut me emrin Enver Hoxha, jo vetëm e kishte parashikuar se rruga e tradhëtisë revizioniste të hrushovit sikurse dhe të karvanit tjeter udhehes që do të vinin pas tij do ta çonin B.Sovjetik dhe të gjitha republikat ish socialiste, drejt restaurimit të kapitalizmit në të gjitha këto vende. Me shpirt ndër dhembë B.Sovjetik donte ende ta ruante imazhin e nje vendi socialist teksa kishte filluar rikostruksionin e kapitalizmit.Pikerisht në këto kushte dhe në këtë situatë do të dukeshin si profetike fjalet e Niksonit, teksa muri de jure ideologjikisht kishte kohë që kishte rënë...Dhe e gjithë Evropa, i gjithe imperializmi boteror me në krye USA-n, u entuziazmuan aq shumë teksa “efekti domino” përfshiu gjithë ato vende të cilat kishin kohë që ishin futur në rrugën e trahdetisë së interesave të proletariatit dhe masave të gjera punonjese.

Pa u futur më tej në shkaqet dhe premisat që çuan në rrugën e tradhëtisë ramiziane dhe bandës së tij minimin e fitoreve të arritura dhe socializmit në Shqipëri duhet theksuar se pikerisht vendi ynë ishte bastioni i fundit teksa Gorbacovi po përgatiste letrën për tja derguar atë R.Alisë. Dhe muri ra. Të dy Gjermanitë me dy gjysmat e Berlinit u bashkuan dhe sigurisht u takonte të bashkoheshin sepse ishin e janë një komb, një bashkësi e qëndrueshme e një populli të vendosur historikisht, që kishin e kanë një territor, qe flasin te njeten gjuhe që karakterizohen nga e njëta kulturë etj.. Bukur .ska më bukur, por si shpjegohet që për popujt e mëdhenj u lejoka kjo gjë të bëhet, teksa për popujt e vegjël nuk do Evropa apo nuk do”idiotokracia shqiptare” sdi përketej ashtu dhe matanë kufinjve tanë artificialë?

Ngazëllehet Rama por dhe përpara tij Berisha e Nano se na kishin vendosur raporte të mira me Serbinë. Dhe kur shprehem me nocionin”raporte të mira me Serbinë” nuk e kam fjalën në fqinjësinë e mirë që duhet të karakterizojë popujt që ndahen me njeri tjetrin me kufinj, por e kam fjalen per shovinizmin e egër te Serbisë, sëmundje kjo që ka shekuj e shekuj që Serbia po e vuan dhe nuk po i gjenedt ende ilaçi për ta shëruar. Nuk i gjendet sepse kjo e sëmurë nuk e ka aspak dëshirën që ta kurojë plagën e nacionalshovinizmit të egër që po e bën atë të lëngojë keqas e në dëm të shëndetit të vet. Janë të njohura qëndrimet sa të egra e barbare të shovinisteve serbë të bazuar te kodiku famëkeq i Vasa Çubriliovicit, ky antishqiptar i tërbuar i cili përgatiti të gjithë platformën e shpernguljes me forcë të shqiptarëve nga trojet e tyre e sidomos në krahinën e Kosovës, në Hot. Grudë e përtej Ulqinit e nga ana tjeter deri në Manastir. Ky shërbëtor I mbretit Stajondovic u bë dhe akademik i klikës Tito- Rankoviçit, që sigurisht në bashkëpunim përgatitën maskartat dhe gjakderdhjet e shqiptarëve në trojet tona të sunduara nga “Jugosllavia e Titos” dhe e pas Titos deri te Milosheviçi dhe viçi tjetër më i freskët Vuçici.

Natyrisht që lufta nacional- çlirimtare dhe drejtimi që mori Lidhja Komuniste e Jugosllavisë bëri që ne shqiptarët të besonin se një erë e re po frynte në vllazerimin e popujve dhe se do të iknin e zhdukeshin nje here e pergjithmonë orekset e vjetra e të reja te sundimit të popujve. Dhe periudha 1941- 48 për shqiptarët ishte dhe periudhë e njohijes se mbas te ashtuquajturës “bashkim – vllazerimit”(Bratsvo- jedintsvo) na fshihej nje neokolonializëm i ri. Titua i maskuar si komunist, e qe finacohej nga Anglia dhe Perëndimi për të ndërtuar “socializmin specifik” nën maskën e krijimit të një “Konfederate ballkanike” kërkonte të ishte sundimtar i Ballkanit. Në fakt krijimi Konfederates binte ndesh me deklaratën e Titos dhenë Enver Hoxhes me 1946 kur deklaronte : ..”Po Enver e dimë që Kosova është e Shqipërisë por tani për tani ne nuk mund ta japim sepse reaksioni serb është shumë i madh”. Dhelpra plakë .jo që nuk e lëshonte Kosovën, por ai kërkonte dhe gjithë Shqipërinë për ta berë dhe atë republike të shtatë të saj.

Pra qysh më 1946, madje dhe para saj, që në Konferencën e Bujanit në fund-dhjetorin e vitit 1943 ederi më 2 janar 1944 bazuar mbi Karten e Atllantikut të të drejtes së popujve për vetvendosje ishte përcaktuar se Kosova dhe viset e tjera me shqiptarë do t’i bashkoheshin mbas çlirimit Shqipërisëdhe Jugosllavisë, deklaratë kjo e bërë dhe në prezencë vetë përfaqsues te LKJ dhe ushtrise partizane Jugosllave, që ishin pjesmarrës në këtë forum. Duhet theksuar gjithashtu se Titua këtë gjë nuk ja pat deklaruar vetëm Enver Hoxhes, por edhe para grupit të gazetareve te “assoshejdet press”, sikurse dhe vet Eduard Kardeli, një nder funksionarët më të lartë mbas Titos këtë gjë ja kishte deklaruar dhe Stalinit në Moskë. Por Jugosllavia mendonte ndryshe, ajo nje vit më vonë në një mbledhje në Prizren më 1945 anulloi vendimet e Bujanit duke mohuar te drejten e popujve për vetvendosje duke ja lënë Kosoven Malit të Zi dhe Serbisë dhe për ti trembur dhe nënshtruar shqiptarët organizuan masakren e Tivarit.Pra edhe vetëm nga këto fakte duke e pohuar me gojën e tyre ata e kanë deklaruar se Kosova është pjesë gejografike e Shqipërisë ata treguan egërsinë e tyre. Ja pra perse Enver Hoxha më 1948 I shkeputi mardheniet me Jugosllavinë, përzuri ambasadën jugosllave e cila luante rolin e agjentures në sherbim të Titos për të pushtuar dhe Shqipërinë duke dashur te futnin divizionet jugosllave në Shqipëri me preteksin e “ nje rreziku të mundshëm grek” por u ngeci shara në gozhdë.

Shtrohet pyetja: Mos vallë kohët e sotme moderne e zhdukën nacionalshovinizmin serb...apo nacionalshovinizmi serb u bë edhe më i egër? Ngjarjet e më vonëshme që do të pasonin pavarsisht dhe tradhetisë së brendëshme te F. Hoxhes, S. Hasanit apo ndonjë tjetri qe në mbledhjen e Kuvendit Komunal Krahinor te LKJ per Kosoven do të deklaronin “vullnetin e mire të krahinës së Kosovës” për tju bashkangjitur Republikes federative të Jugosllavisë,:Nga ana tjeter përveç tradhëtisë së brendëshme disa ngjarje do të tregonin se populli martir i Kosoves asnjehere nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytezimin e shovinisteve serbe. Kosova- eshte vet historia e nje populli cili tërë kohën ngriti krye për lirinë e vet por dhe që shtypej me zjarr dhe hekur nga pushtuesit serbë. Dhe Jugosllavia u shërbë. Në librin e vet të titulluar”Titistet” Enver Hoxha me anë të një analize shkencore objektive e thekson dhe parashikon shperberjen e Jugosllavisë si rezultat vetbrejtjes nga brenda të saj, që rrjedhin si rezultat i kontrakditave të mëdha nacionale të cilat do të çonin domosdoshmërisht në konflikte nacionale.Nëse dikur Turqia u quajt “I sëmuri I Bosforit” tashmë shtratin e pacientit do ta zinte Serbia që do të quhej“I sëmuri i Ballkanit”. Popujt dhe territoret e Kroacisë, Slovenisë të cilët në kohën e Titos ishin republika, edhe pse me anë të forcës ata e zgjidhën me lehtë problemin nacional, teksa shohim se Bosnje Herzegovina dhe Kosova që ishin me popullsi fetare të besimit mysliman u dogjen u dhunuan dhe ndaj tyre u ushtrua nje genocid paparë sigurisht i parashkruar pikë për pikë sipas shovinistit nga Cubriliovic qysh më 1937.

Populli i Kosoves u ngrit në luftë të armatosur, luftë kjo e cila e tronditi Evropën, luftë kjo që Evropa nuk e dëshironte sepse për Evropën më mirë të ishte nje Ballkan stabilizuar me Kosoven nën pushtimin serb se sa një Serbi pa Kosovë, apo më keq akoma një Kosovë të bashkuar me Shqipërinë. Kur Dick Marty i deklaronte Adem Demaçit se UÇK-ja eshte terroriste, askush te mos e mendoje se ishte thjeshte Dick Marty...jo ai ishte zeri I Evropes dhe qendrim politik i saj ndaj çeshtjes shqiptare ndaj dhe nuk eshte rastesi që Evropa i vendos në të njejten peshore si okupatoret ashtu dhe çlirimtaret. Por në politikën e brendëshme e servile për të mos thënë që në shumë raste i shkonte për shtat Serbisë një rol negativ ka luajtur dhe politika shqiptare. Qysh sa filloi lufta dhe me ato masakra dhe dhunë të egër deri në genocid qe ushtroi Serbia ndaj Kosoves,Shqipëria duhej të kishte ndërpre maredheniet diplomatike me Serbinë pse jo ti shpallte luftë dhe Serbisë, luftë jo për ta pushtuar atë, por për të shkuar te vellezrit tanë të një gjaku, ballë për ballë me ta e dhemb për dhembë, sepse armiku tashmë nuk ishte vetëm i dardanëve por dhe i yni. Tradhëtarët shqiptarë ruanin gjakftohtesinë duke furnizuar me nafte makinen ushtarake te Serbise nga Liqeni I Shkodres e cila në të pastajmen me zinxhirët e rëndë do të shkelnin mbi kufomat tona të vellezerve tanë.

Tradhëtarët e Atdheut mblidhnin paratë e derdhjes së gjakut të popujve por dhe të vëllezerve tanë, teksa me brekët e mbushura plot nga frika i qaheshin Evropës se Serbia po na bombardon Kukësin dhe kurva plakë Evropa na porosiste: Ruani qetsinë e gjakftohtesinë që të mos përhapen flakët e luftës në gjithë Ballkanin, kur në fakt ne ishim të fundit që bënim luftë dhe për ironi të fatit perherë të parët në kryengritje qysh prej vitit 1944. Diversionidhe ndërhyrja evropiane i dha rezultatet e veta. Në kundërshtim me betimin ushtarak të UÇK-se që luftonin për çlirimin e trojeve të pushtuara dhe bashkimin me Shqipërinë kurrë dhe për asnje moment asnje lider nuk këmbënguli për tu bashkuar me Shqipërinë asnje nismë si nga ana e Shqipërisë ashtu dhe e Kosoves. Vijeni re jo pa qellim quhet Republika e Kosoves, pra eshte shtet me vete, ndaj dhe flamurin ja tjetersuar dhe jo rastesisht nuk ka asnje element të përbashkët me flamurin e tokës amë. Po çfarë ndryshimi ka egersia evropiane nga ultrashovinisti V.Çubrilioviç..Milosheviç e deri te Vuçiç?

Rama nën petkun e “erës së re që po fryn” në mardhëniet me Serbinë, harron se Serbia nuk e ka njohur si shtet Kosoven dhe si rrjedhojë e këtij hapi diplomatik e domethënës pretendimi per rivendikime tokësore ngelet i hapur. Asnje lider shqiptar nuk duhet të futet dhe të bjerë në pozita inferiore ndaj shovinizmit.Asnje leshim kurrën e kurrës nuk i duhet bere Serbise shoviniste ( nuk e kam fjalen për popullin serb sepse gjithe popujt e botes jane e duhet te jene me njeri tjetrin vellezer) pa njohur dhe denuar nga ajo vet krimet e saj. E kujt i hyn në punë ”minifundi gjysëm ballkanik” me duar te shtrenguara midis Serbise Shqipërisë e Maqedonisë, kur dihet se dhe nëse realizohet “violine e parë do jetë Serbia”?Dhe nëkëto kushte a mund ti besohet asaj?! Nuk di pse paska ngjashmeri me “Konfederaten ballkanike të Titos” të mbas luftës, cili kërkonte dominimin e Ballkanit. Rama përpara se të ngulë hunjtë për të përcaktuar kufinjte ekonomike poshte bythes diku te “minifundit gjysëm ballkanik” le të rrezojë bashke me liderat e Kosoves murin artificial të ngritur nga Evropa,midis Shqipërisë dhe Kosovës kur ajo e di mirë se shqiptaret dardanë janë po aq shqiptare sa dhe labët sa dhee gegët sa dhe çamët nëse ja mba “sumatricja” le ti drejtohet tani Presidentit Biden apo dhe frau Merkelit : Dear Bide and dear Frau Merkel tear dawn our wall please !” (Z.Biden e z.Merkel rrezojeni murin tonë ju lutem) dhe nëse ata nuk duan te gjithe shqiptaret duhet ta marrin ne dore ceshtjen e tyre kombetare.

Do të ishte mirë tu ngjanim sado pak stergjysherve tanë të lidhjes së Prizerenit, ngaqe perseri ngelem te coptuar. Po a ka shoqata atdhetare e progresiste që të dijnë t’i mobilizojnë shqiptaret ? Le te tronditet Evropa..pune e madhe !Jemi një Komb nje gjuhe e një flamur. Komb shqiptar me dy shtete te ndryshme ska e smund te ketë.Jemi një dhe boll ngelëm të ndarë, teksa fqinjeve u kullojne ende jargët e shovinizmit qe te na bashkojne...veçse duke u bërë pjese e tyre. Dhe kete gje Evropa eshte e gateshme ta beje perseri skurse e beri me Londren e 1913-tes dhe Londren e dyte te 1915-tes. A mund të durohet ky turp ? Dhe për më keq ndodhëka qe e hamë dhe me bukë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat