Monitorimi i thirrjeve dhe bisedave telefonike - masë e fshehtë teknike e vëzhgimit dhe hetimit

Opinione

Monitorimi i thirrjeve dhe bisedave telefonike - masë e fshehtë teknike e vëzhgimit dhe hetimit

Nga: Prof. Dr. Kadri Bicaj Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:38
Kadri Bicaj

Telefoni si mjet komunikimi në disa raste dhe biseda mund të jetë vesh i “dreqit”, ndersa neti nepërmjet rrjetit kompjuterik “shkrim i dreqit” me fuqi të fshehtë që mund njeriut ti sjellë të keqen dhe komplikime në jetën e përditshme me ngatrresa të ndryshme.

Përgjim i telefonave do të thotë përgjim i komunikimeve zanore, komunikimeve tekstuale ose komunikimeve tjera përmes rrjeteve të telefonive fikse apo mobile. Kjo përfshinë çfarëdo mjeti apo sistemi tjetër të ngjashëm teknologjik që bartë të dhëna që kryesisht kanë për qëllim të jenë private me një hetim të fshehtë që do të thotë përdorimi i hetuesve të fshehtë dhe bashkëpunëtorëve, përkatësisht një ndërveprim i planifikuar i zyrtarit të autorizuar të policisë ose bashkëpunëtorit, i cili nuk është i identifikueshëm si zyrtar i autorizuar i policisë, ose i personit i cili vepron nën mbikëqyrjen e zyrtarit të autorizuar të policisë me personat e dyshuar se kanë kryer vepër penale.

Masat e fshehta dhe teknike të vezhgimit dhe hetimit mund të autorizohen dhe të urdhhërohen në pajtim me nenin 84 dhe 89 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK-së), siç janë:

Masat e marra para fillimit të procedurës penale;

Fshehtësia e mbledhjës së informatave;

Kushtet për zbatimin e masave të fshehta dhe teknike të vezhgimit dhe hetimit;

Përkufizimi i masave të fshehta dhe teknike të vezhgimit dhe hetimit gjatë hetimit të rrjedhat e procedurës paraprake;

Masat e fshehta dhe teknike të vezhgimit dhe hetimit dhe

Standardet për urdhëra nga 88 paragrafi 2 ose paragrafi 4 të këtij Kodi nëse ka dyshim të arsyeshëm se numri i telefonit, adresa elektronike apo llogaria financiare është përdorur për kryerjën e veprës penale, ndersa masa e fshehtë teknike e vëzhgimit dhe hetimit të fshehtë do të jetë një nderveprim i planifikuar i autoritetit zyrtar i zyrtarit të autorizuar të policisë gjyqësore, ose i personit i cili vepron nën mbikqyerjën e zyrtarit të autorizuar të autoritetit kompentent për të urdhëruar dhe zbatuar masat e fshehta dhe teknike të vezhgimit dhe hetimit me personat e dyshuar se kan kryer vepër penale.

Urdhrat për masat e fshehta dhe teknike të vezhgimit dhe hetimit nuk duhet të kalojë periudhën prej gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e lëshimit të urdhërit i cili është i dhenë me shkrim i cili urdhër është i rregulluar me nenin 92 të KPPRK-së. Masat e fshehta dhe teknike të hetimit, ato mund të zbatohen para ose pas autorizimit të hetimeve penale, pavarësisht se a dihet emri i të dyshuarit apo jo. Mirëpo, me qëllim të respektimit të standardeve të Bashkimit Evropian, të gjitha masat ndërhyrëse duhet të bazohen në urdhër të gjykatës.

Hetimi sipas afateve, në pajtim me nenin 159 paragrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale (KPPRK-së), përfundon brenda dy (2) viteve. Nëse brenda dy (2) viteve nga fillimi i hetimit paraprak nuk është ngritur aktakuzë, ose nuk është pezulluar hetimi sipas nenit 157 të këtij Kodi, hetimi menjëherë pushohet. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ligjdhënësi i ka dhënë të drejtë gjykatësit të procedurës paraprake që të mund të autorizojë një vazhdim deri në 6 muaj të hetimit për rastet kur kjo arsyetohet me ndërlikueshmerinë e çështjes.

Hetimi i fshehtë në procedurën paraprak e karakterizon: Regjistrimin e thirrjeve telefonike; vëzhgimin fotografik apo me video në vendet private; monitorimin e fshehtë i bisedave në vende private; kontrollimin e dërgesave postare; përgjimin e telekomunikimeve përfshirë mesazhet tekstuale apo mesazhet tjera elektronike; përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik; dërgimin e kontrolluar të dërgesave postare; shfrytëzimin e mjeteve për përcjellje të vendndodhjes; blerjen e simuluar e ndonjë sendi; simulimin e veprës së korrupsionit; dhe zbulimin e të dhënave financiare.

Shumica e veprimeve hetimore duhet të jenë të bazuara në dyshimin e arsyeshëm, shkakun e bazuar apo gjasat reale. Këto janë shprehje nga kodi i mëparshëm i procedurës penale, por që janë përkufizuar në kodin e tanishem. Për ta plotësuar dyshimin e arsyeshëm, për shembull neni 19 p.8 thotë që Prokurori duhet të ketë “njohuri për informacionin që do të bindëte një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do të ndodhë dhe se personi në fjalë mund të kryejë ose mund të ketë kryer veprën penale.”

Standardi i “vëzhguesit objektiv” kërkon që prokurori të mos e shikojë se a është bindur ai ose ajo vetë, por se a do të bindeshin shumica e personave nga ato informata. Ai gjithashtu nuk kërkon posedimin e dëshmive të pranueshme, por vetëm që prokurori të ketë njohuri për informacionin.

Përkufizimet për dyshimin e bazuar dhe shkakun e bazuar kërkojnë nga prokurori që të posedojë “prova të shqiptuara sakt dhe të artikulueshme”, që nënkupton se ai apo ajo duhet të jetë në gjendje t’i përshkruajë provat që e mbështesin dyshimin e bazuar apo shkakun e bazuar. Këto tri standarde – dyshimi i arsyeshëm, dyshimi i bazuar dhe shkaku i bazuar – nuk kërkojnë që prokurori të posedojë dëshmi që janë të pranueshme, por vetëm që ai ose ajo ta ketë informacionin mbështetës apo provat.

Në pajtim me nenin 91 këto masa ndërhyrëse përfshijnë:

Vëzhgimin e fshehtë fotografik ose me video;

Monitorimin e fshehtë i bisedave në vende publike;

Kontrollimin e dërgesave postare;

Hetimin e fshehtë;

Regjistrimin e thirrjeve telefonike;

Vëzhgimin fotografik apo me video në vendet private;

Monitorimin e fshehtë i bisedave në vende private;

Kontrollimin e dërgesave postare;

Përgjimin e telekomunikimeve, përfshirë mesazhet tekstuale apo mesazhet tjera elektronike;

Përgjimin e komunikimeve nëpërmjet rrjetit kompjuterik;

Dërgimin e kontrolluar të dërgesave postare;

Shfrytëzimin e mjeteve për përcjellje të vendndodhjes;

Blerjen e simuluar e ndonjë sendi;

Simulimin e veprës së korrupsionit dhe Zbulimin e të dhënave financiare.

Praktikat e Bashkimit Evropian e lejojnë prokurorin që të lëshojë urdhër të përkohshëm për cilëndo nga këto masa përderisa gjykata e konfirmon atë urdhër brenda një kohe arsyshmërisht të shkurtër. Sa i përket kësaj dispozite ligjore nga neni 91 pika 1, prokurori i shtetit mund të lëshojë urdhër të përkohshëm vetëm në raste emergjente kur vonesa do ta rrezikonte sigurinë e hetimeve apo jetën dhe sigurinë e viktimës, dëshmitarit, informatorit apo anëtarëve të tyre të familjes.

Masat për mbrojtjen e të dhënave kërkojnë një masë më të madhe të njoftimit, që parashihet në nenin 96 pika 4. Nëse është kryer një masë e fshehtë apo teknike duhet të njoftohen më shumë persona. Sipas nenit 96 p.5 i KPPRK-së, duhet të bëhet sa më herët që është e mundshme pa e rrezikuar qëllimin e hetimeve, jetën, integritetin fizik dhe lirinë personale të tjerëve, apo pasurinë bashkë me vlerat njerëzore. Ata persona mund ta sfidojnë me një qendrim të guximshëm urdhrin për masa të fshehta dhe teknike pranë gjykatës themelore dhe mund ta apelojnë aktvendimin e gjykatës pranë Gjykatës së Apelit. Këto masa për mbrojtjen e të dhënave nuk janë fakultative. Aktvendimet dhe dokumentet lidhur me këto masa mund t’i shtohen dosjes së rastit. Kjo ngrit çështje përkitazi me përdorimin dhe pranueshmërinë e dokumenteve që dalin nga këto masa të fshehta dhe teknike. A mund të përdoren ato për të kërkuar urdhra të gjykatës apo të përdoren gjatë hetimeve, apo a është ky kufizim më i ngushtë? Gjithashtu mund të lexohet për të parandaluar përdorimin e provave që rezultojnë nga këto masa për të mbështetur një aktakuzë deri në njoftimin e palëve të prekura. Gjithashtu nuk është e qartë se si kjo do të funksionojë me një hetim të vazhdueshëm nëse një person ka qenë i gatshëm ta pranojë fajësinë dhe të bashkëpunojë. Praktikuesit duhet t’i marrin para sysh përkufizimet në nenin 19. Shumica e veprimeve hetimore duhet të jenë të bazuara në dyshimin e arsyeshëm, shkakun e bazuar apo gjasat reale. Për ta plotësuar dyshimin e arsyeshëm, për shembull neni 19 p.8 thotë që Prokurori duhet të ketë “njohuri për informacionin që do të bindte një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur, po ndodh ose ka mundësi të konsiderueshme që do të ndodhë dhe se personi në fjalë mund të kryejë ose mund të ketë kryer veprën penale.

Standardi i “vëzhguesit objektiv” kërkon që prokurori të mos e shikojë se a është bindur ai ose ajo vetë, por se a do të bindeshin shumica e personave nga ato informata. Ai gjithashtu nuk kërkon posedimin e dëshmive të pranueshme, por vetëm që prokurori të ketë njohuri për informacionin.

Në anën tjetër standardi i “Gjasave reale” është më i lartë. Përkufizohet në nenin 19 p.1 e 11 i KPPRK-së. Ky është standard për ta arsyetuar ndërhyrjen në privatësinë e personit, si kontrollimi apo ekzaminimi mjekësor, dhe nuk kërkon që prokurori të ketë dëshmi të pranueshme. Gjithashtu, neni 19 1. e 12 e përkufizon “dyshimin e bazuar mirë,” që është standard për ngritjen e aktakuzës nga prokurori. Kjo kërkon nga prokurori që të posedojë “prova të pranueshme që do ta bindnin një vëzhgues objektiv që një vepër penale ka ndodhur dhe që është kryer nga i pandehuri.” Për shembull, prokurori lëshon urdhër të përkohshëm për përgjim të Mesazheve telefonike. Njëri mesazh thotë vetëm që droga do të shitet në një bar në vend tjetër pas një jave. Pas tri ditëve, gjykata refuzon ta konfirmojë urdhrin e përkohshëm të lëshuar nga prokurori dhe nuk e konfirmon sipas detyrës zyrtare që urdhri ka qenë i ligjshëm. Nëse prokurori ka kërkuar nga gjykata lëshimin e urdhrit për blerje të simuluar të drogës në atë bar në vendin xxx, kërkesa do të jetë e bazuar në provat që nuk kanë qenë të pranueshme (atë mesazhin telefonik). Sipas nenit 19 p.1 e 11 i KPPRK-së, kjo nuk do të ishte bazë e mjaftueshme për “gjasat reale” por do të ishte bazë e mjaftueshme për dyshimin e bazuar. Mirëpo, sipas nenit 92 pika 1 e 3,i KPPRK-së një urdhër për masa të fshehta dhe teknike duhet të mbështetet në gjasat reale, që nënkupton se prokurori duhet të ketë prova të pranueshme. Andaj, gjykata nuk duhet ta pranojë kërkesën për blerje të simuluar përveç nëse prokurori posedon prova tjera të pranueshme që e mbështesin atë kërkesë.

Me këtë rast duhet posaçerisht të vehet në pah fakti se në rastin e zbatimit të urdhërit për përgjimin e telekomunikimeve, përgjimit nepërmjet rrjetit kompjuterik ose kontrollit të dergesave postare, sipas teknikës dhe teknologjisë se përsosur botërore, çdo gjë vezhgohet sidomos telefonat që janë me “vesh të dreqit” ku çka shkruhet në internet lexohet dhe degjohet-por edhe kercnimet me telefon që janë të ruajtura mirë dhe të arkivuara në telefonin e të kercënuarit. Telefoni është aparat për të mirën e njerëzimit për biseda në largësi. Gjykata, prokurori i shtetit dhe policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale detyrohen që saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat