Letër publike Antony Godfrey-t, ambasador i SHBA-ve në Beograd

Opinione

Letër publike Antony Godfrey-t, ambasador i SHBA-ve në Beograd

Nga: Rexhep Torte Më: 13 gusht 2021 Në ora: 07:20
Rexhep Torte

Plagët që në Kosovë i shkatoi gjenocidi i Serbisë, kurrë nuk mund të mbulohen me kompromis.

Për  Kosovën keni  qëdrim të  gabuar,  që dëshmon se krimineli Aleksandër Vuçiq u ka mashtruar.

Kryeministri Albin Kurti po i del zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj, ndërsa kompromisi në dialogun Kosovë-Serbi që e preferoni Ju  ambasador Antony Godfrey, e favorizon Serbinë kriminale dhe e dëmton Kosovën viktimë.

Antony Godfrey, ambasador i SHBA në Serbi, më 10 gusht 2021, për median serbe 021 deklarroi  se, “ Çdo marrëveshje  mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis  nga të dyja palët. Ne të gjithë jemi dakord se duhet të ketë  një dialog produktiv  midis Beogradit dhe Prishtinës  dhe se njerëzit  nuk mund të vijnë në tryezë  me kërkesa pa qenë gati  për kompromis . Çdo  marrëveshje midis  Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë  një kompromis nga të dyja palët  dhe duhet të ketë gatishmëri reciproke  për bisedime. SHBA-të e mbështesin dialogun  me ndihmën e  BE-së . Ne presim  që të shkojë  në drejtim që Beogradi dhe Prishtina  të bëjnë pëparim  në drejtiim që  Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparim në rrugën e tyre  drejt BE-së”.

Antony Godfrey, ambasadori i SHBA-ve në Serbi, më 11 gusht 2021, një ditë pasi e kritikoi Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës për qasjen në dialogun Kosovë-Serbi,  u takua me  Aleksandër Vuçiqin, Presidentin e Serbisë.

Aleksandër Vuçiq, pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve,  deklaroi se, “ I ka falenderuar SHBA-të për mbështetjen  për bashkëpunimin e vendeve të rajonit”.

Ambasador Antony  Godfrey, nuk Ju dëgjuam asnjëherë ta kritikoni Serbinë agresore gjenocidale e kriminale për zvaritjen lidhur  gjetjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të kriminlelëve serbë, të cilët i tre vëllezërit Bytyqi, shtetas të SHBA-ve i vranë mizorisht në vitin 1999.

Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë agresore gjenocidale e kriminle për okupimin që është duke e bërë  para syve T’uaj  në Veri të Kosovës,  me ndertimin në trojet shqiptare të  kolonive serbe  me  shtëpi të reja e të mobiluara me financim nga Kina, ku vendosen familje serbe që më parë asnjëherë nuk kanë jetuar  në Kosovë.

Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë për  bandat kriminale dhe strukturat paralele serbe në Veri të Kosovës.

Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë për instrumentalizimin dhe  manipulimin me pakicën serbe në Kosovë.

Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë pse nuk e tregon vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë  dhe e të tranpostuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera.

Edhe pse Ivica Daçiqi në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë në vitin 2020,  i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive.

Ju  me sa duket jeni nën ndikimin e  demagogjisë mashtruese e  kriminelit Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtorit të ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq,  i cili me ngulm po kërkon padrejtësisht dialog mbi bazën e arritjes së kompromisit.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, aktualisht është demagogu dhe mashtruesi më i madh në botë.

Nuk Ju dëgjuam ta kritikoni Serbinë kriminale për moszbardhjen e  fatit të  1643 shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që Serbia i rrëmbeu në Kosovë.

Krimineli Aleksandër Vuçiq moti është dashur të jetë prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë për t’i tregur planet dhe skenaret e gjenocidit serb në Kosovë.

Kërkesa e Serbisë që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë  mbi bazën e arritjes së një kompromisi, të cilë po e mbështetni edhe Ju,  Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, për shqiptarët e Kosovës, për mbarë shqiptarët dhe për demokracinë botërore, është e padrejtë, e  papranueshëme  dhe poshtëruese.

Çfarë kompromisi lyp Serbia, kur  Kosovën e bëri shkrumb e hi, ku vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, ku dhunoi 20 mijë femra shqiptare, ku rrëmbeu në Kosovë 1643  shqiptarë të pafajshëm  fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e  të pafajshëm i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, ku mijëra e mijëra shqiptarë  të pafajshëm i vrau  dhe i masakroi në Kosovë dhe  i transportoi e i  dogji në mënyrë mizore në hekuranat në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimit.

Çfarë kompromisi lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite Serbia nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur  mijëra e mijëra shqipatarë  pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Çfarë kompromisi po lyp Serbia nga Kosova, kur sot e kësaj dite  nuk po i  tregon  hekuranat në Serbi ku janë djegur  mizorisht mijëra e mijëra shqiptarë të  të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë.

Ambasador Antony Godfrey, shqiptarët e Kosovës nuk vajtën në Serbi të vrasin serbë, por ishte Serbia kriminale që në vitet 1998/99 kreu agresion gjënocidal kriminmal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë serbë të armatosur gjer në dhëmbë e të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë.

NATO me bombardimet e saj 78 ditëshe e nderpreu gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe ia solli Kosovës lirinë dhe pavarësinë.

shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët shpresojnë dhe besojnë që SHBA-të  dhe BE-ja,  do ta detyrojnë  Serbinë agresore gjenocidale, që në dialogun Kosovë-Serbi ta njeh Kosovën shtet sovran e të pavarur pa asfarë kushtëzimesh.

SHBA-të dhe BE-ja,  si mbrojtëse avangarde të demokracisë në botë në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojnë vetes që Serbinë agresore  gjenocidale e kriminale  ta vënë në nje rafsh me Kosovën viktimë.

Ambasador Antony Godfrey,  Kosova dhe shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi dhe vërtetësi, ndryshe kurrë në Balklkan nuk do të ketë qetësi.

Pas tërë atij gjenocidi të tmerrshëm që Serbia e kreu në Kosovë, pas tërë atyre vrasjeve, masakrave dhe dhunimeve, pas tërë atij eksodi të  më shumë se 1 milion shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm, Serbisë nuk i është caktuar asnjë kusht dhe detyrim.

Këmbëngulja e Serbisë agresore gjenocidale e kriminmale,  për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, është ide e Rusisë për ta shtrirë influencën Ruse  në Ballkan.

Themelimi i Asociacionit është i papranueshëm për shtetin e Kosovës, sepse përbën themelimin e shtetit  në shtet, dhe ka për qëllim dobësimin e forcimit të shtetit së Kosovës dhe depërtimin e Serbisë dhe të Rusisë në Kosovë.

Marrëveshjet e derisotme  të arritura në Bruksel, janë nënshkruar  nga  tradhtarët e Kosovës, Hashim Thaçi, që ndodhet prapa grilave në Hagë, dhe Isa Mustafa që  domosdo për keqqeverisjen e tij duhet të nxirret para ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

Marrëveshjet e arritura në Bruksel, janë arritur edhe nën diktatin e padrejtë e tinzak të Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Han, që ishin në anën e Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse dhe kishin për qëllim ta dëmtonin Kosovën viktimë.

Ju jeni dëshmitar edhe për  sjelljet  pro serbe të Josep Borrell-it, Miroslav Lajçak-ut,  Matheë Palmer-it dhendërit të Beogradit dhe  dhe pro serbit Richard Grenell.

Shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, me identitet, gjuhë, traditë dhe kulturë të pa kontestueshme nga askush.

Në të gjitha gërmimt arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Serbët  në Ballkan janë ardhacakë nga Kaukazi në shekullin e 6-të, dhe se shteti serb është krijuar me luftëra,  vrasje, masakra e dëbime që serbët ardhacakë ua kanë shkaktuar shqiptarëve autoktonë duke i  okupuar trojet stërgjyshërore shqiptare për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Ambasador Antony Godfrey, mos po Ju duken pak më shumë se  13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar e  varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.

Mos po Ju duken pak që mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të  vrarë e masakruar në Kosovë dhe të  transportuar e djegur në hekuranat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia krimet e kryera në Kosovë.

Mos po Ju duken pak 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare, që  janë dhunuar  në mënyrën më shtazarake nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbis gjatë argresionir gjenocidal e kriminal  në vitet 1998/99.

Mos po Ju duken pak 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, që   i ka rrëmbyer Serbia në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Mos po ju duket pak që Serbia gjatë agresionit gjenocidal e kriminal e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion dhe ta kushtëzojnë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, që serbët që kryen krime në Kosovë të dalin pra drejtësisë.

SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion dhe ta detyrojnë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, që ta pranojë shtetin e Kosovës pa asfarë kushtezimesh dhe pa asfarë kopromisi.

Ambasador Antony Godfrey, shqiptarët kanë qenë dhe  janë kombi më i sinqertë dhe më besnik ndaj SHBA-ve dhe BE-së.

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës,  me të drejtë kërkon që Serbia të ballafaqohet më gjënocidin  që e kreu në Kosovë, me reparacionin e dëmeve të gjenocidit në Kosovë, sepse pa një qasje të këtillë në dialog,  nuk mund të arrihet marrëveshje cilësore dhe afatgjatë.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, fillimisht  kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të  ndërtuara në tokën shqiptare, nga shqiptarët dhe të ruajtura e të mbrojtura nga shqiptarët.

Serbia pas pushtimit të Kosovës këtyre kishave, manastireve  dhe patriarkanave, ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvtësuar. Për këtë ekzistojnë dëshmi  dhe totografi.

Kisha Orthodokse Serbe si asnjë besim tjetër fetar në botë,  nuk është duke e kryer misionin e saj fetar, për ta edukuar dhe  fisnikëruar shpirtin e besimtarëve serbë me mëshirë dhe ndjenjë humane  njerëzore.

Pas të gjitha krimeve që Serbia i kreu në Kosovë, nga popat serbë nuk dëgjuam as edhe një fjalë të vetme  për të shprehur keqardhje apo pendim për krimet e kryera serbe në Kosovë.

Ambasador Antony Godfrey, po Jua pezentoj  edhe disa copëza  të vogla  nga   rrëfimet autentike të përshkruara në librin  me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara  gjatë luftës në Kosovë” (1998/99)  i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin  dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Lexojeni me vëmëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në ËEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9  fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës  në qershor  1999 gjurmët e krimit serb u gjetën  kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët  e shpërngulur  kur janë kthyer  në shtëpitë e tyre  kanë gjetur qindra  dokumente  edhe fotografi ku  shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur  me armë në dorë  përpara shtëpive  që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur  shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit  të tyre  në Kosvë kanë gjetur dhjetëra varreza masive  dhe objekte publike  e private,  në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e  vë në spikamë  zbulimin e një qendre  serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë  parashutiste të KFOR-it anglez  gjatë kontrollit  të objteve publike e private , në një ndërtesë  disa katëshe  kanë gjetur  dhoma,  ku forcat kriminale serbe  kanë kryer  tortura e pastaj  kanë ekzekutuar  mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi  janë gjetur shpata të gjata,  thika e maska të zeza,  e sende tjera metali, shufra e boksa metali,  shkopinj të thyer bejsboli,  drogë e shiringa,  litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë  ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë  me shenja gjaku, që tregon se  aty janë  prerë  koka dhë gjymtyrë  të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur  për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi  të fëmijëve  shqiptarë  të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore  në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma  të policisë serbe,  armë dhe arka me municion dhe një  inventar me  qindra dokumente  (dosje), që dëshmojnë  qartë krimin montruoz të kryer  në këtë objekt të regjimit kriminal  të Millosheviqit.

Pas zbulimit  këtë qendër të krimit  për herë të parë e ka vizituar  ekipi i prokurorëve  dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka  mbledhur dhe evidentuar  të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto  dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh  nga përfundimi i luftës,  askush nga kryerësit e këtij krimi  të pashembullt në historinë njerëzore  nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as  gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

Për fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës  (1999-2021)  nuk e kanë hetuar  këtë gjenocid të tmerrshëm  kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë  dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!,  shkruan  mes tjerash  në shkrimin e tij Sheradin Berisha.  

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

Ambasaador Antony Godfrey, pasi t’i  lexoni këto dy  fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar ndaj  Serbisë kriminale po të kishte  bërë Serbia krime të këtilla ndaj famijes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popullit T’uaj ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat