Ndërmarrja e përbashkët Rama-Vuçiq – Stanishiq në mes tyre!

Opinione

Ndërmarrja e përbashkët Rama-Vuçiq – Stanishiq në mes tyre!

Enver Bytyçi Nga Enver Bytyçi Më 13 gusht 2021 Në ora: 08:36
Edi Rama, Baton Haxhiu

Gazeta më e madhe franceze “Le Mond”, por edhe media të tjera si DW, kanë dhënë kohët e fundit lajme të shumta për implikimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në afera korruptive e kriminale në Serbi. Ndërsa raportet ndërkombëtare dhe denoncimet e opozitës në Shqipëri akuzojnë thuajse cdo ditë për të tilla afera kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Serbi e në Shqipëri janë në shkallën më të lartë. Kurrë në historinë e këtyre dy vendeve nuk ka pasur një nivel të tillë të implikimit në afera korruptive, trafiqe dhe krime të përbashkëta të politikës dhe shtetarëve, sa sot!

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Nuk bën që politikanët shqiptarë të jenë të korruptuar dhe të bashkëpunojnë me krimin e organizuar”! Përkthimi është i thjeshtë: - Politikanët shqiptarë janë të inkriminuar, por ata nuk duhet të jenë në pushtet, sepse dy shtetet shqiptare do të dëmtohen rëndë nga bashkëpunimi i politikanëve me rrjetet kriminale ballkanike. Ndërkaq kjo do të thotë se Open Balkan është një derë e hapur për të realizuar strukturimin rajonal të krimit të organizuar. Open Balkan krijon avantazhe që grupet kriminale në Shqipëri dhe ato në Serbi, të përkrahura nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, të bëhen bashkë e të shtojnë veprimtarinë e tyre në trafiqet e drogës e të qenieve njerëzore, në pastrimin e parave etj.

Ndragheta përmendet sot si një organizatë kriminale mafioze që pastron paratë e pista të krimit me mbështetjen e Erion Velisë. Ndërkaq dihet se kreu i Bashkisë së Tiranës nuk mundet të hedhë një firmë qoftë dhe për një pallat tre katësh pa dijeninë dhe urdhërin e Edi Ramës. Madje firma përfundimtare i takon kryeministrit të vendit. Që do të thotë se Ndragheta pastron paratë e pista të krimit me dijëninë dhe me pjesmarrjen e Edi Ramës. Aeksandër Vuçiq është iakuzuar nga një i penduar i drejtësisë në Serbi se ka dhënë urdhër për të eleminuar kundërshtarët e tij politikë. Madje duke i fut ata në makinën e sallamerisë, me qëllim që të humbasin gjurmët e këtij krimi makabër.

Ndërsa në Shqipëri gazetarët kanë përmendur nëpër dhëmbë në studio televizive se grupet kriminale përdorin vaskat e acidit për të zhdukur kufomat e shkaktuara përmes vrasjeve dhe për të humbur gjurmët e këtij krimi.

A ka dijeni Edi Rama për grupe të tilla kriminale?! Nëse analizojmë rastin e Xibrakës, ku ishte ngritur para disa vitesh një laborator kokaine, nëse kemi parasysh se në këtë veprimtari kriminale ishte implikuar nipi i diktatorit Hoxha dhe dënimin qesharak të tij, atëherë duhet besuar se zoti Rama ishte i implikuar në këtë rast kriminal. Së paku vëllai i tij, Olsi, është akuzuar publikisht për këtë! Ai ishte përmendur në një raport të OSBE-së edhe si menaxher i 200 deri në 700 milionë dollarëve amerikanë investuar nga Edi Rama në Nju Jork. Interesant: Në Serbi shpesh herë rezulton se në aferat kriminale janë implikuar njerëzit e afërt të presidentit Vucic, madje dhe vëllai e djali i tij. Por edhe në Shqipëri ndodh e njëjta gjë. Rastësi?! Nuk ka rastësi në veprimet analoge kriminale. Nuk ndodh që skema të jetë e pakoordinuar!

Ndërkaq krimi i zhdukjes së gjurmëve kriminale në vaska acidi nuk është zbuluar në Shqipëri nga policia dhe strukturat e tjera të luftës kundër krimit të organizuar! Ose do të duhej që gazetarët investigativë të mbanin përgjegjësi për fjalën e thënë prej së paku dy vitesh, ose policia nuk ka dashur të hetojë ngjarje të tilla të llojit të holokaustit hitlerian! Por fakt është se krimi i organizuar shqiptaro-serb ka filluar bashkëpunimin e vet të ngushtë dhe me axhendë të përbashkët po vepron tashmë edhe në Europë. Një raport europian i ditëve të fundit e evidentoi hapur këtë fakt!

Kjo analizë është në funksion të një ideje: Të idesë se Edi Ramën dhe Aleksandër Vucic-in nuk i bashkon ideologjia e përparimit ekonomik të rajonit. As ideja e punësimit dhe e lëvizjes së lirë, të cilat mund të realizohen përmes procesit të Berlinit, nën monitorimin europian. Ballkani i Hapur për ta është mundësia që ata të vijojnë qeverisjen në vendet e tyre të patrazuar dhe të pamonitoruar sa i përket aferave korruptive dhe bashkëpunimit të tyre me krimin e organizuar. Imagjino kur dy mediet më të rëndëisshme të Europës, “Le Mond” e e Francës dhe Deutsche Ëelle e Gjermanisë, godasin publikisht për afera të tilla presidentin e Serbisë! Do të thotë se situata në Serbi ka dalë jashtë kontrollit.

E njëjta gjë ka ndodhur me kohë në Shqipëri. Shqipëria, një vend i NATO-s, po ashtu Maqedonia e Veriut si e tillë, janë bërë pjesë e një projekti kriminal anti-europian, të atij Open Balkan. Kjo po ndodh nën hundën e Bashkimit Europian, ndërkohë që kontrolli rus i kësaj iniciative është shumë herë më i madh se sa kontrolli dhe ndikimi amerikan e eruropian!

Gjithcka në këto nisma e ka një kosto. Kostoja e Open Balkan do të jetë e shumëfishtë dhe më e ndjeshmja lidhet me koordinimin e rrjeteve kriminale shqiptare e serbe për të dominuar trafiqet, kontrabandën, pastrimin e parave dhe ekonominë e zezë në rajon. Prandaj kundërshtimi i treshes Rama-Vuçiq-Zaev nuk është thjesht detyrë patriotike, është një imperativ për ta shpëtuar rajonin nga kthetrat e krimit të organizuar dhe dominimi i këtij krimi në ekonominë e vendeve tona!

Kësisoj Open Balkan nuk është një iniciativë rajonale për prosperitet. Ai është një instrument si ndërmarrje e përbashkët e Ramës dhe Vuçiq në bashkëpunim me krimin e organizuar. Ndërmjetës në këtë bashkëpunim është Stanishiqi, tashmë me emrin e Batonit! Ndaj dhe Rama e mban me fanatizëm Baton Haxhiun si këshilltar politik të tij. Ai është koordinator i axhendës kriminale Rama-Vuçiq, gjithashtu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat