Buka me gjizë e ndershmëri më e ëmbël, se darka luksoze e fituar me hajni

Opinione

Buka me gjizë e ndershmëri më e ëmbël, se darka luksoze e fituar me hajni

Nga: Rexhep Torte Më: 16 gusht 2021 Në ora: 07:26
Rexhep Torte

Thënia filozofike e popullit fisnik shqiptar thotë, “Njeriut mos ja shiko gunën, por shikoja punën”, që është mënyra  më e mirë për t’i vlerësuar njerëzit .

Ramush Haradinajt çdo ditë po i bie autoriteti. Ai  ditë më parë në instagramin e tij publikoi një fotografi familjare për të treguar darkën luksoze që shtrohet në familjen e tij, duke shpresuar se kjo do t’ia shtojë namin.

Ramush Haradinaj me siguri kujton  se duke e kritikuar vend e pa vend  Albin Kurtin, apo duke publikuar potencialin ekonomik familjar, do ta rritën autoritetin e tij në opinion, gjë që është e pamundur.

Ramush Haradinaj, edhe më 12 gusht 2021, deklaroi se, “ Vjedhja e shpresës  është më tragjike  se korrupsioni dhe nepotizmi”.

 Çfarë  deklaratë populiste naïve, ku dihet se Ramush Haradinaj është njëri prej atyre milionerëve të pasluftës që,  Kosovës dhe  popullit të Kosovës ia vodhën edhe shpresën edhe pasurinë.

Sa kanë informuar  dhe po informojnë  mediat, rezulton se  Albin Kurti dallon nga Ramush Haradinaj si mali me fushën , si dita me natën.

Albin Kurti në vazhdimësi ka vepruar kundër Serbisë kriminale para luftës, gjatë luftës dhe po vepron edhe pas luftës në Kosovë,  tashmë kur Kosova është e lirë dhe e pavarur.

Albin Kurti nuk është milioner i pas luftës dhe nuk frikësohet se, dikush mund  t’i trokasë te dera për verifikim apo konfiskim të pasurisë së fituar në  mënyrë të jashtëligjshme apo me korrupsion.

Albin Kurti me veprimet e derisotme ka dëshmuar se qëllimi i tij i vetëm ka qenë dhe mbetet liria dhe pavarësia e Kosovës, forcimi i shtetit të Kosovës nëpërmjet reformës në drejtësi, zhvillimit të brendshëm ekonomik, luftës pa kompromis kundër pasurimit të jashtëligjshëm e korrupsionit, pozicionimit dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Si edhe ballafaqimi i Serbisë kriminale me të kaluarën gjenocidale ndaj Kosovës, nxjerrja e kriminelëve serbë para drejtësisë dhe ngritja e padisë ndaj Serbisë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për  gjenocidin e kryer në Kosovë.

Ramush Haradinaj, për dallim nga Albin Kurti, është bërë milioner i pasluftës në mënyrë të jashtëligjshme dhe me korrupsion.

Ramush Haradinaj  e  dëshmoi egon e tij të etshme për pushtet edhe me këmbëngulësinë  e  tepruar  për tu  bërë edhe president i Kosovës, edhe pse dy herë ishte kryeministër dhe u shqua për keqqeverisje, dhe se nuk bëri asgjë që Serbia kriminale dhe kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Albin Kurti me sinqeritetin që ka ndaj Kosovës e ka ndihmën e Allahut të  Madhërishëm, që u dëshmua edhe me rikthimin e tij  kyeministër i Kosovës pas zgjedhjeve  plebishitare më 14 shkurt 2021, edhe pse matrapazët Donald Trump, ish president i SHBA-ve dhe  Richard Grenell, emisari i Trump-it  për dialogun Kosovë-Serbi, të ndimuar nga partitë servile kosovare PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, në mënyrë komplotiste e rrëzuan Qeverinë Albin Kurti 1.

Edhe te na shqiptarët ka hy në modë primitivizmi,  që nëpërmjet Faceboocut, të bëhen reklamime për të  treguar  standardin e jetesës apo madhësinë e pasurisë individuale.

Kjo ndodhi edhe më  9 gusht 2021, kur Ramush Haraduinaj publikoi në istigramin e tij një fotografi të darkës luksoze në familjen e tij.

Ndaj kësaj fotografie në istigram  pati reagime të shumta qoftë në Kosovë,  qoftë nga mërgimtarët tanë nga diaspora.

Ramush Haradinaj e dëshmoi hilen e tij  me fshirjen nga istigrami të komenteve kritikuese ndaj kësaj fotografie të darkës luksoze familjare, duke i lënë vetëm ato komente që e levdojnin këtë paraqitje në istigram, që me të vëtetë është gjest i ulët e dinak.

Të rikujtojmë se Ramush Haradinaj të njetën gjë e beri edhe para dy vitesh duke treguar se pinte verë  gjermane nje litër e së cilës kushtonte 700 euro, duke publikuar edhe ambalazhin e verës.

Kushdo që bën prezentime  vetëlëvduese të këtilla personale e familjare, dëshmon se ka mangësi  të madhe etike dhe mungesë të madhe  karakteri e moralit njerëzor.

Aqë më tepër kur një numër i konsiderueshëm i ish luftëtarëve të ish UÇK-së dhe pjesa më e madhe e popullit të Kosovës vuan për bukën e gojës nga papunësia dhe varfëria, gjë që  dëshmohet me faktin se qindra mijëra  shqiptarë  të Kosovës kanë marrë rrugën e kurbetit.

Fisnikëria, bujaria dhe besa shqiptare janë vyrtytet që gjithmonë e kanë lartësuar kombin shqiptar.

Ramush Haradinaj e gëzonte respektin  dhe admirimin tonë lakmues gjersa luftonte në  radhët e UÇK-së.

Kjo lakmi dhe ky adhurim  ndaj Ramush Haradinajt,  filloi të zbehet dhe të zëvendësohet me zhgënjimet  tona të njëpasnjëshme, pasi Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj dhe kur Ramush Haradinaj u bë kryeministër, duke e rritur pagën e tij mujore me arsyetimin se i nevojiten para për të blerë kostume dhe kollare.

Duke blerë 200 hektarë tokë të mbjella me vishnje e lajthi për vetëm 70 mijë euro. Duke ndërtuar kulla e shtëpi maramendëse dhe duke u bërë milioner i pasluftës.

E tërë kjo flet qartë se Ramush Haradinaj e hudhi lavdinë si ish luftërar, komandant  e patriot, për postet udhëheqëse  dhe për pasurinë e tradhtinë.

Ramush Haradinaj në cilësinë e kryeministrit të Kosovë ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë të bjeshkëve të Kosovës.

Ramush Haradinaj dy herë ishte kryeministër i Kosovës, por  nuk bëri asgjë që Serbia kriminale dhe serbët kriminalë të dalin para drejtësisë për vrasjet, masakrat,  dhunimet dhe dëbimet e kryera në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal kriminal në vitet 1998/99.

Ramush Haradinaj kohë më parë para Agjensionit  kundër korrupsionit, shtëpinë e tij lluksoze në Prishtinë e deklaroi  me vlerë prej vetëm 300 mijë euro, edhe pse ajo sipas reagimeve të opinionit, vlen disa  fish më shumë.

Tërë kjo ego  për tu pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe me korrupsion e denigron dhe poshtëron figurën e Ramush Haradinajt  si ish kuftëtar e ish komandant të ish UÇK-së, të cilin e adhuronim dhe e admironim të gjithë.  

O Ramush Haradinaj, duhet ta kesh kuptuar gjertani se jeta e kësaj bote është e shkurtër, dhe se  jetohet edhe me hallall edhe me haram, gjë që varet nga edukata njerëzore e  fetare  e secilit prej nesh.

Jeta hallall është jeta që e jeton njeriu me besim të plotë në Allahun Një dhe që respekton postullatet e Kur’anit famëlërtë që janë,  të punojë dhe të jetojë me ndershmëri  me punën dhe djerësën e tij, i prirë nga respekti, ndihma për njëri tjetrin, mbi bazën e drejtësisë në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe mbi bazën e mëshirës dhe ndihmës ndërnjerëzore.

Jetëgjatësinë e çdo njeriu e ka caktuar Allahu i Madhërishëm, dhe në këtë drejtim as njëri prej nesh sado i pasur që të jetë dhe çfarëdo posti që të ketë,  është i pafuqishëm dhe nuk mund të bëjë asgjë.

 Allahu i Madhërishëm çdo njeriu ia ka caktuar edhe riskun për të jetur, por  jemi ne njerëzit të shtyrë nga djalli, që joshemi dhe ia marrim njëri tjetrit riskun, për tu pasuruar vetë e për t’i varfëruar të tjerët.

Lejojmë të na mashtrojë djalli dhe  nuk mendojmë fare se, kjo jetë është e shkurtër, dhe se   kur do të ndërojmë jetë,  nuk do të mund të marrin asgjë me vete nga pasuria jonë e shtresuar sado e madhe që të jetë ajo.

Si çdo njeri në botë, me vete do të marrim vëtëm një gropë ku do të na fusin dhe dheun që do të na mbulojë.

Pas vdekjes  me vete do t’i marrim vetëm veprimet tona,  të mira apo të liga që i kemi bërë gjatë jetës sonë në këtë botë, ndësa   në jetën e përtejme do të të dalim para Allahut të Madhërishëm për ta marrë vlerësimin e Tij, për të mirat që i kemi bërë  dhe mëkatet që i kemi bërë, kësaj nuk mund t’i shpëtojë askush.

Çdo njeri  që e ka lexuar, e ka kuptuar dhe që ka vepruar sipas Kur’anit Famëlartë dhe udhëzimeve kuranore që i  ka caktuar Allahu i Madhërishëm, do të jetë i lumtur në këtë jetë, dhe i lumtur edhe  në jetën e përtejme, ndërsa ai që ka bërë punë të liga mëkatare do të ndëshkohet.

Postullatet dhe udhëzimet e Kur’anit Famëlartë janë universale për të gjithë njerëzit e kësaj bote, pa marrë parasysh besimet  e ndryshme që ekzistojnë,  Allahu është Një dhe i pazëvendësueshëm nga askush.

O Ramush Haradinaj, jo vetëm ty, por secili prej nesh  ne jëtën tonë do të bindemi se,  kur do ta arrijmë pleqërinë, dhe mos dashtë Allahu i Madhërishëm, po të na godasë edhe ndonjë sëmundje, do ta kuptojmë  që  sofra e begatë nuk e sjell lumturinë, por vetëm jetesa me ndershmëri dhe  fisnikëri.

Thënia  filozifike  popullore, mëngjezin  haje vetë, drekën ndaje me mikun, ndërsa darkën  jepja armikut, shumë mirë na këshillon, mëson dhe na edukon.

Alllahu i Madhërishëm nëpëmjet Kur’anit Famëlartë na këshillondhe edukon  se, nuk është besimtar  i devotshëm ai njeri që sofrën e vet e ka përplot, ndërsa fqinji i i tij e ka të zbrazët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat