Këto janë disa nga arsyet pse u kemi “borxh” politikanëve tanë!

Opinione

Këto janë disa nga arsyet pse u kemi “borxh” politikanëve tanë!

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 gusht 2021 Në ora: 19:00
Adem Bytyçi

1.Na i “liberalizuan” vizat.

2.Pranuan statusin e veçantë të kishave dhe manastireve ortodokse serbe në Kosovë, edhe pse këto kulte fetare ortodokse serbe më parë ishin kulte fetare ortodokse dhe katolike shqiptare.

3. Madje për më tepër pranuan zonat e mbrojtura të kishave dhe manastireve serbe brenda të cilave nuk guxon të ndërmerret as një aktivitet infrastrukturor, ekonomik apo çfarëdo tjetër.

Me lëshime të tilla absurde, politikanët kosovarë, gradualisht po i rezervojnë të drejtën Serbisë për ekstraterritorialitet në zonat ku gjinden Kishat dhe Manastiret ortodokse serbe, të cilat më vonë do t'i përdorë për ndarjen e Kosovës.

Politikanëve tanë u kemi edhe shumë “borxhe” tjera , ndër të cilat edhe heqjen e reciprocitet në raportet bilaterale me Serbinë, sepse këtë e kërkojë, Serbia, përndryshe kërcënonte ndërprerjen e negociatave me Kosovën për përmirësim raportesh.

Të "mirën" që po ia afrojnë Kosovës establishmenti politik i saj është e "shumë anshme" jo larg në një takim në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë , ku thuhet se është arritur një Marrëveshje bilaterale ekonomike Kosovë ‐Serbi, edhe pse Kosova nuk ka probleme ekonomike me Serbinë, por ka probleme tipike politike, të cilat Serbia, mundohet t'i tejkalojë me marrëveshje ekonomike për realizimin e interesave të saj.

Tani, në Qeverinë e kaluar ish-kryeministrit Avdullah Hotit, nuk i kishte "mbetur" asgjë tjetër vetëm sigurimi i një Marrëveshjeje paqësore Kosovë ‐Serbi, me të cilën Marrëveshje përveç tjerave do të "obligoheshin" të dyja shtetet që ta "njohin" njëra-tjetrën ...

Edhe pse Serbia kurrë nuk ka për ta njohur Kosovën, nëse nuk do t'ju garantojë serbëve të Kosovës një autonomi politike territoriale, posa të kthejë edhe shumë serbë nga Serbia në Kosovë, për të cilën ka rënë në dakord Kryeministri i qeverisë së kaluar të Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin e fundit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, në prani të Lajçak, ndërmjetësuesin evropian, për arritjen e një Marrëveshjeje paqësore të qëndrueshme Kosovë-Serbi.

Ekzistojnë edhe shumë "të mira" tjera, të cilat ia kanë sjellë Kosovës politikanët kosovarë, ndër të cilat edhe largimin nga Kosova të mijëra qytetarëve të Kosovës për shkak të papunësisë dhe varfërisë në vendin e tyre.

Udhëheqësit e politikës kosovare pas luftës kanë bërë shumë "të mira" për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, saqë gjeneratat e ardhshme do t'iu jenë "mirënjohëse" përjetësisht, sepse më "shumë" kanë bërë për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës se sa për luksin e tyre, prandaj edhe niveli i mirëqenies së qytetarëve të Kosovës është kaq i "lartë" dhe ekonomia e Kosovës është njëra ndër ekonomitë më të "zhvilluara" në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat