Premisa e një analisti politik të jetë jashtë ndikimit ideologjik

Opinione

Premisa e një analisti politik të jetë jashtë ndikimit ideologjik

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 19 gusht 2021 Në ora: 07:51
Ruzhdi Peçani

Rrethanat në të cilat ndodhemi dhe po kalojmë,si ato shoqërore dhe pandemike,nuk janë të rëndomta shto këtu e dhe zhvillimeve politike.Jemi të ngarkuar me të gjitha ato që po na ngcmojnë ne si individ dhe kombin si tërësi.Gjëra që na bëjnë të hidhrohemi,ngacmohemi mes vete dhe përdorim fjalor mosdurimi dhe urrejtje,tregohemi të pa përmbajtuar, nganjëherë edhe me frustrim.

Me këtë shkrim qëllimi qëndron me mospajtim diskursi, por më shumë të nxis debat shoqëror.

Pajtohem me atë që thotë një miku im “Kam kuptuar se tejkalimi i këtyre momenteve, përmes të shkruarit, e zbut dëshpërimin tim, se më jep një grimcë prehjeje dhe qetësie shpirtërore. Por, kur shkruajmë për një problem të veçant, ndodhë të mendojmë se teksa po e adresojmë një problem, mendimet e teoritë tona janë të padiskutueshme dhe se duhet të pranohen . Por, përvoja na mëson se ky konstatim është tendencioz, për të mos thënë gënjeshtër”.

Në të sotmen si në Kosovë dhe Shqipëri po përjetojmë njëren ndër dramat më të mëdha të historisë sonë kombëtare. Ismail Kadare do thoshte “se duhet të jesh dritë shkurtër që të mos kuptosh se Arbri ndodhet para dramave të mëdha…”

Por, që mos kalojmë rubikonin e entuziazmit ,dhe të mbetemi në konturën e mendimit kritik racional,pra kërkohet të vetëpërmbahemi duke ngritur edhe ndnjenjën e përgjegjësisë publike.

Në njërin nga portalet ,para pak kohësh ,më 27 korrik 2021 - 12:07,kisha lexuar shkrimin e një analisti akademik me titullin profesor doktor, dhe tema ishte “Çështja e qëndrimit te Tiranës, respektivisht e kryeministrit Edi Rama, lidhet me qëndrimet që Prishtina i ka marr në raport me Shqipërinë..”.Dhe kjo me një fillim që të vret syrin dhe të ngacmon.

Dhe vazhdimi : ”Kjo ka filluar të reflektohet në Qeverinë Haradinaj dhe ka vazhduar ne kohen e Hotit dhe tash ne Qeverinë Kurti 2. Duke dal në qëndrime të kundërta në shume çështje, kuptohet si në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, në dialog, ashtu edhe në raport me Minishengenin e Ballkanit, duket se z.Rama ka zgjedhur heshtjen në çështjen politike të dialogut me shtetin serb”.

Dhe këtu analisti bënë një asimetri ,dhe bënë koncesion,me ish kryeministrin Haradinaj,Hotin dhe Albin Kurtin se kanë marrë qëndrime të kundërta ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama,pra duke i bërë koncesion këtij të fundit se ky “ka zgjedhur heshtjen në çështjen politike të dialogut me shtetin serb”.E din ky profesori ,analist se Rama nuk ishte ai i heshturi.E ka vënë në harresë atë thënjen e Ramës ,në Kosovë,“se kush nuk përkrah Thaçin,ai është gomar”,duke aluduar në Ramush Haradinajn.

Ka harruar analisti, se “kush e nisi luftën ma i pari”në raportet Shqipëri-Kosovë,lidershipi i Kosovës apo kryeministri arrogant Edi Rama që dinte të sillej si diletant dhe pa dinjitet kryeministri? Dhe këtë arrogancë do e kishte si në Kosovë ,po dhe në Tiranë si nikoqir që ishte! T´i përkujtojmë analistit,se po ky Edi Rama në 2020 do shpërfilli znj.Vjosa Osmani –Sadriu,si U.d Presidentes së Kosovës,dhe kjo kur edhe fliste në Parlamentin e Shqipërisë,ky kryeministër do tregohej sharlatan duke u larguar nga salla e Parlamentit.A kishte protokol këtu?

Tani aksioma,e gjithë kësaj,qëndron se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,në vazhdimësi,duke injoruar zyrtarë të lartë shtetror të Republikës së Kosovës,në këtë ndërkohë duhej të fliste me presidentin Vuqiç.Po ky kryeministër i ka bërë inkursion politik Kosovës – thënë shkurt e shqip “thikë pas shpine”! Edi Rama kurrë nuk do donte t´i shofi në Tiranë si Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu, Kryeministrin Albin Kurti , Kryeparlamentarin Glauk Konjufca poashtu edhe Ministren e jashtme znj.Donika Gërvalla. Ky është një kob brenda shqiptarë që ka sjellë Edi Rama.

Në “Forumin e Prespës” në Ohër në 2 korrik 2021, Edi Rama do takohej me kryeministrin Albin Kurti dhe përshëndetja nga Ram ishte e “akullt”,me Brnabiç miqësore dhe plotë ngrohtësi.Po këtu, Kryeministri Shqiptar u tregua se Tirana është nën hijen e Beogradit, dhe ky si mik i ngusht tani më i Vučiċ luan me plotë zell lojën djallëzore serbe për interesin strategjik të Serbisë që çon Shqipërinë drejtë I”Botës serbe” dher zolimit nga Europa.

Rama dhe Vučić ndër vite takoheshin,bisedonin,bashkpunonin,zgjedhin fjalët për njeri tjetrin dhe për këtë askush nuk i ndëshkon. Edi Rama qëndron shumë larg me Albin Kurtin,jo se do duhej të ishte e kundërta e kësaj.Sikur nuk e lidhin Ramën ndjenjat nacionale dhe historike.Për këtë analisti kafshon gjuhën edhe asnjë fjalë për “Open Balkan”.

Kur thot “Nuk ka dilemë se Tirana është me Kosovën…”,po kjo qëndron vërtet.Kosova dhe kryeministri Kurti nuk kan problem Tiranën dhe Shqipërinë,por problemi qëndron me qeverinë e kryeministrit Rama. “Rruga e tille është e rrezikshme. Tirana dhe Prishtina kërkohet që për çdo çështje të takohen dhe bashkërisht të marrin qëndrime. Animet dhe fërkimet midis z.Rama dhe z. Kurti janë të dëmshme dhe vetëm armiqve iu shërbejnë. Të dytë duhet ti lënë mëritë dhe të bashkëpunojnë”.Kjo e thënë ekzakt, atëherë përse i bëhet koncesion duke e ndarë fajsinë në dysh barazpeshe.

Ajo që është skandaloze nga analisti: “Z.Kurti këtu nuk duhet te dëgjojë Vjosa Osmanin dhe as Donika Gërvallen Schvarz. Z.Kurti nuk duhet të këputin tëra kontaktet. Këto dy zonja janë shumë të kapura pas ideologjisë gjoja Rugoviane. Me atë ideologji po dalin kundër Partisë Socialiste. …. , z.Kurti duhet të lirohet nga ideologjia e zonjave dhe të takohet me z. Rama. Kjo kërkohet te behet edhe nga Kryeministri i Shqipërisë. Asnjë fakt nuk shkon për mos takim midis tyre. Z.Schvarz dhe z. Osmani janë kundër bashkëpunimit”.Këtu kalohet rubikoni!

T´i bëhet apel kryeministrit, të mos dëgjoj atë që thotë Presidentja e e vendit dhe ministrja e jashtme,ngase udhëheqen nga ideolojia,është nonsens,e gjitha një kakofoni.Pra jo se të përshëndesim se në politikën e jashtme Presidentja dhe Kryeministri kanë një sinkronizim kushtetues që u takon –bëhet apel për mosdëgjueshmëri ! Apsurd i llojit të vet ky! Dhe këtu shpërfaqet vet autori i shkrimit, kur thot “…të kapura pas ideologjisë..”,këtë e ndien nga brendia në veten që ka, atë të LPK.

Po tani,po nuk mund të bëjmë elozhe kryeministrit Rama ,si dikur për “nanen Shqypni” dhe partinë,t´i bëhet koncesion është e gabuar dhe epafalshme. Për intelektualin – analistin politik, kërkohet të gjykojë besimet në dritën e së vërtetës – brenda standardeve që pranohen nga sejcili.

Mund të thuhet se të kesh një diplome shkencore dhe të shkruarit e librave, nuk na e përcakton mençurinë tonë. Ngase, ne mund të kemi njohuri shkencore edhe në mënyrë dogmatike, siç kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë akoma shumë njerëz. Arsimimi mund të na bëjë më të mësuar, por jo edhe të mençur.

Intelektuali të shkruarit e ka armë: dhe fjalën duhet ta përdor për të demaskuar të keqen, imoralen, të të dëmshmen dhe të padrejtën. Është fjala e intelektualëve, ajo që kishte bërë bashkë popullin e Kosovës në një periudhë shumë delikate, në periudhën e viteve 80-të. Fatkeqësisht sot në Kosovë janë të pakët intelektualë të atij niveli.

Kundërshtimi intelektual duhët të qëndroj për të mos pranuar asgjë që nuk mbështetet në argumente. Po ja që intelektuali,jo rralë,kërkon që ajo që thuhet të besohet. Kushdo që priret të mbaj këtë në mendje nuk mjafton të mbash vetëm besimin për diçka, por kërkohet të epet shpjegim racional. Shpjegimr të mbështetura në fakte.Kështu mendimi dhe analiza në kët shkrim janë shmangshëm me besimin dhe me opinionin publik .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat