Si duhet të sillën në politikë- politikanët tanë?

Opinione

Si duhet të sillën në politikë- politikanët tanë?

Nga: Adem Bytyqi Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:40
Autori

Në radhë të parë duhet, t'i lenë inatet dhe urrejtjen ndaj njëri tjetrit në politikë, të përkrahen individët e aftë , të shkolluar të zënë vendet në institucionet më të rëndësishme të shtetit, sepse vetëm kështu do ta bëjmë Kosovën një shtet të zhvilluar, të fuqishëm për të cilin do të na kanë lakmi të gjitha shtetet edhe popujt e këtyre shteteve .

Të jeni të bindur se, Kosova ka kuadro të afta të rinjsh si meshkuj gjithashtu edhe femra, të cilët po t'ju mundësohet që të vendosen në hallkat më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, Kosova do të jetë një Kosovë tjetër nga kjo e sotmja, ku nuk do të këtë korrupsion, papunësi, shtytje të qytetarëve për ta lëshuar Kosovën për shkak të papunësisë si dhe pa drejtësive tjera sociale për të kërkuar shpëtim në shtetet tjera euro-perëndimore.

Nuk ka dyshim se e ardhmja që e meriton Kosova dhe qytetarët e saj është në duart e gjeneratës së shkolluar, që kanë tituj të merituar akademik, por për të ndodhur kjo, kërkohet që individët e moshuar në politikë dhe në institucionet tjera të shtetit, qoftë në fushën e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, politikës së jashtme, do të duhej që vetëm t'ia dorëzonin shtafetën të rinjve dhe vetë të pensionoheshin!

Vetëm kështu Kosova do të jetë ajo të cilën do ta donin të gjithë qytetarët e saj pa u detyruar që ta boshatisin për të ikur në ndonjë vend tjetër për shkak të pa mundësisë për ta siguruar ekzistencën në vendin e tyre.

Kosova ka pasuri natyrore të mjaftueshme për t'ua siguruar një jetë normale dhe të dinjitetshme të gjithë qytetarëve të saj, pa u detyruar ata që ta lëshojnë vendin e tyre për të ikur në ndonjë shtet tjetër për të gjetur punë.

Sikur pasuritë natyrore të Kosovës të menaxhoheshin me përgjegjësi pa korrupsion dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim , e jo vetëm në të mirën e një grupi oligarkësh politik.

Shtetit të Kosovës nuk i mungojnë as resurset natyrore dhe as resurset humane për të garantuar një mirëqenie të lartë të qytetarëve të Kosovës, por Kosovës i mungon një qeveri dhe qeverisje e pa korruptuar e cila mbi të gjitha interesat e ka interesin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat