Zgjedhjet lokale të tetorit, një mundësi e re për reformimin e Kosovës

Opinione

Zgjedhjet lokale të tetorit, një mundësi e re për reformimin e Kosovës

Nga: Skënder Mulliqi Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:21
Skënder Mulliqi

Shefat e politikës së vjetër , edhe pse të korruptuar nuk po i fshehin apetitet për tu kthyer në pushtet.Ata po i ndërrojnë maskat në paraqitjët e tyre publike , për të ardhur deri të synimi i dëshiruar.Paraqitjët e tyre kan  mundësi më të shitën në opinionin e gjerë publik.Aq shumë gabime kan bërë për 20 vite sa nuk ka  gjë që i lanë mëkatët e tyre.

I ka kaluar koha pendrekut  të tipit diktatorial mbi shpinën e krrusur të popullit.Mjaftë gjatë e kan  prishur disponimin e qytetarëve me punë  të mbrapshta të tyre .Mjaftë na mbajtën fjalime si të ishim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar!U sollën dhe vepruan në mënyrë patologjike karshi demokracisë . E ërrësuan edhe botën  e informacionit më rrena dhe manipulime të vazhdueshme .Politika e vjetër do të duhej të përmbyset përfundimisht më zgjdhjet lokale të vjeshtës.

PDK dhe LDK  më zgjedhjet e tetorit plebishitare do të margjinilizohen edhe më shumë mendojë unë, sepse njerëzit e korruptuar nuk i duhen Kosovës. Ata janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara.Janë bërë pengesë e inkuadrimit në Evropën e Bashkuar, si synim I përhershëm I shqiptarëve .Ka humbur besimi në strukturat e këtyre subjekteve të pa reformuara apo shumë pak të reformuara politike .Sigurisht së nuk do të votohen më njerëzit e politikës në të cilët është humbur besimi. Nuk do të ishte normale që të ndodhë rikthimi i poltikave të sëmuara.Ata shumë rrejtën për para dhe për pushtet.Njerëzit më komplekse nga e kaluara komuniste duhet të skajohen nga politikëbërja tash , e jo më vonë. 

 Zgjedhjet nuk janë ndeshje futbolli , ku luhet për ti argëtuar shikuesit në tribuna të stadiumit,  dhe për ti argëtuar  shikuesit pranë ekraneve televizive.Ka përfundur koha kur vota është qitur mbi bazat e simpative dhe  të parave . Qytetarët kan për kënd të votojnë.Të votojnë për forcat përparimtare politike .Gabojmë rëndë nese mendojmë ti përmirësojmë politikanët e vjetër . Për këtë gjë mendojë së shumica janë të vetëdijshem. Votat tuaja për ndryshime edhe në zgjedhjet locale , janë margaritarë I qmuar për Kosovën dhe qytetarët e saj të lodhur nga jeta e keqe.

Dalja masovike në zgjedhje është e drejtë qytetare . Të votohen njerëzit e besueshem.Mos  votoni për ata që mendoni  së janë e keqja më e vogël, së nga ata nuk do të dalë asgjë e mirë .Nga e keqja më e vogël historia na mëson , së do të ndodhë e keqja e madhe e radhës . Mendoni në mënyrë të përgjegjshme dhe në mënyrë racionale , së bëhët fjalë për të ardhmën e shtetit të Kosovës.Pas gabimit në votime, pendesa është e vonshme! Nuk është herët  të flasim për këto gjera , së ka mbetur edhe një muaj e gjysëm deri të zgjedhjet locale të tetorit. Mendoni për të ardhmën  e  Juaj ,  mendoni për të ardhmën e Kosovës  …! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat