Këshillat e mjekut janë të shenjta « vaksinohuni»

Opinione

Këshillat e mjekut janë të shenjta « vaksinohuni»

Nga: Dedë Preçi Më: 30 gusht 2021 Në ora: 22:13
Florim Cuculi

Pas gjitha këtyre thirrjeve dhe këshillave të mjekut për t’u vaksinuar, na shtrohet pyetja, cila është domethënja e gjithë kësaj, nëse një gjë të tillë e gjuajmë në vesh të shurdhër dhe pastaj ankohemi kur biem në grackën e pandemisë e cila përhapet këto ditë edhe më shumë në Kosovë, duke i fajësuar mjekët dhe qeverinë e saj.

Me 36 njerëz që humbën jetën prej Covidit 19-dhe variantit Delta, këto ditë brenda 24 orëve, do të ishte një shifër alarmante për Kosovën dhe popullatën e saj, kur njeriu i këtij vendi do duhej të kujdeset dhe mbrohet më mirë nga rreziqët që i kanosen shëndetit të tij, duke i braktisur veprimtaritë e rëndësisë së dytë sikur që janë dasmat dhe ahengjet tjera, dhe ti kushtohet atyre më madhore, sikur që është vaksinimi kundër kësaj pandemie.

Statistikat na afrojnë përditë të dhëna të ndryshme mbi atë që po zhvillohet në Kosovë, por përhapja e kësaj pandemie të rrezikshme në kohën e fundit, sidomos gjatë pushimeve verore edhe me ardhjen e shumtë të mërgimtarëve në këtë vend, pothuaj se asnjëherë tjetërështë pa dyshim të shmangën edhe dyshimet në mes palëve se cila ia la në derë këtë virus njëra-tjetrës...

Kapacitetet e Shëndetësisë së Kosovës, e cila kohëve të funditposedon një masë të konsiderueshme të donacioneve me vaksina nga vendet e ndryshme aleate të vendit tonë, të cilat po të realizohen këto kapicitete që ka në dispozicion dhe të bëhët në mënyrë të rregullt vaksinimi popullatës së këtij vendi, me siguri se nuk do të ishte kjo gjendje e pa lakmushme dhe alarmante e vdekjeve njerëzore.

Përhapja e variatit Delta e Corona virusit 19-të, kohën e fundit në Kosovë, duke shënuar një rekord të madh të rasteve të infektimit dhe të vdekjeve, për të gjitha rastët nuk duhet të fajësohet ministri Vitia, apo Qeveria e vendit, sepse ministri në fjalë dhe Qeveria, i kanë vënë në funksion të gjitha kapacitetet e veta në qendrat e vendit për vaksinim të popullatës, por është e çuditshme se në masën e njerëzve ka akoma hezitime për marrjen e vaksinës.

Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka apeluar te qytetarët e vet, brenda mundësive mos të hezitohet dhe të shpejtohet vaksinimi, sepse varianti Delta i Coronavirusit, e ka valën më të rrezikshme dhe përhapjen më të fuqishme, ku mund të prekën të gjitha grupmoshat pa dallim, dhe masa më efikase kundër kësaj pandemie është vetëm VAKSINIMI.

Ndër vendet më të rrezikuara në rajon tani për tani flitet se është Kosova, dhe vetë shifra prej 36 rasteve të vdekjeve brenda 24 orëve tregon gjendjen e rëndë si kurrnjëherë tjetër, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, mirëpo sipas autoriteteve të shëndetësisë së vendit flitet se 90% të këtyre rasteve pacientët në fjalë kanë qenë të pa vaksionuar.

Do të veçoja në këtë rast edhe mediat e huaja, në veçanti mediat e Zvicërrës, që shkruajnë për mërgimtarët shqiptarë të cilët me kthimin e tyre nga Kosova, janë mbushur spitalet pothuaj në sëcilin vend të Zvicrres, me pacientë të infektuar që e kanë sjellë virusin me vete.

Një ndër ato gazeta që bëri apel ishte edhe gazeta Blick, e cila apeloi përmes mjekëve të huaj në mënyrë që sëcili të bëjë thirrje bashkëatdhetarëve të vet në gjuhën amtare, që të kuptojë më mirë dhe më qartë për t’u VAKSINUAR, me çrast një apel i tillë ishte edhe në gjuhën shqipe, të cilin fjalim e shqiptojë edhe kardiologu shqiptar në Luzern të Zvicrres, z. Florim Cuculi, duke i bërë apel bashkëatdhetarëve të vet, «JU LUTEM VAKSINOHUNI».

Këshillat e mjekut janë të shenjta për sëcilin dhe në këtë rast të pandemisë nuk duhet hezituar me marrjen e vaksinës kundër kësaj “mortaje” e cila e ka vënë botën përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat