Asnjë virus nuk është më i rrezikshëm se “Pronto”

Opinione

Asnjë virus nuk është më i rrezikshëm se “Pronto”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 gusht 2021 Në ora: 22:23
Ilustrim

Aktualisht e gjithë bota po përjeton izolimin ndaj virusit Covid 19, apo siç njihet ndryshe Coronavirusi me variantin e ri Delta. Fatkeqësisht edhe Kosova po përballet me këtë variant të ri që po merr jetë njerëzish. Rekordi ishte të dielën me 36 të vdekur brenda 24 orëve. Mjaftoi kaq që opozita të shpërthejë ndaj qeverisë Kurti, konkretisht ministrit Vitia, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Sado që ky virus po përhapet më shpejtësi të madhe, fatkeqësisht nuk është as i pari dhe mbase as i fundit me të cilin ballafaqohet shoqëria jonë. Që nga paslufta, Kosova u përball me epideminë e klanit “Pronto”, e cila shtriu “aktivitetin” në tërë territorin e Kosovës.

Qytetarët u zunë në befasi nga një virus që ishte mveshur nën petkun e ilaçit, që pritej të shëronte dhimbjet tona ndër shekuj. Prandaj, edhe pasojat janë të mëdha, nga një popull që nuk priste një gjë të tillë dhe për më tepër virusin e kishte pritur me krahë hapur, pa menduar se do të infektohen nga ai. Ky virus, që quhet “Pronto” në krye të saj qëndronte Hashim Thaçi, duke pasuar me Kadri Veselin, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj me një fjalë komplet PAN-i. Derisa lufta po vazhdonte në vitet 98-99, këta në cilësinë e arktitektëve shpikën virusin Pronto, më të cilin do të arrinin të kapnin shtetin duke e kthyer në pronë private, të cilën mund ta përdorin si të duan dhe të bëjën me të çfarë të duan. 

Nga një popull pa imunitet ndaj besëthyerjes, këta arritën me mjaft sukses të infektonin një pjesë të madhe të shoqërisë, pjesa tjetër që nuk u infektua vazhdoi të vuante pasojat e të qenurit njeri normal. Ky virus vazhdoi të ishte funksional deri me 6 tetor dhe sot ky virus përfundimisht është shpallur “i vdekur" , por pasojat vazhdojnë të jenë të mëdha, dhe me gjasë për kohë të gjatë. 

Falë "mjekëve" të mirë si dr. Vjosa Omsani dhe Albin Kurti, bashkë më qytetarët e shëndoshë, ky vend ka filluar të shërohet nga virusi vdekjeprurës, që është shoqëruar me simptomat e: dëshpërimit, humbjes së shpresës, apatisë, izolimit nga bota etj. Këto janë shkaktuar nga shkaqet: hajnia, korrupsioni, papunësia, kapja e shtetit, dështimi në shëndetësi, arsim dhe ekonomi.

Nga të gjithë këto, përfituesit janë ata që e shpikën dhe që vazhdojnë të kenë jetë të pasur me vila të shtrenja, makina po ashtu të shtrenjta, si dhe veshje dhe komoditet luksi, që e gëzojnë vetëm sheikët.

Gjenerimi i këtij lulsi ka qenë ëshë nxitës i prodhimit të këtij virusi, më të cilin janë ballafaquar afër dy milionë qytetarë të Kosovës, pjesa më e madhe e tyre njerëz të dinjitetshëm, qytetarë të përgjegjshëm. Për një kohë të gjatë qytetarët shpresonin se do të kalonte ky virus, se mbase do ngopet nga luski dhe nga pesha e shtrirjes së ndikimit të saj, duke parë se kjo s'po ndodhte, qytetarët u zgjuan nga gjumi dhe e larguan këtë virus të tmerrshëm.

Për të larguar këtë virus ndikim të madh kanë dhënë edhe gjeneratat që nuk kanë lindur në kohën kur ky virus është krijuar, e të cilët kanë qenë të pakapshëm nga ky virus. Largimi i këtij virusi, me shpresën se nuk do të kthehet kurrë më, nuk kaloi pa pasojat e të cilat mjekët e rinj duhet shumë punë për t’i sanuar pasojat e tij. Ky virus, ka kaluar në hije, në tempullin e demokracisë në Kuvend të Kosovës në miratimin e buxhetit lëshoi klithjet e tij, si për të na kujtuar sa i tmerrshëm ka qenë. Aq i tmerrshëm sa ende nuk është ngopur nga “viktimat” dhe kërkon ende viktima të reja.

Ndonëse qytetarët u kanë treguar vendin ku e kanë, vazhdojnë në ëndrrat e tyre të shohin fanazi se prapë do të kthehen. Ashtu si coronavirusi, që një ditë do të ikë dhe më s'do të kthehet, ashtu edhe virusi Pronto, ka ikur dhe më kurrë nuk kthehet. 

Për tu kthyer ku virus duhet t’i hapet dera dhe tek porta e derës qëndrojnë njerëz të shëndoshë që nuk duan të sëmuren përsëri. Na leni të shërohemi, mjaft na keni munduar. Pasojat e virusit "Pronto"  as s'mund të imagjinohen të krahasohen me asnjë virus tjetër. Padronët e "Pronto" kritikojnë të tjerët për tu kthyer përsëri në vendin "e krimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat