Ç’kërkove ti zjarr në Spitalin e Tetovës?

Opinione

Ç’kërkove ti zjarr në Spitalin e Tetovës?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:40
Sulejman Mehazi

Sonte spontanisht e befasisht, në heshtje e pa  pyetur fare në spitalin e pacientëve më të mirëve të Tetovës të infektuar nga ogurja e zeze e pandemisë, zjarri kishte vendosur vrullshëm të nxirrte zërin me dhëmbët përvëlues para pacientëve engjëj. Stafi mjekësor e pacientët e infektuar sapo përgatiteshin të pushojnë e flenë qetë, ngrohtë, këndshëm e ëmbël brenda dhomave të të sëmurëve, në çast e befasisht zjarr e flakë E ç'kërkon ti zjarr në dhomat e pacientëve engjëj?

Derisa  stafi mjekësor lavdërohej e kënaqej me punën e palodhshme ndaj pacientëve me Kovid e duke shprehur respekt, mëshirë e dashuri ndaj tyre, ti zjarr këtë natë të qetë e festive të 8 shtatorit ua ktheve në tragjedi, me të hutuar, u bëre përvëlues e djegës për pacientët engjëllorë. Pse ti zjarr s'hyre në shtëpitë e forta e të blinduara të kriminelëve djallëzorë e të poshtër?, por hyre të djegësh pacientët e varfër të sëmurë nga kovidi, pse e kush të dërgoi në spital, kush???

Si s'të vjen turp të tregosh forcën tënde djegëse e përvëluese në spitalin e Tetovës, e jo para të pasurve të korruptuar e me stile shtëpishë ndërtuara. Pse zjarrin tuaj  se ushqeni me pallate fortifikatash djegëse, por me engjëj nënash e fëmijësh të sëmurë? Pse ti zjarri hutuar dogje pacientët e pafajshëm të qendrës spitalore të kovidit, pse nuk shkove të djegësh e të shkrishë mëkatet, gënjeshtrat, e njerëzve djallëzorë. Jo, jo, ty zjarr, s'je i krijuar për të djegur engjëj të sëmurë, por djajë, shtriganë e lugjetër. Me se i frikëson Zoti në ferr të këqinjtë, të poshtëruarit, gënjeshtarët e pabesimtarët, me se?, me zjarr,  prandaj shporru e ik nga engjëjt e sëmurë të spitaleve sepse vendi i tyre është në parajsë, e vendi yt me lëndën tuaj djegëse në ferr e vetëm në ferr.


Pse ti zjarr s'kishe fuqi të djegësh trupin e profetit Abraham, ë pse? Sepse i dobët je para parajsorëve, i dobët fare.


8 shtator 2021
Tetovë 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat