Pse sindromi i Cetinës mund të ndodhë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut?

Opinione

Pse sindromi i Cetinës mund të ndodhë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut?

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 10 shtator 2021 Në ora: 08:06
Ruzhdi Peçani

Pas shkrimit “Kisha ortodokse serbe –njerzit në të zeza si ogur i zi konfliktesh në Ballakan”,kuptova se qëllimi im qëndron në atë të rikujtoj,për atë që thuhet dhe shkruhet : se Serbia qëndron edhe sot, po ajo që ishte në fillim vitet e të´80,e pa ndryshuar si një shtet autoritar,me një president autoritar,që fare nuk ndryshon nga kasapi i Ballkanit Milosheviç.Serbia dhe sot qëndron në pozitën e hegjemonizmit.

Pas takimt,në vazhdimin e dialogut,që ishte në Bruksel ,në nivel ekspertesh dhe paralajmrimit se nuk do kete takim të nivelit të lartë,pra mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin Vuqiç.Kjo si një paralajmrim , që mund të paragjykohet, se sikur dialogu do ndërpritet apo i ka ardhur fundi.Serbia nuk po mund të përballoj konzistencën e kryeministrit Kurti rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

… mëritë dhe inatet të lehen ,çka është boll – bollë është!

Pa dyshim se Serbia do të radikalizoi sjelljen edhe ashtu mjaftë agresive.Serbia do sillet edhe më armiqsore.Ajo që ndodhi në Cetinë,po këtë skenar apo sindrom kishtar Serbia me “njerzit në të zeza”të kishës ortodokse mund të synoj ta përsëris në Kosovë.Një fjalë e popullit:”se ajo që ndodhë në kojshi,prite ne oborrin tënd”.Atëher partitë politike opozitare –parlamentare,ju themi se momenti është që nuk mund të keni komoditetin e të silleni me inate,gjelozi dhe mosdurim ndaj pushtetit.

Koha dhe rrethanat që po ndodhin, dhe mund të ndodhin nuk ua durojne inatet dhe mërit.

Koha kërkon të jeni pranë qeverisë, si parti dhe parlamentarë që jeni ,duke e mbështetur kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë.Kërkohet nga ju, që të ngriteni në nivelin më të lartë të patriotizmit nacional dhe kushtetues.Përqendrohuni më shumë tek interesi dhe mbrojtja e shtetit – jo zgjedhjet lokale dhe interesat partiake.Mos luani puritanët– po bëjeni dhe silluni për atë që dhe keni dhënë betimin.

Pse mund të bartet sindromi i Cetinës në Kosovë? –nga kronologjia …

Dhe tani,është një përpjekje të shkruaj për segmente,apo hallka të një zingjiri,se ku qëndron pozicionimi i Serbisë,si kaloi nga projekti “Serbisë së Madhe” në të ´80,tani në projektin “Bota Serbe”.Pra hallkën – për “njerzit në të zeza”,peshkopët dhe klerikët e Kishës ortodokse serbe. Kështu fillova me një kronologji të shkurtër,për gjithë atë që kishte ndodhur në hapsirën e ish Jogusllavisë në dy deceniet e fundit të shekullit XX. Po me të njejtin avaz po vazhdojnë edhe në këtë fillim shekulli,pot ë njejtit mbeten.

Apeli që ishte bërë në prill 1982 dërguar instancave më të larta të Serbisë , Federates dhe Sinodit të Kishës ortodokse serbe,kishte të bënte me aksionin e përbashkët të forcave të reja që po vinin në kreun e Kishës ortodokse serbe. Shkas i këti apeli ishin ngjarjet dhe rrethanat që po ndodhnin në Kosovë,të cilat duhej kuptuar,si ishte thënë në këtë apel,si një "ngritje zëri për mbrojtjen e qenies biologjike dhe shpirtrore të popullit serb në “Kosovë e Metohi”.Ishte i nënshkruar nga klerikët e në mesin e tyre edhe nga Amfilohije Radoviç, Irinej Buloviç dhe Atanasije Jevtiç.

"Tragjedia e Kosovës” dhe ardhja e Slobodana Milosheviç në Fushë Kosovë më 27 mars 1987,thënja e ti "Këtë popull askush nuk guxon ta rrafi”, e bënë këtë që të ngritej në skenën politike. Mbështetësit dhe mirënjohësit po i shkonin nga të gjitha anët,jo vetëm nga Atanasije Jevtiç. Ndër të parët ishin edhe shkrimtarët.

Qysh me 1 maj 1987, në ballinën e revistës letrare "Književne novine", qëndronte poezia e Radoslav Zlatanoviç, “Hymni në lëndinë” ("Himna na ledini”).

Kështu në fund viteve të ´80 Kosova qëndronte temë qendrore në Serbi për të cilën flitej.Por,mjerisht,jo nga aspekti historik,jo nuk përmendej,por vetëm në formë tregimesh mitike.Këtë po e bëjnë edhe tani në 2021. Si vazhdim i projektit dhe strategjisë.

Mënyra e përdorimit të tregimeve për “kalorësit e Kosovës”,këtë refren e përdorin dhe tani, për arritjen e qëllimeve na përkujtonte përdorimin e miteve nga ana nacistëve gjerman.Slavisti gjerman Rajnhard Laurer për këtë ,kështu kishte shkruar:

"Mitet nacionale që në kohën e paqes na bëjnë të gëzohemi,ngase ngjizin artin,në kohëra konflikti zhvillojnë potenciale të rrezikshme të militantizmit,ashpërsisë dhe mosdurimit,e që veprojnë dhe ngjajnë në një çmenduri dhe njerzit mund t´i këthejnë në bisha. A kishte të bënte këtu me furor teutonieusu apo me furor serbicusu, për viktimat ishte e njejta – një e keçe”

Patjetër se duhët përmendur, në fund,edhe një aftësi të jashtzakonshme të prisëve fetar dhe shpirtror serbë,ajo është planifikimet dhe projektet e tyre afatgjata.Pra që nga vitet e ´80,me themel dhe plotë ngulm që të arrinin rezultatet e veta. Këta udhëheqës në shtetin serb kanë mbetur të njejtit edhe sot.E këtë e trguan në Cetinë me rastin e shugurimit të peshkopit Joanikije.Asgje e rastit nuk po ndodhë.

Këta gjithnjë qëndrojnë në gatishmëri dhe presin sinjal nga shteti që të veprojnë ndaj “armiqëve të kahmotshëm të popullit serb”. Qentë që do shkaktonin konfliktet qysh në vitet e ´90,të stërvitur,të ndiejn aromën e lulës trelaterale “Pushtet–SANU–SPC”. Dhe tani qëndrojnë me dhëmbë të zgërdhir,duke tërhequr zingjirët që janë të lidhur.

Si dikur,që zingjirët i mbante në dorë padyshim ishte Slobodan Milosheviç,për të realizuar planin “porosia e re serbe” dhe “Serbinë e Madhe”, po tani zingjirët qëndrojnë në duart e ish ministrit të tij Aleksander Vuqiç,për realizimin e planit “Bota Serbe” .Dikur qentë e luftës nga zingjiri, i kishte lëshuar për gjahun Milosheviç. Reçaku,Prekazi, Izbica,Meja,…,Vukovari, Sarajeva dhe Srebrenica ishin viktimat më të mëdha që pësuan në atë dhjetvjetësh nga këto bisha. Dhe Vuqiç do i provonte t´i lëshonte,dhe këtë e bëri duke i ndërsyer në Mal të Zi, pikërisht në Cetinë.Por, nuk ishte se këtë e bëri për herë të parë.

Patriarku Pavle,në letrën e tijë dërguar lordit Karington, patriarku Pavle i kishte bërë të qartë, duke e vënë në dijeni se një pjesë e madhe e Kroacisë patjetër “duhët të jetë nën një kulëm në Serbinë e sotme me gjithë krahinat serbe”.

Skenari i Cetinës mund të përsëritet edhe në Maqedoninë e Veriut

Po dhe jugu i Maqedinsë nuk ishte më pak i rëndësishëm. Mitropoliti Amfilohije kishte tërhequr vërejtjen se :“nuk duhët hequr nga syri,të themi,se Maqedonia edhe në luftat ballkanike po dhe Luftën e parë botrore e kishte fituar lirinë mbi eshtrat e luftëtarëve serbë.

Kur them serbë atëher mendoj se ishin nga Mali i Zi dhe në veçanti nga Serbia.

Maqedonia është e mbjellur me eshtrat serbe,duke mos shkuar mëtej tek tempujt,në kujtimin historik,ku qëndron populli luan i cili edhe nga shpërlarja e trurit edhe mëtej ndien në thellësi se i takon trungut serb. Nuk bëhet fjalë vetëm për Malin e zi të Shkupit,po kjo shkon gjerë në Ohër… andaj çështja e Maqedonisë nuk do jetë lehtë e zgjidhur.”

E kishte në dijeni këtë, kyeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev? Themi se po.Po atëher si ishte e mundur që me një nonshalancë të përqafonte,me plotë zell dhe entuziazëm projekti n“Open Balkan”.Po,Ali Ahmeti e dinte këtë,patjetër se e dinte – u tregua diletant apo ishte injorant?

Sikur me Malin e Zi po edhe me Maqedonin e Veriut Serbia ka qështje të pazgjidhura kishtare.Dhe ku qëndron problemi ,dhe a mund të bartet sindromi i Cetinës në Arkipeshkvinë e Ohrit? Që të dy shtetet qëndrojnë të ngarkuara me mos marrëveshtje. Pasi që Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë shtete sekulare,mosmarrëveshtjet rreth kishës nuk mund të radhiten si qështje të hapura mes dy vendeve,në veçanti , në kontekstin e procesit të integrimit evropian,qoftë të Srbisë apo Maqedonisë së Veiut.

Megjithatë këtë kontest ,po përmendi,ngase qëndron si problem që nuk mund të shmanget dhe i cili rëndon mardhënjet Serbi – Maqedoni e Veriut.Kjo ,ngase Kisha ortodokse serbe (SPC),Kishën ortodokse të Maqedonisë së Veriut (MPC) e shef si pjesë të organizmit të sajë,dhe autoqefalinë e sajë,të vetë shpallur në 1967, sipas “kanonit” e trajton si të paqenë.

Në këtë kuptim ekziston edhe organizata e Kishës ortodokse serbe (SPC) në Maqedoninë e Veriut (Arkipeshvia e Ohrit),të cilën Kisha ortodokse serbe e konsideron si “kanonike”. Kisha ortodokse e Maqedonisë së Veriut nuk e njef autoritetin e Kishës ortodokse serbe (SPC) dhe veten e njef si Kishë autoqefale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Edhe një arsye pse përmend këtë kontest,edhepse është në kohëzgjatje i kahershëm dhe ” intensitetit të ulët”, ngase kemi ngjarjet dhe ndodhi të më vonshme në kuadër të kishës ortodokse në kuptim të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat