Zjarri në spitalin e Tetovës e tregon të vërtetën e gjendjes së shqiptarëve në RMV

Opinione

Zjarri në spitalin e Tetovës e tregon të vërtetën e gjendjes së shqiptarëve në RMV

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 10 shtator 2021 Në ora: 14:29
Teuta Arifi

Shkrimi i drejtohet Kryetares se Komunës së Tetovës Z. Arifi.

Zonjë e nderuar, më duhet patjetër t’iu shkruaj si reagim për neglizhencën tuaj si dhe mashtrimin që iu bënë bashkëqytetarëve tu. Së pari iu shprehi ngushllime atyre që i humbën të dashurit e tyre e pastaj do të vazhdoj.

Kush jeni ju zonja Arifi ?

Të gjithë e dime që jemi të “Allahut” dhe atij i këthehemi, por ti me pakujdesinë tënde e ngute vdekjen e tyre. Ata vdiqën në mënyrën më mizore, të djegur dhe shkrumbuar në spitalin prej letre dhe kartoni, vdekje të atij lloji nuk i kisha dëshiruar askujt.
Ata do ta kishin më lehtë sikur të vdisnin nga virusi se sa në mënyrë të rrethit të shtatë të ferrit të Dante Alighierit. Zoti të shpëtoftë nga “gjynahet” tuaja, sepse fjalët arabisht që i përdorë as Allahu nuk do ti pranon.

Në Ëikipedia e lexova për ty :

Teuta Arifi (Macedonian: Теута Арифи; born 19 October 1969) is a Macedonian politician of Albanian origin. In April 2013 Teuta Arifi ëas elected the Mayor of Municipality of Tetovo.[1] Previous to her run for local elections, Teuta Arifi served as Deputy Prime Minister of the Government of the Republic of Macedonia in charge of European Affairs.[2] Arifi ëas the first Albanian ëoman to be elected in the Assembly of the Republic of Macedonia in 2002. She ëas subsequently re-elected as Member of Parliament in 2006, 2008, and 2011. She also holds the position of Vice-President of the Democratic Union for Integration (DUI), key political party of the Albanians in North Macedonia. She speaks Albanian, Macedonian, English, French, Italian and Turkish.

Po ku është kontributi i juaj që nga viti 2013 për Tetovën si kryetare e saj?
Po ku është kontributi yt që nga viti 2002, e zgjedhur dhe e përzgjedhur në qeverinë ku ti je vetëm numër përballë Evropës.

Zonjë e nderuar, kishte me qenë e ndershme nga ana e juaj që menjëherë të jepni dorëheqje se jeni e zhytur në korrupsion dhe pa asnjë kontribut ndaj shqiptarëve të molisur të Tetovës përkundër të gjitha pozitave që i mbani.

Ta dini, se nëse ekziston “zjarri i xhehnemit” ju e para keni me u djegë në të, nuk do të ju ndihmojnë as lutjet e tyre që i prite me Teuta Arifi: Ina lilahi ëe inna ilejhi raxhiun (“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”). Bandat e juaja iu kanë humbur identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Me këtë zjarr në spitalin në kontanjera, ju na e keni përdhosë karshi Evropës krenarinë e popullit më të vjetër që jemi.

Juve dhe bashkëpunëtorëve tu: Ju mbuloftë turpi !

Jam shumë i gëzuar që e ndjeva një zë nga një shqiptare e Maqedonisë, zonjës Fitnete Tuda:

“Është një papërgjegjësi totale, spitalet janë në gjendje të mjerueshme! Kjo vlen për komunat shqiptare, po flas këtu për Strugën prej nga vij, ku nuk është investuar asgjë as nga niveli qendror as ai i komunal! Infrastruktura, spitalet, ndërtesat e vjetra jashtë çdo standardi! Një spital i ngjashëm për Covid, si ai që u dogj në Tetovë është improvizuar edhe në Strugë! Ministri shëndetësisë Filipçe, para disa ditësh paska deklaruar se spitalet e tilla janë zgjidhje sepse kushtojnë më lirë! Përgjegjës është edhe faktori politik shqiptar që i ka sjellë në këtë gjendje komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni”.

“Ministri i Shëndetësisë Filipçe, para disa ditësh paska deklaruar se spitalet e tilla janë zgjidhje sepse kushtojnë më lirë!” Por sa kushton jeta e shqiptarit!

Më dhimbje dhe ngushllime për familjet e të shkrumbuarve

Fahri Xharra, Gjakovë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat