Të vetshpallurit milionerë e antiamerikanë, janë a s’janë “non-grata”?!

Opinione

Të vetshpallurit milionerë e antiamerikanë, janë a s’janë “non-grata”?!

Sokol Pepushaj Nga Sokol Pepushaj Më 13 shtator 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Politikanët, qeveritarët, pushtetarët e vetshpallur milionerë dhe antiamerikanë, do me thënë, hajdutët që u shihen ngado milionat pasuritë, kriminelët me shumë emra, a kanë apo nuk kanë viza amerikane, pyesin shqiptarët.

Kjo është e vërteta, ky është shqetësimi mbarëpopullor.

Peshqit pranojnë se janë peshq, por kërcënojnë.

A i shikoni shumë deputetë që  kanë dalë haptas në mbështetje të “non-gratës” Sali Berisha. Në këtë kohë të ndeshjes së madhe amerikane me krimin e korrupsionin, ata po demonstrojnë antiamerikanizëm haptas. 

Dhe ku?

Në Parlament, në media, në rrugë, në rrjetet sociale, mes turmave që edhe votojnë për një 100 dollarësh apo një telefon, se tashmë u ka shijuar skllavërimi.

Ata shkëlqejnë mes anarshisë e shpërthejnë altoparlantët, se ambasadorja Yuri Kim nuk guxon të prekë mandate deputetësh apo poste qeveritare.

Ja shikoni Qeverinë e re sa Peshq ka brenda?

Aty ka ose emra të panjohur fare, ose nga ata që njerëzia i ka etiketuar tashmë  ‘Peshq të Mëdhenj’.

Tigrin e qeverisë Arben Ahmetaj apo milioneren Belinda Balluku që vetëm për  operacionet për t’u dukur e bukur, si me thënë për të bërë balluket, ka paguar qindra mijëra dollarë, si mundet që shqiptarët t’i pranojnë në qeveri?

Po Rama është vërtetë për t’ju dhimsë gjithkujt. Nuk gjen asnjë ministër që nuk ka miliona dhe normalisht, paksa ‘non-grata’

Por problemi nuk qëndron këtu, se këta të qeverisë nuk mund të kalojnë.  Nuk kalon as Olta Xhaçka, as ministri me dy emra, në dokumenta Bledar Çuçi dhe në shkresa zyrtare Bledar Çuçi, as Mirela Kumbaro, as shumë kumbarë të korrupsionit që Edi Rama i ka futur në listë për ministra.

Në Parlament e qeveri ka Peshq, ka antiamerikanë dhe të gjithë janë pak ‘non-grata’.

Nëse e duam të vertetën dhe demokracinë, le ta themi, për ata që duan një Shqipëri tjetër.

Pasanikë e fudullë, egërsira, imoralë, drogmenë e vrasës, ka patur e ka plot në Parlament, në Presidencë  e në Qeverinë  shqiptare.

Në këtë Parlament ka krisë pushka, janë vrarë edhe me njëri-tjetrin, për pazare.

Deputetëve që rrinë afër Berishës sot, nuk u bën syri ‘terr’ se identifikohen si antiamerikanë. As atyre që rrinë afër Presidentit Ilir Meta nuk u bën fare përshtypje antiamerikanizmi. Lëre pastaj “Tigrit” të Qeverisë, sheikut Arben Ahmetaj, apo “Tërmetit” Damian Gjiknuri, që Babloku e ka rreshtuar të dytin pas vetes, për të bërë tërmet me vjedhje edhe në zgjedhje e pas një viti e ca në pushtetin vendor.

Pra, për sot, pyetja është e thjeshtë:

Të vetshpallur milionerë e antiamerikanë, janë a s’janë non-grata?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat