Pse të mos shtyhen zgjedhjet lokale, popullata është e rënduar me gjendjen aktuale

Opinione

Pse të mos shtyhen zgjedhjet lokale, popullata është e rënduar me gjendjen aktuale

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 13 shtator 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Gjendja aktuale e popullatës në Kosovë, po keqësohet kohën e fundit dhe duket shumë e tendosur, sepse vala e Covid 19-të, e ka kapluar masën e madhe të popullatës të këtij vendi dhe për befasi me ardhjen e mërgimtarëve të shumtë nga vendet perëndimore e ka shtuar valen e këtij virusinë gjitha pjesët e vendit.

Tubimet pa kontrollë në dasma të njëpasnjëshme dhe ahengjetë ndryshme e kanë rritë kapacitetin e virusit me të madhe, me ç'rast më e keqja e gjithë kësaj, kur shumica e njerëzve të pa vaksionuar dhe të infektuar kanë marrë pjesë në këto manifestime, të pa mbrojtur dhe pa maska, edhe pse e kanë ditur se kanë simptome të kësaj natyre, në një mënyrë e kanë përhapë këtë lloj mortaje me një shpejtësi shumë të madhe.

Gjendja nëpër spitalet e Kosovës,sidomos në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit ishte alarmante, të rënduara dhe të stërmbushura me pacientë me gjendje të rëndë,duke u përballur edhe me mungesën e shtretërve spitalore, edhe pse me një përkushtim dhe kujdes të shtuar të trupës mjekësore dhe teknikëve medicinal, prapë se prapë ka pasur humbje të madhe të jetëve njerëzore, prej tyre edhe plot të rinj.

Prandaj edhe sot në Kosovë, gjendja aktuale përballë Coronës, nuk është e kënaqshme, edhe pse ka rënë numri i rasteve me humbje jete të pacientëve, por vala e infektimeve është e madhe dhe ky element viral nuk na pyet për kushtet tona se çfarë janë dhe kur na jemi të gatshëm që të mbrohemi apo të konsulltohemi më të, që të na pres edhe pak, sepse i kemi do rende tjera, sikur janë edhe Zgjedhjet Lokale në Kosovë.

Pse të mos shtyhen Zgjedhjet Lokale, apo kujna po i ngutet, që t'i bëjë këto zgjedhje, kur qëndron arsyeja në prak të derës përshkak të situatës dhe gjendjes së shkakëtuar nga Covidi 19-të, dhe viriantëve tjera të kësaj natyre, që po ndëshkohet njerëzimi në një mënyrë, jo vetëm populli i Kosovës, por i tërë globi njerëzor.

Kemi vënë re sepo dëgjohet me të madhe zëri i opozitës në këtë rast, të cilët po e kundërshtojnë shtyrjen e Zgjedhjeve Lokale, ndër të tjera ndër më të zëshmit janë LDK, dhe AAK, duke qëndruar në vijën e frontit të kundërshtimeve, sikur shtyrja e Zgjedhjeve, do të shkakëtonte humbjen e tyre, përndryshe duket se këto dy parti janë në formë të mirë dhe sikur nuk e kanë brengë as Covidin dhe as humbjen, duke e lënë shëndetin e popullit të vet në mëshirën e Covidit…

Ata thojnë, se shtyrja e zgjedhjeve nuk është çështje që lidhet me gjendjen aktuale, por ka prapavija tjera të pozitës në pushtet, që në realitet është e kundërta, sepse një gjë të tillë edhe pse sqarohet nga Ministri i Shëndetësisë dr.Vitia, presidentja e shtetit dhe kryeministri i vendit, por mbi të gjitha tregon vetë fakti i gjendjes aktuale dhe i pacientëve të infektuar në çdo minut dhe në çdo orë.

Ndërgjegjësimi për një çështje të tillë, siq është ruajtja e shëndetit publik dhe mbrojtja e papritur e ndonjë shkalle edhe më të rrezikshme që mundet me sjellë kjo pandemi, përmes tubimeve njerëzore në programet e tyre zgjedhore, do të ishte shumë më e vlershme dhe më e shëndetshme për njerëzimin e këtij vendi, se sa mbajtja e zgjedhjeve në kët kohë pandemie, por si duket për këto parti nuk ekzistojnë norma të ruajtjes së shëndetit të popullit të vet, por vetëm interese dhe nevoja të hamendësuara dhe përfitimi, prandaj mundësia do të ishte pozitive dhe negative, të zgjedhim jo atë që na pëlqen, por atë që ia vlenë.

Se çfarë do të ndodh në këto zgjedhje, sidomos me partitë e vogla, të cilave u ka hy lepuri në bark, do të shohim në të ardhmën, nga ana tjetër serioziteti i tyre i përgjegjësisë dhe karakterit që e kanë pasur më herët, duke shkuar në rënje, duket se, sikur janë edukuar dhe forcuar më mirë, që ta përdorin pushtetin e tyre në një mënyrë më të drejtë, por tani pritët vullneti i popullit që t’ua jep vlerën përmes përshtypjeve që kanë lënë këto parti edhe më herët.

Dhe kundërshtimi i opozitës në përgjithsi për mos shtyerjen e Zgjedhjeve Lokale, të tetorit të këtij viti, pikërisht këtu qëndron edhe arsyeja e tyre, që përmes këtyre zgjedhjeve, opozita tenton dëshiron të bëjë testin provues të rritjes së nivelit partiak, apo të zbritjes, në mënyrë që të depërtojnë në optimizëm për të garuar pastaj edhe në Zgjedhjet Qendrore.

Përndryshe pse jo, nëse mbahen këto zgjedhje, mërgimtarët të cilët janë pro LV, dhe Lëvizjes Guxo, një pjesë e madhe e tyre që nuk janë vaksionuar nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë përshkak të Covidit 19-të, dhe shansi i tyre i madh llogaritet këtu, sepse mërgimtarët po luajnë një rol të rëndësishëm, që në realitet nuk ka Covid as virus që i ndal, jo vetëm për ta shprehë vullnetin e tyre qytetar, por edhe për t’ia dhënë votën atyre që e meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat